Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ditet pas transferit ivf
Pershendetje te dashura.E di shume prej jush ndoshta keni kaluar kete faze te pritjes e stresit andaj do doja nje mendim/keshill nga juve.Sot eshte dita e 6 e transferit,deri dje kam pas shume lodhje dhe dhimbje gjoksi ndersa sot ka kaluar w gjitha gjoksi eshte kthyer ne normale as qe e ndjej lodhja po ashtu.Se di e kam ndjenjen sikur asgje nuk ka ndodhe dhe nuk do kem sukses.Ju lutem ndani pak min.nga pervoja juaj.Flm per mirkuptim
Jona Jona (9 vite më parë)
Jona Jona (9 vite më parë)
Faleminderit sara.Po mundohem ne maximum ,por qe nganjehere po vjen shqetsimi,sot jam me e qete dhe e relaksuar.Shume flm
Sara :d (9 vite më parë)
Ditete pas transferit me ivf jane ditet me te lodhshme dhe me te gjata, tu kisha lut mos ju kushto vemendje asnje dhimbje asnje ndryshim se kurgjo nuk arrihet dhe nuk vertetohet me kete. E kam provu vet dy here. Ishal la ki sukses
Jona Jona (9 vite më parë)
Faleminderit Lora dhe ty Orhidea per fjalet inkurajuese.Me te vertet ashtu eshte.ndoshta me pare nuk e kam besuar ne ate qe thonin shume zonja,por ia qe tani po e perjetoj.Deri sot kam qene shume mire emocionalisht.sot jam shume e luhatshme ne disponim dhe e shqetsuar.Faleminderit edhe njehere e paci vetem te mira e gezime ne jete
Orhidea H (9 vite më parë)
Jona keto dhimbjet e fryrja e gjoksit vijne nga terapia. Tek pas dites 10-12 mund te jape shtatzenia shenja ose ndryshime prandaj mos i merr per baze njeher per njeher. Edhe une tham qe pjesa me e veshtire e kesaj procedure eshte kjo pritja deri te testi. Eshte torture psikike po cfare te bejme shyqyr qe na eshte dhene kjo mundsi per te arrit shtatzenine. Uroj te na japesh lajm te mire se shpejti :) E di cfare pata lexuar, qe kjo faza e pritjes i ka fazat e veta. 2-3 ditet e para ndjehesh mire, mundohesh te pushosh te relaksohesh dhe e ben te pamunduren per te mundesuar implantimin. Pastaj 3-4 ditet e tjera fillon e bie ne dyshim, ndoshta jam ndoshta nuk jam. Pastaj vjen pjesa e analizimit te shenjave dhe simptomave ne nje moment te duket qe ke ngele shtatzene ne nje moment tjeter te duket qe po te vie cikli. Eshte shume e veshtire per femren por femra sakrifikon gjithmone me shume dhe e keqja eshte qe askush nuk ta din. Te gjithe te thojne relaksohu pusho kqyr filma lexo libra po eshte veshtire te behen te gjitha keto ne kete gjendje cfare je ti e cfar kam kaluar une shume here. Me fal se e zgjata po desha te te them qe te kuptoj dhe fare mos u fokuso ne simptoma se me nuk ke cfare te besh perveqse te presesh. Te uroj shume fat
Lora ° (9 vite më parë)
Jona pervoje nuk kam vetem uroj me te miren per ty inshalla.sh te shkon mire e ke suskses.
Jona Jona (9 vite më parë)
Faleminderit te dashura.Deri sot kam qene shume e qete se di si me erdhi ky shqetsim sot nga mengjesi jam keshtu.Mami loreses edhe po te doja te bej ndonje pune skam pas fuqi vetem ngapak po dal jasht sa te ajrosem .flm shume per keshillat
Blerta B (9 vite më parë)
E dashur Jona, mos u streso sepse nuk te ben mire per shtatezeni, une nuk kam pervoje me Ifv por kur kam mbet shtatzan i kam pas te njejtat lodhje dhimbje gjoksi etj. Mere me qetesi edhe pres te na japesh lajme te mira. ????
Luna Luna (9 vite më parë)
Nuk dmth qe kur te jet ose sjet ke dhimbje.thjesht lejr ne dor te zotit se qysh e ka shkruar ai.Ti mundohu sa mr pak stres me pas,mos u lodh ,mos u zgjat,uj konsumo shum,ushqehu mir dhe qe e ka shkru zoti do te behet.ishalla ke pasur sukeses

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?