pershendetje nana.. e kam vajzen 2 vjet e tre muaj e po planifikoj tja heq pampersin pasiqe ka me lind pas tre muje e me vone ma problem e kam. vajza din gjithcka flet shume mire, eshte shume e gjalle po per banjo nuk mtregon sado i flas e qoj ne tualet po prap tregon pasi e bon jo perpara.. a funksionon nese ja heq pampersin krejt edhe me mesu ne shole ose uturak si me vepru se spo kam ide hiq fmija i pare. ju lutem mkshilloni apo duhet me prit deri sa te tregon vet?
p.s lexova ne arkiv per kete teme po prap desha tju pyes direkt juve..
suela po e kuptoj qe duhet kohe po shpresoj ja dalim shpejt.. nita shume falemnderit qe e spjegove bash kshtu dicka me vepru edhe une ndoshta ka sukses.. shendet per juve e femijte tuaj
Tina unë kur fillova mja hek vajzës. NE FILLIM e ulsha në uturak po hiç si pelqejke mu ul atu,e bleva një ksi për shole që jan per femije. Edhe e qoja shpesh në banjo kur se bënte nuk reagojsha hoc kur e bënte beja mimika gezimi e duartrokitsha e bojsha yeh yehhhh hahah .. dhe i thoja ekam një surpriz për ty që eke ba urinen në banjo e jo në pantollla e dhe i jepja diçka .. pastaj e lash pak ma gjat me kqyre apo tregon ja filloj here tregojke here e shishme që hiç e tani qojsha prap në banjo e bënte... Edhe për me pa që jo vetëm kjo shkon ne banjo ,se dikur i bëhet bajat skaj qejf me shku e kshtu sa hede shkoja unë banjo edhe tash bile e marr me veti edhe i them vetit bravo mami hoc se ke ba në pantollla hahahahha ...kaniher bëj kështu që ta merr kjo ua mami ka ardh urina uuu gutu mami ne banjo edhe kjo keshet hahaha e vraponn mas meje thot edhe kenza me ba ... me falni e zgjata por doja tjav tregoja edhe tonën qysh tek... vajza mi bon 26 muaj më 25 muaj e 1-2 jav kam fillu mia hek
(9 vite më parë)
Jo nese e fillon mos e ler ne mes se ska me u mau per nji kohe te gjate pastaj. Me pak durim do ja arrish. Nji jav shpejt esht prit pak se esht ndryshim i madh dhe per femijen. Qe kur kanlindir ajo e ka pas kollaj e ka bere ne panoline e tani po i kerkojet ta mbaje kos ta beje me ne panoline por ne banjo
nana falemnderit shume.. nese ja heq e nuk mesohet as per 1 jav a me vazhdu apo me ja qit prap. po quditem me te se gjithcka din e kupton e per kete pune aspak ska interes..
(9 vite më parë)
Tina un djalin e kam dy vejc e 4 muaj dhe kam nje jav e gjys qe kam fillu me e trajnu me shku vet me banjo dhe der pardje me tregonte pasi e bente. Dje dhe sot ahkon e mer vet uturakun dhe me ulet ne mes te guzhines per ta bere nevojen dhe urinen
tina un ja pata hek pampersen edhe e qojsha shpesh ne banjo ka urinu 2 a 3 her ne tesha po tani e kuptoj edhe vet lypke me shku qat fillim ja lisha oturakun ne koridor te dera banjos edhe si kish nevoj e kapke otorakun ven mu ma kalan edhe naten edhe diten meniher kur i ka ba 2 vjet nuk ka pas pampers
Ashtu edhe vajza ime tregonte pasi e bente, por une pampersin ja hoqa sa beri 2 vjec. Ne fillim i vendosja napa dhe e coja cdo 10-15 min ne banjo. Mirepo mesa duket e besdisa sepse e hiqja shum shpesh nga lojerat dhe filloi te grindej nuk degjonte te shkonte ne banje, por pasi bente urinen vinte te mua qe ta nderroja. E kishte bezdi urinen kur i lageshin pantallonat, ndersa ne pampers nuk e kane prob prandaj me mire tja heqesh, vetem pastaj ti rrish gati se mos te lag divanet e tapetet. Une isha mire se ishte vere. Tani ka raste me tregon ka raste qe jo sidomos kur esht sh e perqendruar tek lojerat apo animacionet i shpeton pak i lagen rrobat pjesen tjeter e mban dhe e ben ne banje , ama prap duhet me e ndrru. Gjithsesi une vetem diten ja kam hequr , naten jo . Disave ju duhet vetem nje jave per tja heq pampersin , mjafton te gjesh momentin e duhur kur femija te jete gati, perndryshe te mundojne shume.
p.s lexova ne arkiv per kete teme po prap desha tju pyes direkt juve..