Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Anestezia epidurale
Te dashura a e keni lexuar kete teme ketu ne portal sapo e pashe.... Shum gra perdorin epidural ndoshta edhe un do e kisha perdor ama me mir se siq e ka dhen zoti s ka... Mu dhims shum kjo doktoresha qe paska vdek gjat lindjes nga reaksioni i epidural... Desha t ju pyes edhe mendimin tuj .. Qfar mendimi keni per epidural?????
..............................................
Tema
Mjekja shqiptare nga kërçova: vetë vdiq, por solli në jetë një bebe të shëndoshë!

21.01.

21.01.2018 - një skandal i fuqishëm po tronditë maqedoninë. Doktoresha e re nga kërcova, dëbora qerimi xhambazi ka ndërruar jetë gjatë lindjes së fëmijës së parë në spitalin “sante plus” që gjendet në gjorce petrov të shkupit, mëson ekskluzivisht portali amerika-radio.

Ajo kishte shkuar si paciente shtatëzëne në spitalin sante plus, që të lind fëmijun e saj të parë, mirëpo i është komplikuar gjendja pas marjes së anestetikut dhe ka ndërruar jetë.

Tragjedia ka ndodhur menjëher sapo kishte hyrë në sallën e lindjes dhe pas marrjes se anstezionit dhe vendosjes të procesit të intibumit , mësohet se i janë bllokuar rrugët e frymarjes dhe ka vdekur.

Ekipi i spitalit sante plus është angazhuar maksimalisht që të vendos frymarrjen, por ka qenë e pamundshme, pasi më pacientja ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, nga spitali “sante plus “ e konfirmojnë informatën dhe thonë se me siguri bëhet fjalë për reakcion të fuqishëm alergjik ndaj anestezionit. Nga ky spital thonë se mjekët të cilët e kanë bërë lindjen e shtatzënës, kanë bërë maksimumin plot 1orë e 30 minuta që ta kthejnë në jetë pacienten, dëbora qerimi xhambazi, por pa sukses, pasi në në një moment ka pas ndërprerje edhe në punën e zemrës.

Për shkak të kësaj gjendje të rëndë, mjekët e spitalit turk kanë vendosur që të lindin foshnjën e pacientes, e cila është mashkull, ndërsa pacienten urgjnetisht ta dërgojnë në spitalin shtetëror në shkup, në klinikën për anestezion, reanimacion dhe shërim intenziv.(karil)

Mirëpo nga klinika shtetërore për anestezion njoftojnë se pacientja shtatëzënë nga spitali sante plus në këtë klinikë ka ardhur e vdekur, pa shenja jete.
Ornela Nela (9 vite më parë)
(9 vite më parë)
Anika ketu ne shqiperi esht e kunderta e kesaj qe thua ti. Spitalet private jane shume te mire mjeket jan ne gadishmeri te plote dhe shum pak raste ka me komplikime per te mos thene fare. Te pakten tek spitali ku kam bere te dyja lindjet dhe jam ndjekir gjat shtatzanive jam shume shume e kenaqur e ne shtet kurr sdo kisha shku se ska fare po fare as kushtet minimale.
Lale K Memedi (9 vite më parë)
Sot te dashura lexova nje artikull ku thuhet se jane gjetu paregullsi dhe i eshte vene dryni spitalit. Poashtu ne mk ne shtetror kishte vdekur nje 15 vjecar gjate operacionit shkaku i anestezion ka pasur nje reaksion ne organizem dhe jane bllokuar mushkerite gje e cila ndodh. Por komisjoni shtetror pasi e ka mbylle spitalin ndoshta kane gjetur paregullsi ndoshta te cilat kane mundur te kene ndikim edhe ne komplikim te rasteve. Uroj qe askush te mos e perjetoje nje gje te tille sepse cdo kujt mund ti ndodj. Ju pershendes
Anik. A (9 vite më parë)
Epo tek shteterori osht nje ekip e tere me mjek profesionist dhe nese ndodh ndonje rast emergjent vjen tere ekipa per me intervenu sa ma shpejt.Ndersa tek privati jane 4-5 gjinekolog te lodht (1 doktor ka emer , tjert qaty i shkojn permas si bisht si praktikanta ), qka kan me bo ata kur jan 2-3 veta ne ndrrim .. mundohen me aq sa kan mundesi si te shohin qe ju mbeti ne dor e nisin per shteteror pastaj .. kemi bisedu per spitale private shpesh dhe gjithmon ua them nanave mos te ju mashtroj luksi i spitaleve private, sepse profesionalizmin e kan zero.E vertet qe ymrit e kismetit nuk i dihet e kemi aq sa e kemi , ama me shku njeri dëm per shkak te mendjemadhsisë osht gjynah.
