Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ne lidhje me eliduralen
Nena si eshte eksperienca juaj me te..?? E keni provuar?? A ka pasoja..?? Te afermit e mi me thone te mos e bej ndersa dr beson se eshte me mire ta aplikoj
Jon Jon (9 vite më parë)
Vlora . (9 vite më parë)
Altina as une te ska ndiku asgje per te mir por mua edhe heren e dyt kur kan dasht mem operu me kan dhan ineksionin ne kurriz dhe sme ka zan pija u dasht mem ba anestezi totale ...Do trupa spo i zake pija kshtu me than mjekt
(9 vite më parë)
Nena bash po me vjen qudi pse un me epidural aq shum dhimbje kam pas ndersa ju po thoni qe skeni pas hiq. Ndoshta mvaret edhe prej personit dikuj i ndihmon dikuj jo. Un per vete shum dhimbe te mdha kam pas.
Baby Baby (9 vite më parë)
Anika ska perse e dashur
Anik. A (9 vite më parë)
Lena flm per pergjigjen.
Baby Baby (9 vite më parë)
Anika a epidurali nuk ta mpin zonen e vagines dhe kembeve.nuk esht njejt si spinali.epidurali vetem ti zvoglon dhimbjet e kontraksioneve.dmth kur bebi esht gati me dal ti shtyn vet pat tregu askush se e ndjen komplet.esht shum i mir esht zgjidhje per shum nena qe smunden me ia dal te lindin normal
Jeta .aa (9 vite më parë)
Une e kam marr injeksionin nja 20 minuta masi me kan rrok dhimbijet e mdha se beso nuk kisha mujt me qinru deri ne fund fill ja kam nis me kajt. Masi e kam marr injeksionin kam nejt diku edhe 5 ore kam ba llaf me burr kam kesh tan kohen se hiq skam nie dhimbje gjys ore pa lind e nin kur beba te jep presion me dal ateher e shtyn. Veq shyqyr qe ekziston ky injeksion une prap as nuk menoj fill kam me marr.
Anik. A (9 vite më parë)
Po pajtohem plotsisht me ty Buna , disa jan me te forta disa jan me te liga , nga dhimbjet ne ato momente mundesh me dal nga vetja me bo gjeste te pa hijshme..une nuk po thom qe jom kunder perkundrazi mir qe egziston ama mu nuk ma kish marr mendja me marr per vete edhe nese e kisha kthy kohen pas.Valla bash mir ke thon procesi i lindjes se parë osht sikur mu ringjall perseri .. besoj qe per shumicen nga nenat lindja e par ka qen e gjat dhe e mundimshme deri momentin kur ka dal beba , pastaj jemi ringjall haha..
*** Buna *** (9 vite më parë)
Anika tash pasi jan mundesit pse mos me provu me epidural apo lindje cezariane,un besoj qe nime ka gra te forta e munden ti perballojn dhimbjet po ka edhe gra te ligshta (nket rast jam vet une) qe smunden mi perballu dhimbjet,pse me shku ne spital e me bo si e nqart prej dhimbjev, bertit andej e kendej me mar vesh krejt spitali qe je tu lind, me bo si budall mfal ne shprehje,un lindjen e par kam pas dhimbje te tmershme besoj qe secila kalon neper keto dhimbje,kam kajt tan kohen edhe u mundojsha mos me bertit,po najher vet te dilke zani,edhe pse qkas kom pa aty qe defenitivisht ishte tmer,aty po vdisshe edhe po u ringjallshe perseri.
*** Buna *** (9 vite më parë)
Manjola jo mo masi tum rrokin dhimtat e mdhaja sdu me mar po perpara para se mem rrok dhimtat,se shum friksona uhhh kur e kujtoj tmerr tere ato dhimbje.
M N (9 vite më parë)
Buna edhe me dhimbje munesh me mar epiduralin mu ne 3 nates mpaten rrok dhimt kshtu t forta deri 10 mengjes pata duru tani smujta qather e mora.
Jon Jon (9 vite më parë)
Anika besoj ke kaluar sh dhimbje vet...
Anik. A (9 vite më parë)
Unë nuk e kam provuar dhe nuk di si është pasi që këtu në Kosovë në spital të shtetit nuk e japin për lindje normale( lluks është ai për neve n'KS ) . Por edhe nëse kisha jetuar dikund në ndonjë vend jasht Kosovës , besoj që nuk e kisha përdor sepse kisha pas dëshirë ti përjetoj dhimbjet edhepse të forta prap i kisha duruar.Arsye tjeter pse nuk e kisha marrë është se i kam shumë frik ineksionet , sidomos ai që ipet në shpindë më tmerron . Gjithashtu nuk e kam të qartë se si e din nëna që duhet me shty bebën nëse nuk ka dhimbje.. psh unë gjatë lindjes kur kisha dhimbje të mëdha , dr më thoshte jepi zor shtyj kur të vijnë dhimbjet .. unë nuk kisha dit kur me shty e kur me pushu me epidural .. ? Ti e dashur aplikoje nëse mjeku ta rekomandon dhe ti e ndjen vetën të sigurt se do e kalosh më mirë lindjen me të.
