Mbrëmë, im bir vendosi të flinte në shtrat me mua. Fjeti menjëherë si qengj, kurse unë nuk arrita të vija gjumë në sy. Të flesh me një fëmijë të asaj moshe është njëlloj si të flesh me akrepat e orës pasi tërë natës kisha duart dhe këmbët e tij në fytyrë. Kur u zgjova isha e lodhur. Shumë e lodhur! U zgjova dhe po mendoja sa mirë do të ishte sikur ekspresi i kafesë të ndizej vetë ose sikur filxhani të mbushej vetë dhe më pas të trokiste në dhomën time. Kurse ai u zgjua i lumtur. Më përqafoi dhe më tha ‘’ të dua ma’ ‘’. Nuk e kishte idenë sa e lodhur isha dhe se sa shumë më dhembte shtylla kurrizore. Do të kisha dhënë gjithçka për pesë minuta të tjerë gjumë. Kurse ai ishte i lumtur që po më shihte.
Po ti ?
Edhe ti je një nënë e lodhur si unë?
Thua vallë me vetë ‘’ah, sikur dita të zgjaste më shumë se 24 orë !’’ ? Punon, merresh me pastrimet e shtëpisë, bën rolin e arbitres kur fëmijët grinden cili të luajë i parë në kompjuter apo kur nuk gjejnë lodrat e preferuara. Ke kohë ta shohësh veten në pasqyrë? Ndoshta vetëm atëherë do ta kuptoje sa e lodhur je . Sepse ndonjëherë të jesh nënë nënkupton thjesht të jesh e lodhur. Ndonjëherë ndihesh vetëm pasi askush nuk e vë re atë që ti bën çdo ditë. Madje askush prej atyre që më lexojnë nuk e dinë që mbrëmë kam fjetur vetëm 42 minuta. Të jesh nënë do të thotë të dorëzohesh pa kushte, të tejkalosh limitet e tua dhe të jesh gjithmonë e aty, e palodhur për fëmijën tënd, por e rraskapitur për veten. Fundja roli i nënës ka qenë gjithmonë i tillë. Jemi rritur me historitë e gjysheve që na tregonin për lodhjen e pafund gjatë rritjes së fëmijëve. Më pas nënat tona, kurse tani që jam vetë e tillë e kuptoj që të jesh nënë është edhe thjesht të jesh e lodhur.
Prindërimi nuk është aq i thjeshtë si librat që lexoja me tim shoq gjatë shtatzënisë. Nuk ka shkëlqimin e emisioneve televizive apo fotove që postohen në instragam. Më besoni, jam aq e lodhur sa nuk gjej kohën të ngre telefonin dhe jo më të jem aktive në rrjetet sociale. U kërkoj ndjesë mikeshave të mia që nuk u përgjigjem që prej verë së shkuar të 2016-ës (buzëqesh). Përballemi çdo ditë me vështirësi, paguajmë taksat, shkojmë në punë, mbledhim lodrat e pafundme në kopshtin para shtëpisë, shpikim histori me fantazma e alienë për të vënë në gjumë fëmijët. U buzëqeshim nënave të tjera dhe vazhdojmë ciklin e lodhjes tonë.
Nuk je vetëm ! Më dëgjon ?
Nuk je vetëm!
Nënat e tjera në supermarket,shkollë, në punë, nëna në makinën ngjitur që ka ndaluar në semafor si ti, me siguri të gjitha janë të lodhura si ti. Me siguri edhe ato kanë dyshimet e tyre rreth amësisë . Me siguri po mendon për atë trukun e ekspresit si ti. E pavarësisht të gjithave japim gjithçka për fëmijët tanë.
Kjo letër është për ty, për ty nënë e lodhur dhe e mrekullueshme. Për ty që nuk fle. Për ty që vrapon çdo ditë pas fëmijëve të tu. Për ty që sapo ke sjellë në jetë një fëmijë dhe po fillon rrugëtimin e lodhshëm e të qenit nënë. Për ty që pret deri vonë zgjuar djalin tënd adoleshent. Për ty mamaja ime që më pyet nëse dua pak nga ushqimi që ke gatuar sot për drekë.
Kjo është për ty që po më lexon tani. Për ty që ndoshta nuk ke fjetur . Fundja kush ka nevojë të flejë edhe ca orë më shumë ?
