Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Karrika per veture !
Nena prej sa muajsh i keni vendos bebet ne karrike? E imja eshte 4 muajsh ende ne maxicosi por deshta ta dije ...
♥ Jona ♥ (8 vite më parë)
Genta . (8 vite më parë)
Hahahah oj vlorë po naj rrug e shkurt apet dyqysh, ama tash edhe met nal tdonojn, ose ta falin si dihet hahahhahahaaah si ks ma
Lora ° (8 vite më parë)
Hahahah vlore me u shtri me fjete ne kerr, valla skam qka iu bej se djalin pa ulese nuk e qes kurre po ky edhe vet nu ulet me ka peshtu spo me bjen me fol hiq hahhaha.
Vlora . (8 vite më parë)
Ahahaha oj nena mua ne ks me ndodh shpesh krejt karriget e fmijve me i hjek se po ngarkohen si kunguj e me karrika te fmijve spo i nxan hahaha e boll merzi po me vjen se fmija qefi i tyne me i lan liri me ladru asajde kta kan qef ...
Genta . (8 vite më parë)
Edhe un e kam ni qeta lora, kur isha shtatzan nkosov, kunati ma bojke mos u lidh hiq se grat shtatzan se kan te obligune mu lidh, thojsha qka asht ka thot, se rripi duhet per secilin qe hyp ne makin me apo pa karrike sipas moshës duher me ju permbajt rregullave. Un i kam msu fmijt me i ul në ulse edhe sun i duroj ashtu ulu çohu ban manavra. Mandej 1 ndalesa e fuqishme fluturojn fmija.
Lora ° (8 vite më parë)
Oj gente na myten me keto ligje e hajt, ani gruaja shtatzane thojke ska nevoje me perdore rripin e sigurise, e me ndodhe aksidet dy jete me u rreziku. Une shume te veshtire e kam kur po vije ne pushim, djali jem nuk ulet ne kerr pa ulese, ama ata i thojne hajt pra hiq mos u lidh, e mandej djali thot kur te shkoj ne kosoves mundem me fjete ne kerr hahaha. Po shyqyr kerri e ka edhe sistemin e alarmit edhe per rripat mbrapa sa ma shume rritet shpejtesia rritet edhe sinjali.
Genta . (8 vite më parë)
Hahahahha lora ligjet e ktyne mo, skan lidhje me kurgja. Shtet i lodht valla, krejt e kundërta me at te vendeve europiane. Ishalla po pshtojm
Lora ° (8 vite më parë)
Ja çka thot ligji , katastrofe me e mbajte femijun ne preher lejohet, e me ulese perpara jo, na knaqen me keto ligje e hajt...
Lora ° (8 vite më parë)
Neni 188 Ulësja e sigurisë për fëmijë 1. Fëmijët nën moshën dymbëdhjetë (12) vjeç dhe me lartësi nën njëqind e pesëdhjetë (150) cm të cilët transportohen në mjetet nga neni 187 i këtij ligji të cilat kanë të instaluar rripa të sigurisë, duhet të jenë të siguruar tërësisht apo pjesërisht me sistem të sigurt, d.m.th. me ulëse të sigurisë për fëmijë, të përshtatur për masën dhe lartësisë së fëmijëve. 2. Në mjetet nga paragra 1. i këtij neni të cilat nuk kanë të instaluar sistem të sigurisë, d.m.th. ulëse të sigurisë për fëmijë, nuk lejohet të transportohen fëmijë më të rinj se tre (3) vjeç. 3. Në mjetet nga paragra 1. i këtij neni nuk lejohet të ulen në ulëset e para fëmijë nga tre (3) e më shumë vjeç dhe me lartësi nën njëqind e pesëdhjetë (150) cm. 4. Nëse fëmija është nën përkujdese të personit të moshës madhore që nuk është i ulur në ulëset e përparme të mjetit, përkatësisht nëse mbahet në prehër apo në duar të këtij personi, lirohet nga detyrimi për ta përdorur ulësen e sigurisë për fëmijë. 5. Sistemi i sigurisë për lidhje të fëmijëve, d.m.th. ulësja e sigurisë për fëmijë, duhet të jetë në përputhje me direktivat e BE-së, të cilat transpozohen nga Ministria me akt nënligjor. 6. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëqind (100) deri në treqind (300) euro, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni. Atij i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) deri në gjashtë (6) muaj.
♥ Jona ♥ (8 vite më parë)
Haha tanna po shume e mire kjo tri pjeseshese me hjek komplet beben me to, e vendos ne veture pastaj prej vetures ne shpi per shembull kur po flen nuk i prishet gjumi..
