Pershendetje nena te dashura, kam djalin 4 muaj e 10 dite dhe e ushqej vetem me qumesht gjiri, por tani me duket sikur nuk ngopet, a mund ti jap qumesht formule dhe qumesht gjiri gjate dites apo vetem njerin nga keto? Per dritherat e orizit nuk mi kane rekomanduar. Ju lutem me tregoni nga pervoja juaj.
sa per ate qe tha Loiise,nese shton pesh mjaft ,i mjafton qumeshti i gjitit,nuk jam dakort.femija mund te shtoj pesh edhe nqs qumshti i gjirit eshte ushqyes,nuk vret nga sasia,por edhe nga cilesia.femija duhet te pij te ngopet,mos e ver re peshen se do rritet dhe do i humbas kilet.nje mbesa ime,ishte mbi pesh kur ishte sa bebi jot,edhe pse ushqehej vetem me qumesht gjiri,por e ema nuj ja preu sasin e qumshtit.tani,vajza eshte 3 vjece dhe eshte shum e dobet.ndaj e dashur Blerta,jepi qumesht gjiri djalit dhe nese nuk ngopet edhe formul.dhe kur te bej 5 muaj,5 muaj e 1 jave nisi ushqimin.te pershendes
Blerta,une djalin e kam 5 muajsh dhe kur ishte 4 muajsh doa dhe une ti filloja ushqimin se vetem qumesht formul i jap,por asnje doktor nuk me lejoj ti jepja ushqim ne kete mosh.kur te bej 5 muaj,5 muaj e ca duhet ti nisja ushqimin.nese bebi jot nuk ngopet me qumesht gjiri,plotesoja me qumesht formul,por mir eshte te mos ja shkeputesh gjoksin,sepse qumeshti jot i jep imunitet te fort bebit tend dhe vitaminat me te mira.te uroj fat.
Mua me 4 muaj, me ka thene mjekja qe po te dua, mund te filloj me perime, mirepo nuk kam filluar sepse kam qene ne pushim, e skam dasht me i jap, kam fillu javen e fundit te muajit 5, ndersa tani eshte 7 muaj, e ushqej kryesisht me qumesht gjiri dhe perime. I jap edhe drithera, peme, grize e oriz, por me se shumti perime. Une mendoj se ndoshta me mire do te ishte te fillosh me ngapsk perime, sesa me ja perzi dy qumeshte. Ndoshta jam gabim, ama me imire se qumeshti i nenes ska. E nese shton peshe mjaftueshem, atehere edhe i mjafton qumeshti i gjirit
Pershendetje nena te dashura, kam djalin 4 muaj e 10 dite dhe e ushqej vetem me qumesht gjiri, por tani me duket sikur nuk ngopet, a mund ti jap qumesht formule dhe qumesht gjiri gjate dites apo vetem njerin nga keto? Per dritherat e orizit nuk mi kane rekomanduar. Ju lutem me tregoni nga pervoja juaj.