F & D M (9 vite më parë)
Tuana tuana pse lindjen e dyte cka te ndodhi se une lndjen e pare ma fshtir e kom oas te dyten as nuk e kom ndi sikur nje inekciom ne kuk apo ma pak biles dhimbje. Ne pergjithsi lindja dyte kee ma e leht. Te paren e kom oas shtetror e te dyten privat po teper mire kom kalu.
(9 vite më parë)
Bash mir e ki valla happy mum edhe un po quditem me kto spitale private masi jan aq te shtrejta duhet me ken te specjalizume jo nje kompikim meniher ne spital te shtetit edhe quditem me nenat ku kqyrin e jepin aq shum pare kur sjan sigurt e prap munden me perfunu ne te shtetit valla kurr nuk isha shku ne privat bile as per kontrolla se veq kqyrin met shnuk pare kurgja punat tyne hoq hajr ishalla se shum zor kjo koh qe ka ardh
**mah-babies* * (9 vite më parë)
Veq nje gje mduket absurde brenda te gjithave,pasi marrin lekun kta privati pse smarrin edhe pergjegjsin,por e dergojn tek ai shtetror,kur ju veshtirsohet gjendja pacientave.
Ornela Nela (9 vite më parë)
Nena e shkrujta komentin dhe e fshiva padashje....Po e shkruj perseri edhe njeher se e ndjej si detyrim... Te dashura s keni pse me e marr ket ngjarje afer zemres sepse kjo s ka vdek nga lindja por nga reaksioni i ilaqit.... Un e hapa ket tem vetem deshta te bashkbisedojm e te marrim informacion nga njera tjetra per kto anestezia.. pershembull un se dija qe paska kontrolle qe te tregojn nese je alergjike ja qe e mesova nga njen nen qe ka komentuar dhe patjeter qe do e bej dhe un ket kontroll.. te dashura s po ju kuptoj qe po thoni mos bani ksi tema sepse ka nena shtatzan dhe tuten ... nje nder ato nena jam edhe un qe jam shtatzan po thjesht deshta te ndergjegjesohemi e te keshillohemi me njera tjetren sepse e di qe nenat ketu japin shum keshilla te mira... dhe ne s jemi te vogla tani te mendojm direkt per keq se di ndoshta jam gabim por e dim qe zoti nelt qa e ka shkru ka mu ba... kan lind ne koh tjera neper shpia dhe asgje si ka gjet... kto nena qe jan shtatzan dhe e kan lexu ket tem ju kerkoj falje deri ne fund pasi mund ti kem prek tek frikat e tyree... e ju them se un e bera ket pytje veq per keshilla rreth reaksioneve te anestezive.. e moj nena mos u tutni se zoti ka me ju rujt e ka mu ju gzu... Te gjith ato qe jan shtatzan ju uroj nje lindje sa me te lehte.. te gjith ato qe presin te mbeten shtatzane ju uroj nje realizim sa me te shpejt... e te gjith ato qe kan femij Zoti ja u ruajt... ... Ju pershendes te gjithave dhe nese ndokush esht prek ju premtoj se her tj do jem me e kujdeshme.. ky portal nuk po ben me fshi pytjen se per shpirt e kisha fshi se va llahi n shpirt pom dhemb kur po shoh qe ndokush ktu ka frik.. Her tjeter do jem me e rezervuar se ndihwm vertet keq kur dikush vuan e un jam shtaktarja......... por asnje flete dushku nuk leviz ne ket dynja pa emer te zotit.. e zoti na ka n dor .. njs se e zgjata shume Naten e mire e kaloni mire Ju pershendes te gjithave dhe ju falenderoj te gjitha qe keni komentu ^_^
Ornela Nela (9 vite më parë)
Komenti është larguar nga moderatori
*** Buna *** (9 vite më parë)
Ok flm Lena shum tash i kom ba analizen e gjakut edhe urines aty ta kisha dit i kisha pyet edhe e kisha bo.
Baby Baby (9 vite më parë)
Buna pyet ne avicena ndoshta te dalin rezultatet me shpejt
*** Buna *** (9 vite më parë)
Lena a me bo tek mjeku am apo spital shtetit?
Baby Baby (9 vite më parë)
Buna duhesh me be alergo testin per me pa ne qka je alergjike
*** Buna *** (9 vite më parë)
E qysh me e dit nga qka jem alergjik, p.sh un kurr skam perdor barna te renda edhe se di a jam alergjike apo jo.
