Pershendetje nena! Kam beben 3 muaj tani ka mbushur dhe e ushqej vetem me gji, mirepo po me duket se nuk po i mjafton sepse nuk po shton ne peshe sa duhet, keshtu qe dua te filloj edhe me qumesht shtese por nuk e di se cili eshte me i miri, dhe sa ml duhet t'i jap mbrenda 24h duke pas parasysh edhe qumeshtin e gjirit. Do te doja te dija nga pervoja juaj si keni vepruar ne kete rast. Ju pershendes dhe j'u uroj gjitha te mirat me bebet e juaja.
Ronab(14 vite më parë)
Gona aa(11 vite më parë)
Edhe une kam djalin 3 muajsh dua ti jap shtes qumsht formule po aptamilin se ka pranuar qysh kur ka lind e as tash nuk di se me cilin qumsht tjeter ta provoj
(14 vite më parë)
Une kam dy femije te dyte i kam ushqer me qumesht formule pas muajit te gjashte me Aptamil. Pse une e kam zgjedhe kete qumesht eshte per shkak qe e prodhon nje firme gjermane e cila ka tradite ne prodhim te qumeshtit formule me shume se 60 vite dhe e dyta tretet mire dhe nuk e mundon aspak femijen. i holle eshte edhe 1 0-6muaj edhe 2 6-12 muaj, 3-shi 12 e tutje eshte pakez me i trash. te gjithe qumeshtat formule pergatien ne forme standarde 30ml uje i veluar 100 grad i fotohur ne 50 pret pastaj deri sa te arrin tem prej 37 grade(temperatura e duhur eshte ajo kur ti hudh nje sasi te ujit ne lekure ose ku thehet dora ose berryli ajo pjese ka lekure te holle dhe sa e ndjen qe eshte i vaket-e ke dhe ne paketim kete udhezim) dhe per kete sasi uji shtohet 1 luge e rafeshet qumesht per kete arsye dhe shishet jane te pershkallezuara ne ml dhe me shkalle 1, 2, 3. te njeshi hudhet vetem njel luge nr.2 do te thote dy luge e keshtu me radhe.femija nuk e vjell asnjehere dhe nuk e bene femiljen qe te shtoje ne peshe te krijoj depo te dhjamit jashte mase sic po ndodh dhe me qumesht bebelac dhe Hipp. Une te rekomandoj qe te pergadisesh per here te pare 60ml qumesht(kur te perzihet uji me qumesht ato bene 70ml ne total) dhe kur ti zbrazesh gjinjet nga thithja atehere ja ofron femijes qumeshtin formule. pastaj e shef mesohesh si nuk ngopet dhe me shtese foshnja i pergatit ne radhen tjeter me shume.
Ronab(14 vite më parë)
Faleminderit te gjithave per pergjigjjet. Une jetoj ne Kosove dhe ketu jane te gjitha llojet e qumeshtit formula por sa per te bere test nuk e di si eshte puna ne barnatoret tona, se di a e ofrojne kete mundesi por do provoj... Kaloni sa ma mire me bebet e juaja!
(14 vite më parë)
Rona edhe une e di ashtu, sikurse ka thene Erm E, ata te gjithe i kane vlerat ushqyese cka i nevojiten foshnjes, rendesi ka se cilin e pelqen. Nuk e di ku jeton, dhe a ka ne barnatore me marre pak sa per test, ose ndoshta njef dike qe e ka. Une jetoj ne Ch, vajzen e kam ne gji, mirepo ktu te dergojne vazhdimisht produket per test me poste, ose e merr ne barbatore
(14 vite më parë)
Une po te tregoj per eksperiencen time.Pasi kam dalur nga spitali i kam pyetur 2 mjeke(jetoj ne perendim) dhe me kane thene qe kryesishte jane te njejt te gjithe qumshtat formule, un ja kam dhene qumshtin te cilin vajza ime e ka pelqy, ma ka refuzu aptamilin milupen dhe ne fund e ka pi hipp vetem.mund tja besh 60 ml uj te zier me 3 lug qumesht formul, dhe te tregon vete bebi a eshte i ngopur ose jo.Gjith te mirat
Yllka.(14 vite më parë)
Pershendetje Ronab! Ketu ne Gjermani e kane bo testin, qumeshti beba eshte dale me i mire eshte mire cilin te vendos me pas omega 3. Per me caktu sasine jepi gji njehere dhe mbas gjirit boja 60 ml nese don ma shume ja bon prape, i uroj bebit jete te lumtur :)
Romi(14 vite më parë)
Pershendetje. Do te rekomandoja Aptamil 1, eshte me i miri tani per tani.
Pershendetje nena! Kam beben 3 muaj tani ka mbushur dhe e ushqej vetem me gji, mirepo po me duket se nuk po i mjafton sepse nuk po shton ne peshe sa duhet, keshtu qe dua te filloj edhe me qumesht shtese por nuk e di se cili eshte me i miri, dhe sa ml duhet t'i jap mbrenda 24h duke pas parasysh edhe qumeshtin e gjirit. Do te doja te dija nga pervoja juaj si keni vepruar ne kete rast. Ju pershendes dhe j'u uroj gjitha te mirat me bebet e juaja.