*** Buna *** (9 vite më parë)
Jon jon mfal qe po nderhyj ne pyetjen tende,po deshta me i pyet nenat se si shkon procesi i epiduralit a duhet pasi tet kapin dhimbjet apo me heret miret?Nqofse keni mundesi ju lutem me tregoni me hollesisht.
Jon Jon (9 vite më parë)
Bajza faleminderit shum!! Sa mire qe bisedova me ju ... Ne fakt tek konsulta qe bera me anestezistin ai me tha qe sduhet te levizesh qe mos kesh efekte negative... une skam pas kurre dhimbje mesi,bile dhe periodat i kam me dhimbje barku e kembesh... nese dhimbje nuk i duroj do e marr atehere..
Vlora . (9 vite më parë)
E sa per pasoj une gjith I ndjej prej qe e kam lind djalin dhimbja e shpines smu ka ndal me heret se kam pas po ja la fajin epiduralit
Vlora . (9 vite më parë)
Ne lindjen e par e kam marr mbas shum orve me dhimbje pa u ndal asnje Minut por e mora von dhe mbas 15 minutav kam lind nuk me ka ndihmu hiqqq kshtu qw nese vendosni me marr merre heret bile mos I perjeto ato dhimbje te tmershme
(9 vite më parë)
Un kam lind me epidural por shum prap shum dhimbje kam pas teper por jo ne bark ne vagin shum kisha dhimbje me minuta me zgjatshin ndoshta dhe pse ka qen beba e madhe 4.500 kg ka qen kshtu pasoja nuk kam
(9 vite më parë)
Jon un kam lindjen e 3 tash ne mars dhe me kan kap frigat shum e mendoj ne lind ne epidural po skam vendos ende, dy libdjet tjera kam lind normal dhe tash te 3 kam frig kur kujtoj dhimbjet... uroj lindje te leht
Albatrit (9 vite më parë)
Epidurali Nuk ka pasoja negative e vetmja gje eshte qe duhet te qendrosh ne pozicionin qe te thote anesteziologu perderisa e merr injeksionin. Perndryshe do te ndjehesh shume mire dhe Nuk do te kesh asnje dhimbje madje as kur lind .Une kam kaluar shume mire dhe skam asnje pasoje negative.
(9 vite më parë)
Jon nje shoqa ime e ka burrin e vet anestezist dhe ai vet ja ka bere epiduralin asaj ne te treja lindjet. Sbesoj se do doj te keqen per gruan dhe femijet e tij ai. Mos u bej merak se nuk ka asgje te keqe. Pse me duru dhimbje kur kane dale keto lloj menyrash mos me vujt hic.
Baby Baby (9 vite më parë)
Oo epidurali esht ilaq bre hallall i qoft atij qe e ka zbulu.sdi si kisha mund me lind tmos kish qen epidurali.te un ska len pasoja
Jon Jon (9 vite më parë)
Flm m n per prgj... Do mundohemte duroj te shikoj sa do arrij
M N (9 vite më parë)
Une lindjen e par e kom mar epiduralin se skom mujt mo mi duru dhimt e nuk kisha mo as forc , ndersa lindjen e dyt e kom pad mat leht . Nese mundesh mi duru dhimbjet osht mire mos e mar se e shijon lindjen ma mire . Te uroj gjitha t mirat beni t shendosh dhe lindje t leht . Harrova me cek qe ska pas diqka pasoja tek une
Jon Jon (9 vite më parë)
Jeta nuk ke ndjere asgje??? Edhe kur bebi doli ,asnje dhimbje???
Jeta .aa (9 vite më parë)
Jetoj ne gjermani, eshte e njejta injeksion qe jipet kur lindin me operacion veq se ato me operacion nuk nijn kurgja posht e kjo eshte lindje normale nuk nin dhimbje deri gjys ore pa lind edhe ateher e nin beben tu shty se dhimbje jo une per vete kam kalu mire kurr skam pas problem edhe tash kam me marr per ndryshe smuj i duroj dhimbjet se shum te forta.
Jon Jon (9 vite më parë)
Flm per prgj jeta!! Ku ke lindur?? Sa mire qe ske pasur efekte negative.. Sepse eshte e perfolur per efekte te tilla
Jeta .aa (9 vite më parë)
Une e kam perdor ne lindjen e pare edhe prap jam shtatezan prap do e marr. Nuk kam pas kurrfar propblemi perpos lehtesim si kam nie dhimbjet hiq. Vetem nuk duhet me leviz deri sa ta ban injeksioninin ne shpin.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?