Nëna te dashura edhe une e gjeta veten ne kete shkrim e per ate e ndava edhe me juve,Nuk ka asgje me te bukur se sa te jesh Nënë,Zoti i ruajt te gjithe femijet ku do qe jane,@Mmije dhe Rajana,jo nuk eshte problem mundeni lirisht te bisedoni kush ka deshire dhe,perzemersisht ju pershendes te gjithave
Shume shkrim i bukur por me mezi e lexova qe syte spo mundem me i qele nga lodhja prej ores 06:00 tash u ula me ne fund , por e lumtur pran nje engjulli qe po flen ketu afer meje, sakrifice qe ia vlene. Zoti ua ruajt te gjithe juve qe i keni e ua falte atyre qe presin...
Hahaha oj mije krejt njejt i paskem burrat edhe ky njejt me myt nuk shkon ndhomë tjeter mu shtri thot po du me juve po shko se ste lajm rahat thotë nasht se sme pengon zhurma hahaha valla sefaja per kta ish kon
po rina na fal jo ky i imi shtrihet dhe thot mos beni zhurm se do flej pak nuk shkon ndhom me u shtri ktu don sallon o sa mi hyp gjith nata m shkon tuj be shuj se fle babi hahahaha pushon be bossi a lodh
Hahaha jaa me met per burrin qaty mbesin gjerat as qe i prek.. edhe kshtu me fmij smerret qaq shtrihet pushon kta edhe mi shku najsen me pyt ja ban shkoni te mami se babi sdi khuuu nervat mi plas najher hahahahah ... rina na fal se dolem nga tema.
mberm u zuna me burin i them po hice naj loder o vec i kecen ashu nuk i prek thash sen ju mbri kur ja pash dhe qorapt i citi ne sallon u kalla krejt a i hoce a ti gjujta berllog hahaha
Ohh puntë tona kurr skan te ndalur ter diten pastro e ndreq neper vende kur vjen mbremja kthehet ne atë gjendje qe thu bomba ka ra hahahah....po pak janë rrit e pak si pom doket vetja ma lirshem qika i ka bo 5 vjet e djali mujin tjeter i mbush 3.. ama prap rremuj bajn shume kap ni send e gjuj edhe kapen per ni diqka mat vogel ama kshtu nuk janë te veshtir ne pergjithsi mire kalojm
Çdo nenë e ka prioritet femijen e saj lodhja.deshperimi.monotonia qe duhet çdo ditë te merresh me te njejtin ritem çdo nenë i perjeton por prap shyqyr qe janë se pa femije jeta eshte e kot dhe boshe. Une them ti qes ne gjumë e pak tpushoj por me kap një merzi kur behet qetsi as gjumi sme merr.
shum domethense lodhje sa dush kamt xixa me cesin vajza madhe ne 6 shkoj ne shkoll ne ora 9 e cova te voglen erdha tash ta pi nje kafe e me ja grah punve se smi be kush lodra kam ne çdo cep te shpis po shyqir qe jan shendosh kush ska zoti tju fal se vertet esht nje lodhje e kendeshme mpuq
mirmengjesi nana po e shijoj edhe ca minuta sa ikam vajzat e vogla ne gjum pasi qe te madhen e percolla per ne shkolle, kto fjale mete vertet shum domethense dhe prekse per neve nanav por dhe te shum te verteta secila nan esht e ngarkuar me gjith kto qe jan permendur me lart por shyqyr zotit kemi femij te shendosh e kujdesemi per ta mos e lasht zoti askend pa femij ata jan Bota ne syt e ton nese ata jan mir patjeter ne do zgjohemi kemba doras dhe do jemi mir per ti par ata te kenaqur e te buzeqeshur mpuq Nanat jan te pazavendesueshme
Sa domethënese kto fjal na jepe pak kurajo haha se me te vertet nuk po kemi koh per veten edhe un jam nënê qe 6 muaj shyqyr djali deri tash ka qen i urt por prap e lodhne nervozohem qe spo muj te ja dal me i ba punt e shtepis qysh duhet tash e ka rrok sikleti i dhamve djalin e spo kam koh edje ma hiq haha por shyqyr q e ekam se nuk kisha dit qka me ba pa ta kur ja shoh buzqeshjen me ben ti harroj te gjitha spaku deri nesrit haha. Ju nimoft zoti tgjithave jemi shum te mira nena qdo nënë ne ket botë esht mbreteresh
Nuk jeni vetem!
