Pasiguri dhe frike
Pershendetje nena. U be nje kohe e gjate qe kurohem per infeksione dhe me se fundmi po kurohem per ureaplasma. Kam marre 2 kura te njepasnjeshme dhe jam ne ate fazen kur duhet te riperseris analizen per te pare a eshte zhdukur apo jo. Jam ne ditet e mia te ovulacionit dhe jam duke tentuar per te mbetur shtatzane, paralelisht me kohen kur duhet te bej analizen. Me ka lodhur kjo pjesa e infeksioneve,jashte mase, dhe deshiroj shume qe korrikun qe po vjen te marr nje pergjigje pozitive. Mosbesimi se ja kam dale ta zhduk eshte shume i madh. E ka kaluar ndonjera nga ju kete situate? Ju pershendes dhe ju uroj me te mirat.
Aura ♥
(8 vite më parë)