Fatma 1 (9 vite më parë)
Kerkush se kem fatin e njejt. Unë kom lind me anestezion epidural edhe kurrfar efekti negativ sem ka dhan elhamdulilah Hiq pa u kan shtatzan u trishtova me ket rast e le mo ato qe jan shtatzana. Aman ma ksi lloj temash. Cdo sen e kem te shkrune qysh ka me shku jeta jon.
Tuana&erina&rejan . (9 vite më parë)
Anika lindjen e par se kom ni. Lindjen e dyt e kom pa vdekjen me sy, e tash po tutna shum kom marr trauma qe veq kur po menoj fryma dyqysh mu nxinet... oo ishalla eshte qysh po thu ti
Anik. A (9 vite më parë)
Oj Tuana ti e ki lindjen e tret me dy t shtyne e gjen, ani n djem dhimbjet ishin shum te lehta sikur te dhimbjet e ciklit . n qika katastrof i kom pas dhimbjet .. ti a ke hek n lindje t dyt ?
Tuana&erina&rejan . (9 vite më parë)
Besoni e kom pa kete artikull te bebaime po veq titullin e kom lexu skom guxoft me hi me lexu krejt. Bash sod e pata kete tem me nje mike thash me marr po burri spo me len po thot gjaje normal, po pasha zotin shum po tutna o zoti na ndihmoft spo di qka me than.
Era Toska (9 vite më parë)
Rast tragjik,e kam familje nga ana e bashkshortit tim.....skam shprehje se sa keq me vjen!!!
Linda Lea (9 vite më parë)
Alergjia nuk parashikohet ka mujt 100 her marr at produkt me heret por nje her i shfaqet dhe per kete mjeken paska qen fatale. Kur e ke te shkruar diqka behet sebep. Epidurali ska tboj me te rast e as anesteziologu. Un kam marr epidural e prap do ta marr ket her se shum mir kam kalu per fat te mir. Ishalla veq zoti na ka shkru me na shku mbar e mir.
Baby Baby (9 vite më parë)
Anika pajtohem plotesisht me cdo fjal qe e ke shkru me erdhi sikur ti lexoj fjalet e mija.nena ka vdek nga anastezioni total Mjeket nuk i kan fajet.mjeket jan te njejt si shteteror si privat.un per veti me shum jam pro spotaleve private.e jo me shku ne shteteror edhe me te pa tu vdek te marin ne dor minutin e fundit para se me te dal shpirti.
Lale K Memedi (9 vite më parë)
Sic e shihni mjeket ne spitalin privat jane munduar 1.30 min per ta shpetuar por nuk ja kane arit qellimit e ndoshta sikur te ishte ne shtetrorin brenda asaj kohe do kishin ardh te gjithe mjeket qe kan qene ne ndrim te cdo specializimi e do kishin kontribuar pasi vet i kam pa ne shtetror si mblidhen mjeket per nje komplikim te vogel e jo me te ndodhin gjera me te mdhaja e klinika e shkupit ofron te gjitha kushtet e mjeket me profesionist ne rajon
Lale K Memedi (9 vite më parë)
Te dashura pik te pare humbje e doktoreshes e kam mar shume afer zemres. E dyta te njejten mjeke si kolege e kam ndjek ne punimet e saj qe ka postu ne disa grupe e kam admiruar dhe se fundi me vjen shume keq pasi nuk ju gezua kurre bebes se saj ta mbaje ne dore. Ka pasur reaksion gjate marjes se anestezionit gje e cila mund ti ndodh cdo njeriu pa mare parasysh alergjite dhe analizat e regullta paraprake. Kam nje shoqe qe ka ngel me pasoja nga shfaqja e alergjise nga operacioni dmth ka operuar bajamet dhe papritur eshte shfaq alergjia sot jeton por ka dashte Zoti e ka shpetuar e jeton ende me pasoja. Vetem nje gje e mar me dyshim pasi ka qene ne spital privat edhe ndoshta nuk kane mundur tja dalin mjeket qe jane aty.... Qofte dheu i lehte mbi te e bebja te kete nje jete te gjate e te jete i lumtur me te tjeret...
