Nena ju lutem nje pergjigje
O nena sic ju kam theme djalit i ka dale nje pucer siper ke syri qe i ka mbledh e kam cuar gjithandej dhe me thone qe nuk esht asgje serioze hiqet me nje anestezi te leht por deri tani jam munduar tja heq me krem dhe asgje. Dje e kisha cuar nga mami djalin dhe ajo pa me thene e ka cuar ke nje grua qe kendon kuran dhe i ka kenduar djalit dhe ajo i ka dhene nje shishe uje qe mami ja ka ly ke pjesa syut dhe koken me ate. Sot ne mengjes kur erdhi djali ja pash ate pucren qe i ka plas pak dhe i esht bere si kore e verdh nga siper se ka pas kurre keshtu. Me dha dhe ate ujin dhe me tha vazhdo lyeje me kete se e kam cuar tek nje plak qe kendon dhe me tha qe djalin e kane marre ne sysh me tha. Uufff nuk me pelqejn fare keto gjera me duken shum te prapambetura. As mua as burrit dhe burrit nuk do ti tregoj fare se ca ka bo mami po sdi si tja boj. Tja vazhdoj ta ly me kete ujin apo jo?

