Amelia unë spo di cfar moshe ka personi ne fjalë, a asht afer të 40? Sepse gjakderdhja nuk eshtë e mirë, e nese eshte e re dhe frik qe ka lind mund mu pastru. Shpresoj mos te ketë asgja të rënd, se veq me mendu te trishton, e lëre me perjetu..
Faleminderit lola . Po sa po i kryhen cikli prap ngapak gjakderdhje ka . Sa me u zhyt sdi edhe dhimbje t gjujve te komve ndoshta eshte veq naj lloj infeksioni e jo tjeter sen
Amelia edhe une per nje t'aferme po t'them. si me ka then po te them..Simptomat kan qen,tu pas mardhanje ika ardh er e keqe tjera dhimta ska pas pastaj ika tregu
gjinekologut edhe kontrolla ka be menjiher per labor...rezultati ka qen se sa ka fillu dmth ka qen kanceri frik edhe udhzimi menjiher per operacion, op ka zgjat 20 min.edhe sot eshte shum mir krwjr normal as terapii ska be bile ka lind prap ...plotsisht e shendosh..kshtu qe bile n6 muajsh me be kontrolla ne gjinekolog eshte mir...uroj qe mos ta ket shqetsuse, qoft e kaluar.
Shkaku kryesor i kancerit të qafës së mitrës është infeksioni me virusin HPV (human papiloma virus), ndërkohë që disa lloje të tjera të caktuara të viruseve janë përgjegjëse për përhapjen e tij të shpejtë. Edhe pse simptomat nuk janë aq të dukshme, gjithësesi duhet ti ndiqni të gjitha ndryshimet të cilat mund të jenë shenja paralajmëruese të sëmundjes. Bisedoni me gjinekologun tuaj në rast se vëreni ndonjë simptomë. Dr. Jordanço Ivanov, gjinekolog - akusher në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’ këshillon se tumori cervikal (i qafës së mitrës) është një nga shkaqet më të shpeshta të vdekjes tek gratë, por mund të shërohet në rast se zbulohet në kohë. Simptomat :
Anemia – Si rezultat i gjakderdhjeve të rënda të cilat shfaqen për shkak të kësaj sëmundje, është e mundur edhe shfaqja e anemisë. Në rast se ndiheni të lodhur, rrahjet e zemrës tuaj mund të përshpejtohen edhe gjatë ngarkesës më normale, kjo do të thotë se ju jeni anemik.
Rrjedhje të pazakonta – Gjatë zgjerimit të kancerit në brendësi të qafës së mitrës, qelizat e murit të mitrës fillojnë të bien duke krijuar kështu lëng të ujshëm.
Puçërra apo lytha gjenitale – Shfaqja e tyre brenda apo jashtë vaginës shfaqen gjatë infeksionit me HPV, i cili rrit shanset për zhvillimin e kancerit në qafën e mitrës.
Dhimbja apo gjakderdhja - Qelizat e këtij lloj kanceri rriten dhe shumohen në murin e qafës së mitrës, duke shkaktuar thatësinë e saj, gjatë të cilës gruaja nuk ndjen komoditet, si dhe është e mundur shfaqja e gjakderdhjeve të lehta. Mbani mend, duhet patjetër të njihni shkakun e çdo gjakderdhje që ndodh jashtë ciklit menstrual.
Problemet me urinimin - Rritja e qafës së mitrës shkakton presion mbi fshikëzën e urinës dhe veshkat, e cila shkakton rrjedhjen me vështirësi të urinës. Si pasojë e kësaj shfaqen probleme me urinimin , dhimbje si dhe infeksione urinare.
Dhimbja e këmbëve, pelvisit apo shpinës – Rritja e qafës së mitrës, si rezultat i përhapjes së qelizave kancerogjene, shtyp organet e brendshme dhe enët e gjakut. Si rezultat i kësaj shkaktohet qarkullimi me vështirësi i gjakut, gjë e cila shkakton dhimbje dhe ënjtje të kyçeve të këmbëve.
Humbja e peshës - Numri i madh i llojeve të kancerit, shkakton humbjen e oreksit. Në rast se dobësimi është tepër i dukshëm dhe zgjat më tepër kohë, bisedoni me doktorin tuaj.
Këshillë
Gratë duke filluar nga mosha 21-30 vjeçare, duhet të bëjnë PAP test një herë në vit, ndërsa mbi moshën 30 vjeçare, dy herë në vit, si dhe kryerja e testit të HPV është e detyrueshme çdo 3 deri në 5 vjet. Vetëm me anë të kryerjes së kontrolleve të rregullta gjinekologjike dhe të PAP testit, shumica e ndryshimeve parakancerogjene, mund të zbulohen herët dhe të shërohen para se të arrijë të zhvillohet kanceri. Çdo kancer invaziv i cili tashmë është zhvilluar, është e mundur që me kryerjen e testeve skrining do të zbulohet që në fazat e para, atëherë kur është i mundur edhe shërimi i plotë.
............ ..... ... (Amelia njohuri nuk pata , prandaj hyra ne google dhe ja bona copy , shpresoj qe te mos ndodh tek familja juaj dhe asnjera prej nesh te mos provohet me te , largqoft..kalo mire)
Simptomat jan kan gjakderdhja ne mes te ciklit dhimbje gjat mardhenjeve e sum kujtohen shum sepse kjo ka ndodh vitin 2002 tezja e ka lan gjat ket pun dhe u be von dikur ishalla e afermja jote ben kontrrolle