♥ Jona ♥ (8 vite më parë)
Fitore e di qe per qata jane por une mundem edhe pa to nuk guxoj prappp me vendos ne kangur hahah.. jo zemer nuk dekocentrohna se ma mire psh me ja largu doren nga goja shpejte qaty se sa me u kthy mbrapa me shiku cka ndodhi ajo edhe ma keq se humb drejtimi pak.. po sido qe te jete ishalla na mbron Zoti se edhe krejt perfekt me kon gjate vozitjes ska siguri se vjen dikush tmshon e te mer ne qaf..
Tanna . (8 vite më parë)
Ah Jona e kam parasysh per qfar qante e ke fjalen, kam pa qe disa nana I blejn edhe ktu Jon te forta po drejt me then mu kan dok veq humbje e pareve e me nxan vend kot, se ate ne vetur sbon me lon po veq me bart beben prej vetures ne shpi Ose kur shkon najkun me nejt. Smu ka dok aq e nevojshme,se psh Une e kam karrocen tri pjeseshe, ulsja per veture, nji pjese e shtrir tamon si ajo qante qe thua eshte e shtrir per beba Deri me 6 muaj e kapet ne karroce dhe mandej tamon ajo pjesa me nejt fmija ule/ mbeshtet mbi 6 muaj. Ne fakt Une e kam pas fjalen per do qe pamjen e kan si ulse veture po Jan aq te dobeta, e ne ks I kam ndegju gjith tu thon pe blej me Marr beben prej spitalit, po ato nuk e di si aq te dobeta me guxu me lidh beben me te. E per fjalen maxicosi po e kam pa qe e kan unifiku ne ks per ate te bebave edhe plakat po e dijn qe maxicosi osht qajo hahahha. Qka me bo skemi faj pse do fjal nuk I kemi ne fjalor Ose na vjen vshtir me perdor gjuhen letrare, po me rendsi veq mu merr vesh e mu mirekuptu. Sa I perket kesaj sfides me vozit me bebe shume ish ndjenj e keqe, edhe Une tamon e pata Marr lejen sa kom qen shtatzane e nji kohe mo nuk kam vozite, e me bebe shum u Tutsha edhe pse e kom mbajt mbrapa Deri sa i ka bo djali 1 vit skom dit me vozit ahhaha e tani mu ka hjek stresi.
Fitore S (8 vite më parë)
jona qfar qante e ki fjalen per me marr fmin orej spitalit. un me kit makzikozen qe e ka ende me ata e kam marr nga spitali bile jan ardh motrat aty spital me kontrollu a e kam lidh mir beben pa ta nuk ma jepshin fmin me qu nshpi. kanguri eshr pshtim per ato nana qa sju rrin fmia hiq veq ndor nuk prishen e dashur rrypat se per qata jan prodhu kuptohet qe shkrun aty deri ne sa kg duhet me qen fmia pe rme mbajt ajo e qaty qe thw ma mir me pas fmin ngat nane e sa do pak me ni dor i ban diqka nuk pajtona me vjen keq por edhe e streson vetem kot edhe e dekoncentron veten e mos e ba zot ndodh e keqja ok mos pqt afer ni parking mundesh skej rruge ku ke drejr te nales nuk rrezikohet ashtu me ni dor me ba diqka
Genta . (8 vite më parë)
Jo valla fitore smujsh me bebe mu nal se bebat kurr snalen tu qajt. Na ne austri e kam te lejushme edhe gjermania e ka qashtu@@ vlorë se di valla qeshtu po shkrujn edhe infot kudo qe lexojsh njejt po thot. Po ku asht ne ju permbajt rregullave pshtojn fmija, se u mytem tu bo ndeshje, sidomos qeto 2 rastet e fundit shkun fmija sa troha prej pakujdesis se prindve. Zoti na rujt
♥ Jona ♥ (8 vite më parë)
Oj nena faleminderit shumee.. per juve qe jeni ne vende te jashtme po e shoh qe eshte e lejueshme e per ks krejt po thojne jo ama shume keq valla se ma e sigurt eshte beba afer nenes per cdo rast e ke afer me nje dore dicka ben se me pas mbrapa deri sa pe gjen parkingun ihaaa ku me dit cka mundet me ndodh.. tanna a faleminderit shumee per sqarimin.. une e kom te firmes maxi cosi per ate edhe e kam shkrujte keshtu.. ama edhe mos me kon kjo firme ma lehte identifikohet se per cilen forme te karrikes eshte fjala sepse keto dihet qe jane per bebe me te vogla.. kurse per ato qe ke thon si canta kur te dalin nga spitali une per vete skisha guxu kurre beben teme me vendos aty moree ku me dite e cilit vend me kon se sju besoj se njehere bon prishet naj rryp a dicka e bjen bebaa e sja kisha fal vetes kurree, e kshtu ma mire nuk e perdori rri rehat pa vesvese, gjithashtu edhe ato mbajteset qe jane si kangur une nuk guxoj me vendos vajzen se sem duken as te sigurta e as praktike.. por gjithsecili i ka ato zgjidhjet e veta sepse sot sic ke thene edhe ti ju vjen merzi me ju jap keshille sepse secili me i dijshem se tjetri e per kete arsye kemi mbete keshtu perderisa nuk i pranjome kritikat e te tjerve !!!