Mbrëmë, im bir vendosi të flinte në shtrat me mua. Fjeti menjëherë si qengj, kurse unë nuk arrita të vija gjumë në sy. Të flesh me një fëmijë të asaj moshe është njëlloj si të flesh me akrepat e orës pasi tërë natës kisha duart dhe këmbët e tij në fytyrë. Kur u zgjova isha e lodhur. Shumë e lodhur! U zgjova dhe po mendoja sa mirë do të ishte sikur ekspresi i kafesë të ndizej vetë ose sikur filxhani të mbushej vetë dhe më pas të trokiste në dhomën time. Kurse ai u zgjua i lumtur. Më përqafoi dhe më tha ‘’ të dua ma’ ‘’. Nuk e kishte idenë sa e lodhur isha dhe se sa shumë më dhembte shtylla kurrizore. Do të kisha dhënë gjithçka për pesë minuta të tjerë gjumë. Kurse ai ishte i lumtur që po më shihte.
Po ti ?
Edhe ti je një nënë e lodhur si unë?
Thua vallë me vetë ‘’ah, sikur dita të zgjaste më shumë se 24 orë !’’ ? Punon, merresh me pastrimet e shtëpisë, bën rolin e arbitres kur fëmijët grinden cili të luajë i parë në kompjuter apo kur nuk gjejnë lodrat e preferuara. Ke kohë ta shohësh veten në pasqyrë? Ndoshta vetëm atëherë do ta kuptoje sa e lodhur je . Sepse ndonjëherë të jesh nënë nënkupton thjesht të jesh e lodhur. Ndonjëherë ndihesh vetëm pasi askush nuk e vë re atë që ti bën çdo ditë. Madje askush prej atyre që më lexojnë nuk e dinë që mbrëmë kam fjetur vetëm 42 minuta. Të jesh nënë do të thotë të dorëzohesh pa kushte, të tejkalosh limitet e tua dhe të jesh gjithmonë e aty, e palodhur për fëmijën tënd, por e rraskapitur për veten. Fundja roli i nënës ka qenë gjithmonë i tillë. Jemi rritur me historitë e gjysheve që na tregonin për lodhjen e pafund gjatë rritjes së fëmijëve. Më pas nënat tona, kurse tani që jam vetë e tillë e kuptoj që të jesh nënë është edhe thjesht të jesh e lodhur.
Prindërimi nuk është aq i thjeshtë si librat që lexoja me tim shoq gjatë shtatzënisë. Nuk ka shkëlqimin e emisioneve televizive apo fotove që postohen në instragam. Më besoni, jam aq e lodhur sa nuk gjej kohën të ngre telefonin dhe jo më të jem aktive në rrjetet sociale. U kërkoj ndjesë mikeshave të mia që nuk u përgjigjem që prej verë së shkuar të 2016-ës (buzëqesh). Përballemi çdo ditë me vështirësi, paguajmë taksat, shkojmë në punë, mbledhim lodrat e pafundme në kopshtin para shtëpisë, shpikim histori me fantazma e alienë për të vënë në gjumë fëmijët. U buzëqeshim nënave të tjera dhe vazhdojmë ciklin e lodhjes tonë.
Nuk je vetëm ! Më dëgjon ?
Nuk je vetëm!
Nënat e tjera në supermarket,shkollë, në punë, nëna në makinën ngjitur që ka ndaluar në semafor si ti, me siguri të gjitha janë të lodhura si ti. Me siguri edhe ato kanë dyshimet e tyre rreth amësisë . Me siguri po mendon për atë trukun e ekspresit si ti. E pavarësisht të gjithave japim gjithçka për fëmijët tanë.
Kjo letër është për ty, për ty nënë e lodhur dhe e mrekullueshme. Për ty që nuk fle. Për ty që vrapon çdo ditë pas fëmijëve të tu. Për ty që sapo ke sjellë në jetë një fëmijë dhe po fillon rrugëtimin e lodhshëm e të qenit nënë. Për ty që pret deri vonë zgjuar djalin tënd adoleshent. Për ty mamaja ime që më pyet nëse dua pak nga ushqimi që ke gatuar sot për drekë.
Kjo është për ty që po më lexon tani. Për ty që ndoshta nuk ke fjetur . Fundja kush ka nevojë të flejë edhe ca orë më shumë ?
Living.Al / marrë me shkurtime nga huffingtonpost