Pershendetje nena,po du ne fillu terapis per ivf per her te trete po nuk po di ku,a ka najkush qe ka ba ivf jasht shteti edhe ku sa i ka kushtu.Nena me ivf mas ciles tentative keni pas sukses?
Arjeta a e ke bo ti edhe te kush? A me anestezion apo pa to?Duhna me shku ne shkup vetem nje kontroll te shoh atje cka pom thojn edhe me vazhdu kismet!
Emma duhesh me ba qat fotografim eshte quhet historesalpingografi dmth lshohen nje leng kontrast nga vagina edhe behet fotografimi mitres dhe kanaleve dmth shihet forma e mitres a eshte e rregullt edhr kanalet a jan te zhbllokuara.Eshte kogjo me dhimbje dy injeksionr i kom mar edhe teper kom pas dhimt po se ki qare pa e bo,nese je ne rregull mundesh brenda tre muajve me mbet shtatzane se esht si pastrim.
Un sjam kontrollu qe nje vit sepse te behari isha pastaj ai vdiq!Perdetsia kom perdor stimulus e terapi vezoret jan rrit her mir e her jo.Burrit spermogrami i pat dal mir ma ska bo kurr!Masnej un deshirova me nderpre pasi qe mjeku thojke mir mir thash ateher pe lo terapin ndor Zotit edhe tash ne maj jan bo nje vit pa kontrolla.Por mu sme tha qe kam ket problem apo ate gjithqka doli mir.Vetem inqizim kanalev skam bo ende.Ndoshta i kam te mbyllura.Po mendoj ne shkup te shkoj tash mas ramazani edhe te filloj kontrollat.Suksese e shnet juve krejtve
Sara jo kur skam mbet valla,as me ivf as keshtu,me ivf njeher i kam shku deri ne fund njeher ma kan nderpre ne gjys procesin se sjon ba embrione,qti besh
Ema, une pas 4 vite qe kam provu kam fillu me ivf, po ka pas raste me nje vit martese i kam taku aty qe menjhere si e kane pas qe spo mbesin kane tentu ivf.
Arjeta spo di qa me te than, ti aenjhere ski mbet a?
Orhidea e qka pot kqyr ky turki se mu kurgjo valla veq mi kane marr qelizat edhe i thash po du me pushu deri ne shtator edhe qaq.
Un kam bere disa here ivf te behar kusari, kam pase sukses por kam deshtu pastaj 3 here. Tash prap vazhdoj ne ate klinike te mjeku turk, dhe me duket shum i mire, jo me te bo transferin menjeher por tek rasti im po tenton me i eliminu te gjitha shkaqet e mundshme qe kan mund me shkaktu abortet para se me me bo transferin. Tash spo di po shpresoj per nje rezultat te mir ne fund. Emma A un Ivf e par e kam ber pas 3 viteve martes, kur me ka rekomandu mjeku. Edhe ty nese ke ndonje problem qe te pengon me mbet natyral ske cka pret nese i ke mundesite materiale.
Ema un mas 5vite martes kam fillu procedorat per ivf pasi mjeku ka konstatu qe nuk muj me met shtatzane ne menyr natyrale per arsye te spermorgrames se dobet te burit.Nese analizat te dalin qe smundesh me mbet ne menyr natyrale ske qa pret ma mire ma heret me fillu.
Erjona Jona(8 vite më parë)
Emma a un mbas 3 vite martes bera ivf
Por normalja esht deri nji vit .
Arjeta ku jeton ti? Une e kam bere ivf te spitali hygeia ne tr dhe qe me heren e pare pata sukses. Tani ishalla te ne ec mbare deri ne fund. Kam mbetur e kenaqur nga stafi aty. Perkushtim dhe vemendje per cdo gje
Masi veq keni fol per ivf deshta me ju pyet mas sa vitev qe skeni pas fmi po tentoni me ivf?Un tash i bej tre vite martes hale kurgjo.A mendoni qe heret prr mu te filloj me ivf?
Falemimderit Sara,un kam ba te Bahqegji,ndonjeher me mbushet mendja te shkoj prap aty pasi qe jan te njoftun ma shum me dosjen time edhe pse jom nda shum e zhgenjyme prej tyne por me duket kjo puna ivf edhe ne gjdo vend e njejt,ndonjeher me mbushet mendja te shkoj ne turqi,por nuk jam ne dilem.
Arjeta, se pari me shpirt te deshiroj sukses. ku e ki bo herat tjera ivf. une te klinika amerikane-behar kusari e kam bo tash per te treten here po i kam ngri embrionet. une kam mbet po sem ka hec dy here. ne qipro e livdojne shume po po duhet me pas viza. e atje po u bojke 6000 euro. une veq puna e vizes sjam shku se isha shku atje ma mire.
Arjeta motra ime e ka bere te klinika amerikane te behar kusari heren e 4 ka pas sukses, ndersa nje kolege e punes e ka bere ne sistin 3 here pa sukses ne bahqeci ka pas sukses. Uroj me zemer qe te kesh sukses
Edashur skam njohur aspak per ivf mirpo dashta vetem te uroj sukses e te gezoj zoti sa mA shpejt me nje femij te shendosh ishalla te ndihmojn nenat tjera qe kan pas eksperienc me ivf.