Vlora . (8 vite më parë)
Genta na me ulse e kem pas djalin se pa ulse si qes ne kerr kurr por ashtu na than ne ks ...
Fitore S (8 vite më parë)
lola am ktu thojn nese te qan beba gjej ni.parking te afert edhe ndalu e shiko fmin. tana hallall te qoft spjegimi nuk e di ku jeton por i paskemi ligjet e njejta me kanad haha. siguria e fmis esht me rendesi edhe un kur kesh pushim ks maksikozat katastrof as nuk u lidhshin fmia mir rrishin shlir ato dy rrypa qe kurr si harroj e jashr kur po jwem spo kem qare pa i respektu rregullat haha.
Genta . (8 vite më parë)
Najkush veq ja fut qeshtu pa pas lidhje. Ama shyqyr i kem krejt infot ne google qka do qe kerkon. Se shembull foshnjen e vogël sun e len mbrapa e ti me vozit, ajo fillon e qan ti nuk mundesh me u kujdes dhe e humb kontrollin veq prej te quajtures. E atje esht qeshtu ligji.
* A & D * (8 vite më parë)
Oj gent un e disha se mundet se edhe ne itali mundej,e kur u nisem per mk aulonen e vendosem para dhe si e kem adet me bo foto menjeher mkan shkru do shoqe se sban me lan para,jemi ndal e keminnxjer mbas..oo sme harohet ajo rrug po shendosh mend per kte radh hehe
Genta . (8 vite më parë)
Linda po moj qysh jo, edhe pa pas fmij kur e ban patentin krejt të duhet mi dit, ja 5 pytje me kundërpërgjigje bin veq per ulset e fmijve. Beben e ul para lirisht nese airbag esht i ndalun. Se me ndodh naj aksident airbagu hapet dhe beba kur është në drejtim të kundert e mbyt larg qoft. Për at arsye duhet mu siguru per airbag.
* A & D * (8 vite më parë)
Edhe un e kam dit qe ktu ngjermani sesht e lejuar ti ulim femijet para,oo cka kam hjek vjet kur kemi shku mk :(
Genta . (8 vite më parë)
Ligji thotë se në veturë, në ulësen mbrapa, mund të lihet fëmijë më i vogël se pesë vjet, i vendosur në karrige të posacme, e cila është e lidhur fortë dhe e siguruar me rrypin e sigurisë së veturës në karriget e pasme. Në ulësen përpara, mund të vendoset fëmijë deri dy vjet, nëse vetura nuk ka jastëk me ajër, dhe nëse fëmija vendoset në karrige të posacme dhe i vendosur në anën e kundërt të drejtimit dhe kahjes nga shkon vetura. Ata të cilët nuk respektojnë këtë ligj do të dënohen 35 euro ose 15 pikë negative.
Genta . (8 vite më parë)
Vlora pa ulse nuk lejohet nën moshën 13 vjeqare, e me ulse po. Edhe atje ku jetojm esht deri moshën 14 me ulse ose gjatësia 150cm. Unë lorenen ë kam pas perpara tash qe erdhëm nkosov cdo kufi kem kalu pa problem.
Tanna . (8 vite më parë)
Flm @anita ita. Hahahha kisha shenu edhe ma shume po u lodha dikur ahhah. Valla pak hajgare amo definitvisht jeta e femijeve qe nuk kan as pak faj ka shume vlefte, edhe kur te bohet e keqja eshte shume vone. Per mendim tim shume elemente, gjera, paisje na e kan lehtsu jeten,psh rrobalarsja per mu qdo dit e uroj ahhaha amo edhe ulset per bebe e femij jane diqka perfekt se jo mi mbajt fmit ne dur e plus te mdhejt te pa lidhur e ne aksidente po fluturojn dy part. Shume e dhimbshme. Nji familje qe e kam njofte ne 40 km ne ore i ka rrok nji taksiratli ne rruge dhe nusja e ka pas femin ne preher, i ka rreshqit prej duarve dhe i ka vdek femija 2 vjeq. Tmerr shumee sa jane merzit. Ose nji i meqem na sygjeroj qe kur te shkojm ne ks me vetur me ia shtru mbrapa femis nji syngjer me ja bo rrafsh edhe me lon free me flejt si me kon ner pisha hahahah. E i thash po qyhs me ton at shpejtesi e me pas aksident ku e gjen at fmi?? Jo qishtu tha ja bojm na. Inshalla zoti i run njerzit e ku kan nevoj per dije ua shton se nuk mjafton veq me pas. Naten e mirë
Anita Ita (8 vite më parë)
Tanna a qaq mir eke spjegu hallall te qoft.
