Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

shkrim shume i mire per nenat qe nuk jane gjidhenese
Të dashura nana, uroj të jeni mirë ju e vogëlushët tuaj. Sot dua të flas për një temë e cila sa herë diskutohet nxjerë në pah një mal me paragjykime të kota.Do filloj nga vetja, unë jam nanë e tre fëmijëve të cilët i kam rritur me qumësht formulë, përkundër përpjekjeve maksimale asnjë nga fëmijët e mi nuk kam mundur t’i ushqej me qumësht gjiri, kjo për shkak të ndërtimit anatomik të gjirit tim që u’a ka pamundësuar thithjen e qumështit, kjo është arsye e ndërprerjes së gjidhënies te shumë nana. Sot pas shumë vjetëve fëmijët e mi të gjithë janë të shëndetshëm dhe të suksesshëm, Arsyeja pse po shkruaj sot për këtë temë është se sidomos në vendin tim po e shoh një gjykim të padrejtë ndaj nanave që ushqejnë fëmijët me qumësht formulë. Unë çdo ditë jam në kontakt me shumë nana, më besoni se çdo nanë që ushqen fëmijën me formulë e ka një arsye të fortë pse e bënë këtë.Shumë nana kanë pasur lindje të vështira dhe rikuperim të ngadalshëm pas lindjeve, ka nga ato që kanë pasur bllokim të qumështit në dukte dhe fatkeqësisht edhe trajtim joprofesional në Kosovë, ka nga ato që kanë përjetuar depresion pas lindjes dhe nuk kanë prodhuar qumësht të mjaftueshëm për nevojat e fëmijës, ka nana të binjakëve e trineqëve të cilat nuk kanë mundur të ushqejnë dy apo tre fëmijë me qumësht gjiri e shumë raste të tjera. Ajo që më pengon është qasja ndaj nanave që ushqejnë me formulë. Nuk ekziston një person në gjithë boten që është në pozitën adekuate për të gjykuar një nanë, askush nuk e di përvojën e tjetrit për të paragjykuar si bëhet në Kosovë, në fund të fundit askush më shumë se nana nuk i’a don të mirën fëmijës së vet prandaj kush janë të tjerët për të komentuar. Së fundmi dëgjova një koment qesharak “ Nanat po pritojnë me ushqy me gji” ju lutem mendoni pak, a është më e lehtë të ushqehet fëmija me gji apo me formulë, paramendoni të lahen shishet, të sterilizohen, të jetë uji në temperaturë ideale, të kujdesen për qumështin e të jenë gati sa herë fëmija ka nevojë e mos të flasim për numrin e pajisjeve që i marin me vete sa herë që duhet të udhëtojnë. Përvoja ime si Mami në disa vende të botës më ka mësuar se duhet të matemi mirë para se të japim komente për të tjerët, sa shumë nana në Angli ushqejnë fëmijët me formulë, edhe ato i kanë arsyet e veta për të cilat askush nuk pyet sepse do të ishte e pasjellshme nga ana e tyre. Prandaj kujdes me paragjykimet.Unë gjithmonë e them se gjidhënia është e mrekullueshme dhe ka shumë efekte pozitive, secila nanë që mund ta bëjë duhet ta bëjë, jam kundër që të gjykohen nanat që nuk janë gjidhënëse me arsye. Ekspertët thonë se qumështi i gjirit është ushqimi i parë më i shëndetshëm por zgjedhja e dytë e shëndetshme është formula e cila në përmbajtje ka të gjithë përbërësit që e ndihmojnë fëmijën të zhivllohet shëndetshëm. Unë jam idhtare e gjidhënies gjithmonë do ta promovoj atë me shumë dëshirë e përkushtim profesional, edhe në librin tim e kam thënë e do vazhdoj ta them “Nëse dëshiron të bësh diçka të mirë për fëmijën tënd atëherë ushqeje me qumësht gjiri”.Me shumë dashuri,Razije Musa, mami
Kenza Ime (9 vite më parë)
Desarta K (9 vite më parë)
Kenza shum shkrim interesant .askush se ka ne dor gjidhenjen per ne ishte fat te jemi e per te tjera jo por kjo sndodhi se ato nuk duan thjesht jan shum arsye qe ato smunden..por kjo si ben me pak nena se ne jo perkundrazi ato jan nena si ne ...
Kenza Ime (9 vite më parë)
une edhe pse jam nene gjidhenese me pelqej shume shkrimi sepse te ne shume i duan paragjykimet pa qene te informuar per problemin...shendwt per te vegjëlit tuaj

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?