Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Perseritja e pyetjes!!
Ju pershendes nena.
Uroj te jeni mire ju dhe femijet tuaj!

Po dyshoj per nje shtatezani te mundshme, sipas disa simptomave qe nuk i kam pasur me pare si dhe duke qene se me bashkeshortin po mendojme ne ate drejtim (shtatezani e planifikuar) mendoj se vec ia arritem qellimit ne nje kohe mjafte te shkurter.
Nuk kam bere as kontrolle as teste, pasi qe po pres daten kur kam pasur ciklin e fundit (e qe eshte 15.12.2017) per te kaluar ca dite sepse kam degjuar se edhe testi del me i sakte (theksoj se ciklin nuk e kam shume te rregullt, d.m.th me 2-3 dite deri 1 jave vonese).

Tani nena, nga ju do te doja te dija me shume nga eksperiencat tuaja sa u perket simptomave kur keni pasur nje femije dhe binjak, kur keni pasur djale dhe vajze.
Personalisht kam keto simptoma: po ha me shume se zakonisht, me shume çipsa dhe supe (jam dhene shume pas tyre), por pa perjashtuar edhe embelsirat aty-ketu (nuk eshte se nuk po i ha fare), por me shume anoj nga ushqimet e njelmeta.
Nuk kam te vjella (disa here kam pas ndjesine se dua te vjelle por nuk vjella kurre).
Jam mjaft e lodhur nga mesi i dites rralle edhe nga mbremja, dhe kohe pas kohe kam edhe gjume.
Ka ca dite qe gjumin nuk po e bej shume te rehatshem (as per tu ankuar as per tu lavderuar).
Nxehtesi dhe siklet ne shputat e kembeve gjate nates (rralle edhe gjate dites) si dhe tash 3 dite kam dhimbje te lehta barku (si te ciklit), qe vijne e shkojne.
Rritje te barkut (edhe mepare nuk eshte se ka qene i rrafshet, por ndryshimi po verehet dukshem, dhe cuditerisht ne mbremje duket me i madh se ne mengjes) dhe forma here me ngjane i rrumbullaket e here me maje...

Sa i perket gjinise, qe thone se nenes i tregon intuita qe ne fillim, nganjehere kam ndjesine se eshte vajze, nganjehere djale, e nganjehere me duket se jane binjake, ha ha, kjo, ndoshta duke u bazuar ne shenjat qe kam lexuar se tregojne gjinine.

E di, mund te tingellojne te pakuptimta keto pyetje kur as nuk jam siguruar se jam vertete shtatzene, por kam nje ndjenje te forte qe jam.

