Populli im sa shumë ju dua aq më shumë më çuditni. Më erdhi një mesazh nga një nanë e cila kishte kryer lindjen me prerje cezariane dhe me shumë vështirësi e kishte pasur edhe procesin e shtatëzanisë. Kur është kthyer në shtëpi gjatë gjithë kohës ka provuar ta ushqej foshnjen me gji, për shkak se ka qenë edhe e sëmurë edhe e ronduar psiqikisht ,faktorë këta që ndikojnë në uljen e prodhimit të qumështit të gjirit ajo nuk ka pasur mundësi ta ushqej mirë foshnjën. Kur e shohin këtë familja e burit e marin foshnjen dhe e largojnë nga nana e dërgojnë te një grua që e kishte beben e vogel dhe kishte gji mjaftueshëm. Unë nuk e di a mendon dikush për shëndetin e nanave në Kosovë, a e dini ju se çka ndodhë kur nana përjeton depresion pas lindjes. Kjo nanë është ndjerë bosh ka qenë e shtritë shumicën e kohës sepse e kishte plagën e operimit dhe foshnjen në një periudhë goxha të gjatë të ditës ja largonin. A mendoni se duke e dërguar të pijë qumësht gjiri nga një grua tjetër i keni ofruar më shumë dashuri atij fëmije, a e dini rëndësinë e përqafimit e përkëdheljeve të nanës për fëmijën, a e dini se ai e dallon erën e nanës që e ka mbajtur për 9 muaj në bark. Aman vetëdijësohuni e përkrahni gratë kur kalojnë në vështirësi. Një nanë tjetër më pyeti si të ja bëjë rutinën djalit sepse nuk fle gjithë natën dhe qanë, kur e pyeta për rutinën dhe jetën e saj e pash që ajo është nanë e rrethuar nga presioni dhe stresi, I thash që për ta qetësuar një bebe duhet një nanë e qetë dhe e relaksuar prandaj kushtoni rëndësi edhe shëndetit të nanave. Fëmijë të lumtur janë ata që rriten me dashurinë dhe përqafimin e nanave të shëndosha të cilat duhet të kenë edhe përkrahjen dhe ndihmën e familjes e sidomos bashkëshortit.Nëse nuk doni apo nuk mundeni me u ndihmu së paku mos i rëndoni si në rastin në fjalë kur nana ka vuajtur e ka qarë në ditët e para pas lindjes sepse ja kanë marrë beben.Në fund të fundit ku e gjeni të drejten ta merni fëmijën pa aprovimin e nanës.
Jam irrituar nga kjo ngjarje, uroj që ky status të vetëdijësojë njerëzit e këtij niveli.
Me shumë dashur, Razija
-------
E lexova ne fb, kam mbet no comment. Un personalisht kurr se kisha leju ket gje me erdh keq per at nene :(
Un edhe ate tjetren qe i jep femijes tjeterkujt gjinin pa lejen e nanes nuk ja pranoj po sigurisht edhe ajo soji i kryre ka qen mallku qofshin kta njerez
Linda Lea katastrofe une sot e lexova kete shkrim te zonjes razije, e me tmerroj mu duk sikur ne ato fiset afrikane qe as rroba nuk veshin, aq primitivim e te paditur kishin qene ata njerz, e kjo e shkreta teper mu dhimte ne ate gjendje edhe bebin me ia largu, teper toka eshte kah na mbane çfare njerz ka.
Valla moj nana ky ishte kulmi se di qfar njerz edhe ata. Flm per komentet e juaja
(9 vite më parë)
Zoti na ndihmoft ka lloj lloj njerzve por ket gje sdo e kisha paramendu kurr qe bdodh ne dit te sodit jy osht kulmi ishalla zoti nuk na sprovon me gjera te tilla se ndoshta pa qare ish duft me duru po kto jan situata qe duhet me ngrit zanin uroj te behet mir per at nen se met vertet po me vika shum keq
(9 vite më parë)
Linda edhe une e lexova me heret dhe teper u ndiva keq sikur mem pa ndodh mu. une kur kom lind pasi jom kthy nga spitali ne shtepi jom shtri me pushu djalin e kom pas afer edhe kunata mos me ma prish djali gjumi e ka mar ne dhome tjeter, kur jom zgju e se kom pa djalin afer jom tranu e leje me ma pa mar si kesaj nanes kurr si kisha leju.
Esht nje mami qe jeton dhe punon ne angli quhet razije musa. E ajo ne fb te vet e kish publiku. Ku me dit ne qfar gjendje ka qen e shkreta sa ka lind ndoshta ska qen as ne gjendje te kundershtoj sidoqoft mjer ajo me kend jeton te pakten burri me fol per to e mi perkrah.
Un kshtu kur kom lind ishte nje grua qqe lindi te njejten dite me mu . E kur e pytshin a ke vendos per emer i merrke te shpis burrin qysh doni mja lon emrin parameno mos me pas te drejta hiq per fmin tend e pse pra me shku mu martu te dikush mju bo shebetore bile edhe kur te bon fmi mos me pas drejta mbi femiun tend po me jetu si roberesh . Ka femra qe duroin po un skisha mujt mi duru kto padrejtsi me mu bo kurrsesi sidomos mos me pas autoritet tek femija im
Kjo i kalon kufijt e asaj qe quhet njerzore.Ajo grua spaska aske ne at shtepi qe mendon per te,as burrin,per te cilin i le te gjith.Ajo qenka vetem nje pjat,dhe nje got me shum,ne at vend. Menjeher pas lindjes edhe nje musafir me ta marr pak fmin te kap nje ndjenj e quditshme,qe ske qef askush ta prek bebin,e leje ta perjetosh edhe kte,qe eshte kulmi.Ne kete vend askush smendon per gruan,por veten flet ne emer te saj,duke marr rolin e avokatit.Cfar trajtimi nje gruaje lehone,nje nje situat kur ajo eshte e dobet e ka nevoj per ndihmen e te gjithve,ne at faz kur edhe All-ahu e ka larguar nga obligimet dhe i ka shtuar shperblimet.
Mas pari zoti i paqt ne dor ata njerz se kurr se kisha leju qka po hek njeri me kalu 9 muj edhe mas mramti femijen ton mos me pat nkrah po ka tylifar njeri ne kete bot qeky osht kijameti....
(9 vite më parë)
Ozot far rasti me rrenqethi qas po mban kjo tok, un isha qu zhag e fmin tem sja kisha leju kerkujt mema mar
Linda sa po mu dhimka ajo nena . Per femijen e vet femra duhet te jete si luanesh ta ngrit zerin e mos ta lejon askend mja marr femijet pa deshiren e saj . Te pakten un se kisha leju asesii
Jam irrituar nga kjo ngjarje, uroj që ky status të vetëdijësojë njerëzit e këtij niveli.
Me shumë dashur, Razija
-------
E lexova ne fb, kam mbet no comment. Un personalisht kurr se kisha leju ket gje me erdh keq per at nene :(