Anik. A (9 vite më parë)
Nuk ka marr epidural kjo , kjo ka marr antestezion total nepermjet frymarrjes sepse ka pas me lind me operim total . Edhe nuk domethan qe nese i ka ndodh ksaj mundet mju ndodh edhe juve skeni pse mu bo merak.Kur futeni ne anestezion mjeku(anestiziologu) ju pyt a jeni alergjik ndaj ndonje antibiotiku ose perbersi medicinal . Kjo nuk e ka dit qe esht alergjike dhe per ate ju ka keqsu gjendja.Secili pacient kur futet ne operim qoft per lindje , qoft per zorr qorre apo diqka te thjesht , nenshkruan se pajtohet me operim dhe me ndonje pasoj te mundshme.Antestiziologu tregon qe operimi esht 99% i sigurt dhe 1% fatal .. fajet nuk i kan as mjeket sepse kerkush ska qef mi met ndor jeta e njeriut.Por fati i saj ka qene i tille,deri ketu e ka pas ymrin .. vetem po quditem sesi ka qen mjeke me profesion e nuk e ka dit qe eshte alergjike ne barna. Me vjen shum keq per te, per beben qe e ka lan jetim dhe ska mujt me shiju as aromen e nanes se vet , dhe per familjen e saj .. Zot mos na sprovo !
Lenaa .. (9 vite më parë)
Suela un nuk eh di kurr skam qen ne spitale atje amo kam ndegjue qe veq mas pare ata mas pari te ves mas je erlegjik naj qka edhe kqyrin qa perban epidurali nese po ather nuk ta japin ktu kur e kam marr 100 pytje ti bajn tvesin krejt tej per familjes mas kan ndojn smujde atje sju intereson don me marr meniher ta japin pat pyt sen edhe ta jep nje mjek i thjesht kta duhet me ta dhan veq anesteziolug ndoshat u kan erligjik diqka eh ju ka keqsue gjendja amo tash si ndodh krejtve sban kshtu me rague se ka nan shtzatzan ktu edhe frikohen kur ti lexojn komentet tona 1 rasht munde me ndodh ne 100 juve nena ju qe lrisni beba ju deshiroj lindje te lehta se kto sndodhin gjithve mpuq per krejt nana shtatzana
Kenza Ime (9 vite më parë)
une pshe kam alegji ne penicilin dhe mjeket kane qene te informuar per kete gje
(9 vite më parë)
Te drejt keni vallaj kushdo qe thot mos me nxjerr kshu gjerash. Mos ma mer epr keq ornela fare per zotin po e kam provu vet. Kur isha shtatzan me djalin me thoshte nji kusherira burrit uuaaa do lindesh me operacion po sikur mos zgjohesh me fare pas anestezise po sikur te hysh ne koma po sikur kshu sikur ashtu me kishte fut aq shume tmerrin sa se keni iden. Dhe kur do futesha me iperacion dridhesha e gjitha dhe me tha dokotrresha ime cfare ke se nuk je mire ke emocione i thash kshu kshu dhe me tha mos mendo budalliqe leqe juk do jesh fare ne gjum do bejm muhabet bashk gjith kohes. Dhe me te vertet me ka mdihmuar shume me fliste gjith kohes edhe ajo edhe amestezisti me benin muhabet me venin muzik dhe ja kam kaluar shume mire sa tani qe shkova me lind vajzen me zi prita te futem ne sall ahhahah hajt mos e stresoni veten po kijeni mendjen ke bebat.... ika tani se e imja u zgju dhe po kerkon cic hhahah ju qe i keni ne bark shijojini keto kohe
Ornela Nela (9 vite më parë)
Te dashura me vjen keq s desha te frikesoj askend se shtatzane jam edhe vett... ndoshta ky mund te jet nje rast per ti hapur syte dhe jo per tu friksu... se doktorresha ka pas alrgji dhe s ka vdek nga dhimbjet e lindjes ...... un ket lajm ketu ne portal e pash dhe thash te ndaj nje mendim me ju per epidural
Vlora . (9 vite më parë)
Kto raste jan te rralla mos I friksoni nenat shtatzana me me kto lajme sepse edhe ashtu te gjitha jan ne stres tw lindjes qysh e ka shkru zoti I madh behet askush smund te ndal ...
Kenza Ime (9 vite më parë)
ornela une jetoj ne france dhe gjate shtazanize ne muaji e 8 ..nese vendos per epidural ke takim me anesteziolugun i cili ti bene disa ekzaminime dhe tw pyet per gjithe historikun e semundjeve ne familje dhe tenden..alergjite ,smundje sheqeri...sldepredion..hieprtension.. gjitha dhe ne fund te tregon a guxon me marre..nese po e nenshkruan por s'do te thote qe patjetwr duhet ta marresh por ta lene si.mundesi te hapur..epiduralin ketu e bene vetem anesteziologu, specialist per ate fushe....unw dy lidjet i kam berw me epidural por nuk kam pas as edhe nje problem...ndoshta ka.pas alegji ajo dhe nuk e ka dite...mu rrenqeth trupi nga ngjarja....
