Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Mishi dhe perimet
Gjithashtu deshta te ju pyes juve nenave qe i pergaditni ushqimet per bebet tuaja vete, a keni perdorur ndonjehere lulelaker (karfiol) dhe me cfare e keni kombinuar ate? Bleva para disa dite se kam degju qe eshte e shendetshme mirepo nuk po di qysh me ja pregadit. Si dhe mish sa here ne jave i jepni, a i jepni cdo dite mish, apo i jepni edhe perimet pa mish? Ju falenderoj nga zemra ne kohen dhe pergjegjet tuaja. Ju deshiroj cdo te mire juve dhe bebeve tuaja...
SuelaP (14 vite më parë)
SuelaP (14 vite më parë)
Louise e dashur, shume faleminderit ne sqarimin dhe pergjegjen tende, e cmoj shume :) Edhe une ndonjehere ia bej perimet me mish apo ia zevendesoj me te kuqen e vezes. Mirepo pasi per mua eshte hera e pare, disi jam skeptike dhe kam nje lloj frike ne lidhur me mishin, dhe ende nuk ia kam pergaditur vete po kam frike ndoshta nuk eshte zier aq sa duhet dhe sasine nuk di sa te i jap sa gr psh ne nje porcion, i kam dhene perime te kombinuara me mish viqi apo lope nga HIPP. Ndersa perimet qe i pergadis vete ia bej me te kuqen e vezes. Keshtu me pergjegjen tende me ndihmove shume :) te falenderoj edhe njehere duke te deshiruar cdo te mire ty dhe bebushit tend...
(14 vite më parë)
Lulelakra: rreth 150g lulelaker, nje patate rreth 170g, nje karrote rreth 120g, i lane te gjitha, ua hjek levoren patates dhe karrotes, i prene imet, karroten ne rrathe pataten ne kube, ndersa lulelakren vec e ndane lule lule (une i ziej ne steamer me 200ml uje rreth 20 minuta, besoj se mundesh edhe ne nje ene me i zi perreth 20 min derisa te zbuten) edhe i mikson, aq sa ta merr mendja se mund te i haje bebja jote. Kjo cete eshte afer 4 porcione, nje ja jap, 3 i ngrine vec e vec, ose nje ja ruan ne frigorifer per te nesermen. 2. Sa i perket mishit, une i jap rreth tri here ne jave mish, nganjehere njerin mish ia zavendesoj me te kuqe te vese, mirepo disa fmi reagojne alergjike ndaj vese. Mishin ia jap te kuq, pa dhjam, 150 gram mish i jep 4 porcione, ato porcione ia perziej me perime, 1/3 mish, 2/3 perime. Mishi eshte mire te jete i qengjit, i lopes, i viçit, salmon ose i pules. Kur i jep mishe eshte e rendesishme pak vitamine C qe me marre trupi i bebes hekurin me mire, ndoshta 2-3 pika limon ne ushqim, ose nje luge te vogel lenge portokalli ose mandarine Shendet

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?