Falemnderit te gjithave per kohen dhe gjithe te mirat per juve dhe familjet tuaja!
Teutë (9 vite më parë)
Jeta ,,,, (9 vite më parë)
po lexoj, komentet dhe nuk eshte qe me pelqyen shum,pa prekur askend dhe pa u treguar mendje madhe un mendoj se femra kir asht ne pritje te njje shtatzanije na kureshtja dhe nga deshira e madhe per te eshte ne gjendje te hulumtoj gjithcka dhe tegjej ate qe I pelqen dhe aty ku e gjen veten shprehet,cdo njera nga nuk ka femer qe nuk don ti ket te dy gjinit qoft vajz apo djal,dhe ata qe thojn qe nuk ka rendsi gjinija besoj se vetem tregohen ato qe sjan, uk ka rendsi gjinija normal se me qen shendosh e mir bebat tjeter nuk duhet po deshira per te pasur njeren apo tjetren gjini besoj se asht te cdo cift te cdo prin,po nuk kemi ku shkojm nga ajo qena esht caktuar nga Zoti I plotfuqishem....nuk dua te keqkuptohem vetem shpreha mendinin tim,teute uroj te jesh statzan tju gezoj zoti me ate qe deshironi qoft djal vajz apobineerendsi tejen mire e shendosh
Dritaaa .. (9 vite më parë)
Para se me met shtatzan shum ndjenja e shum shenja tshtatzanis kisha poo ja qe sisha ndodhi kur ndodhi je shum e fiksume per at shkak tdoket qe ki shenja po me mir siguroje nje her veten je ose sje pastaj maj ment ne shenja e nashti tdel gjinija qe e don
Teutë (9 vite më parë)
Rajana- E nderuar! Kjo pyetja ime shoh se ka ndezur goxha debat se je komentuesja e dyte qe ke shume per te thene. Nuk ishte e nevojshme te me japesh mend se per secilen fjali qe ke thene une vecse jam e vetedijshme per to, por thjeshte se isha kurreshtare e parashtrova si pyetje. Po te them edhe ty sikur qe i thashe edhe njeres prej komentueseve, qe nese nuk keni nje pergjigje per te me dhene ne pyetjen qe kam bere, ju lutem, mos shpenzoni as kohen tuaj e as mos vjedhni kohen time duke komentuar fjale qe nuk te bejne te dukesh mire ne publik. Gjithe te mirat!!!
**mah-babies* * (9 vite më parë)
Pyetje interesante,pa desht me u tregu injorante. Ende pa e kuptu nese je shtatzan,me mendu cfar gjinie eshte. Ne shenja mos u bazo se zhgenjehesh,se jan te pergjithshme ato ashtu. Uroj te gezoj Alla-hu sa me shpejt me nje shtatzani. Gjith tmirat,edhe ty
Teutë (9 vite më parë)
Miesa M - Te falemnderit e dashur, qe gjete kohe te komentosh! Po, po, gjithsesi se testi e sqaron me se miri kete pune, por kam ndjesine qe jam, prandaj edhe kur ke dyshime ne kete aspekt ke edhe kurreshtje te pashuar per te kuptuar gjinine...mendoj se nuk eshte dicka e jashtezakonshme, sepse secila femer qe mendon te behet nene, po kete kurreshtje ka! Gjithe te mirat ty dhe familjes tende! Te te rriten femijet! :*
Teutë (9 vite më parë)
Lena Berisha-E nderuar! Shume qarte e kam thene qe po pres te me kaloj koha e ciklit per tu siguruar me test, se ky eshte edhe kushti per tu sigurar qe nje femer eshte shtatzene, por kam thene se kam kaq shume ndryshime (te cilat poashtu i kam cekur) qe pothuajse me kane bindur se jam!! Nuk ishte nevoja te nguteshe se ky komenti yt nuk e di sa hijshem do te tingelloj pas ketij sqarimi qe te dhashe. Nuk e di, e nderuar, kur nuk ke nje pergjigje te sakte per ti dhene dikujt pse merr mundin te japesh leksione koti? Gjithe te mirat!!!!!
Rajana...... Thesari Im (9 vite më parë)
Shumë po çuditna prej juve qe bani qeshtu pytje mas pari edhe 1 javë ki kohë per me te ardh cikli .pastaj keto shenja mund ti kesh dhe nga ovulimi por me se miri prite daten te kaloj pastaj bej test dhe kontrollë te mjeku.. edhe po habitna me juve more hala pa e dite a jeni shtatzanë doni me dit gjininë ncncncnc shyqyr qe po na man toka qfarë ditë janë ardhë
Miesa M (9 vite më parë)
Teute te sugjeroj te besh si fillim testin te sigurohesh qe je 7zane pastaj vijn tjerat shenjat mund ti kesh nga ajo qe ja ke fiksu vetes ,une dy femij kam po kam pas te njetjat simptoma kurse gjinit e ndryshme mos u bazo ne pervoja se ndryshojn
Baby Baby (9 vite më parë)
Po ti ke pas koh te lexosh e te shkruash per gjith kto simptoma e ske pas koh ta blesh nje test mu siguru a je shtatzan a jo.beje testin njeher.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?