Jeta .aa (9 vite më parë)
Ornela mos u prek nga komenti im ama mendimi im eshte qe mos postini kso gjerash se shum gra jemi shtatezan edhe jemi secila ne stres qysh kemi me kalu gjate lindjes edhe na hert e lexova pytjen e bunes qe friksohet nga lindja nuk eshte mire me na shti tmerrin se pse ka ndodh nje rast nok do me than qe patjeter te gjitha duhet me lexu. Sdi mendimi im eshte spaku me na jep ndonje kshill te mire e jo me na jep frik.
(9 vite më parë)
Lena sesht si thua ti edhe un ne provat kam lindur dhe sherbimi mjeksor esht ne maximim sdo asnje mjek qe te vdesi pacienti ama jan gjera qe ndodhin.
(9 vite më parë)
Ornela nqs ke rreaksion mga ndonje gje ja thua mjekes kam nga filan medikament rreaksion dhe nese epidurali ka permbajtje te atij lloj medikamenti ato te thone qe smund ta perdoresh sepse mund te kesh rreaksion. Duhet ta dosh me perpara se te shkosh me lind cfare te jep reaksion mese te jep mdonje gje.
Ornela Nela (9 vite më parë)
Suela po e dashur ke te drejt ... ato nena qe e kan perdor njeher epidural e perdorin perseri s esht problem... po neve qe jemi n shtatzanin e par ku ta dim a do kemi reaksion apo jo kete po them
Lenaa .. (9 vite më parë)
Rast i rend eh paska lan femijen ehh qa po hekim.nanat ishalla i ka ymer tgjat fmija.Sa per epidural spo di qa te them mun ndoshat 1 ne 100 raste me ndodh se atej spo kan qaq kujdes me ja dhan pacientev plus privat veq po kqyrin pare me ju dhan eh me kqyr apo i pershtatet a asht diqka erlegjik sju intereson po qa kem me ba u ba tut tash e mas me marr maa edhe un ktu ne gjermani eh kam marr mir kalue
(9 vite më parë)
Ornela edhe goca dajes tim ka reaksion nga penicilina dhe ajo vetem po ti marri ere i fryhet gjuha dhe i ndalon fryma jo me ta beje ate lloj injeksioni. Esht lloi alergjise qe te ben te te ndaloje fryma. Ndersa nji shoqanime ka alergji mga arrat edhe asaj e njejta gje i ndodh nese ha dicka me arra i merret fryma bllokohet dhe mban gjithmon me vete nji ilac qe esht kumdra kesajq e i ben alergji se di shum mir si quhet po ajo kur ha ndonje gje dhe dyshon qe ka pas arra e pin direkt ate ilac se pastaj fillon ti merret fryma. Prandaj them ska te bej epodurali esht vet trupi njeriut prandaj kur shkon me lind te pyesin a ke rreaksion nga ndonje medikament apk ushqim
Leaaa?? Leaaa (9 vite më parë)
shum rast i rende,sapo kam lexu mka prek shum,inshalla askujt si ndodh keshtu,gjunah edhe e re,Zoti na mbrofte nga cdo e keqe
(9 vite më parë)
Kjo ka pas reaksion nga epidurali. Gjithkujt mund ti ndodhi. Psh ka njerez kan reaksion lloje amtibiotikesh. sdo te thote qe e ka fain epidurali sepse ka plot qe lindin me epidural dhe si ndodh asgje por esht trupi i saj qe se ka duru.
Ornela Nela (9 vite më parë)
Qfar e ka shkrujt zoti ka mu ba .. S kemi qa bejm veq te lutemi tek zoti... Ama shum me erdh qudi qe ka pas reaksion nga epidural dhe ju ka ndal fryma.
Necinije Bebe (9 vite më parë)
Shum rast i rende mu dhims femija qe ka me u rit jetim dhe nje shembull per ne nanat qe menjeher vrapojm neper spitale private me tu keqsu gjendja po te cojn tek i shtetit skemi ku me besu ma vec zoti kujtoft per te gjith nanat shtazane
(9 vite më parë)
O zot sa u tmerrova mos na provoft zoti me raste te tilla sa po mu dhimbska e shkreta paska qen e re plus paska len nje femij jetim uffma mir mos me ni ksi rastesh se meniher trupi me ligshtohet

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?