Tanna . (8 vite më parë)
Pershendetje nana te dashuna. Du me zgjat pak qet temen per ulse te femive sepse me shqetson shume. Nuk dua askush mu prek, po flas per vete bash haber skom pas Qka e qysh duhet se skemi pas femi ne familje Deri sa Une e para kom fmi edhe Jetoj jasht. Shume thejsht kom lexu bajagi sa ka rendesi ulsja e femise edhe besoj se shume nana qe Jon jasht e dine ket pune Sa ka rendesi ne vende europiane ulsja. Se pari fjala maxicosi I referohet veq një lloje firme qe e shet ulsen,sja gjithat maxicosi. Se dyti do qe I kom pa ne ks qe zakonisht thojn e bleva me Marr beben prej spitalit, hahhah me bojn me qesh, ato mu kan dok aq te dobeta sa isha tut me qit fmin ne to. E kuptoj kushtet ne ks ????, se jasht ks gjen edhe ma Lire edhe shume te mira/ forta. e dyta kur te blehen te perdorura duhet me pas shume kujdes nese ato ulse kan qen ne ndonje veturen qe ka pas aksident se mundem me qen e prisht e me sy nuk dallohet. Per grupe: ka prej lindjes Deri 1 vit apo 13 kg,0 dhe 0+,1+ normal gati krejt femive ju dalin kembet jasht po ka rendesi sigurija, tek e fundit 9 muj ne bark kan nejt me kemb duq e si ka gjet asgje e as ne vetur pse I thejm kembet asgje nuk demtohen.Mandej grupi,2+dhe 3 nese nuk gaboj dhe këto bejn prej 1 vit e deti ne 36 kg. Pse preferohet me perdor ulsen Deri ne 1 vit ate per bebe dhe ne ane te kunderten qysh kan then disa nana sepse Zoti mos e beft, ne rast aksidenti shpina e femise edhe pse perplaset mbeshtetet ne ulsen qe eshte e shtrir. Pasi te forcohen eshtrat e femis dmth mbi 1 vit sygjerohet ulsja me fytyr perpara. Nji detaj tjeter qe me ka tmerru qe disa raste kur po I shof tu I bo foto femijeve kshtu ne këto ulset per Deri 1 vit dhe veq po I qesin femit ne to e pa ia lidh rripat e sigurise.eshte tmerr kjo pune, krejt esenca e ulses eshte qe femija tjete I lidhur dhe i sigurt dhe sygjerohet se sa me pak tesha te ket femija veshur sepse mundem me dal prej teshave psh jakneve te trasha, ato nuk I lejn rrypat me iu afru per trupit, e vetëm 2 cm duhet me qen rripat shlire ne gjoks. Hahha rasti tjeter e kom pa njanen I kish shtru ekstra shtroja ulses se bebes, pa e lidh as per vetures as me rrypat e ulses edhe ashtu tu e vozit ne shpejtesi. Definitvisht sod u bo shume vshtir me I jap dikujt kshill se nuk e pranon po edhe ju vjen merzi,amo Qka nese dikush e rrok at vetur mbrapa e Ai femi osht ne ulse thu se e ka qit mu rrezit?? Une po tmerrohem. Ulsja osht e dizajnume veq me mbrojt shendetin e femis ne rast aksidenti e jo per komfort te tepruar, e per ate nuk preferohet mbi 2.5 ore ta lesh beben ne te, sidomos bebat e posalindura qe e kan qafen e bute se ka raste se ngulfaten. Me falni se e kom zgjat shume.
Kenza Ime (8 vite më parë)
ne france eshte e ndalume deri ne moshen 10 vjec me ule perpara femijen
(8 vite më parë)
Po more edhe un vajzen para e hipi veten me ftyr me kshyr mbrap,
Vlora . (8 vite më parë)
Oj genta ne ks spo bajke me i ul fmijt perpara deri 13 vjet pa marr parasysh a e kan ulsen e vet a jo .Kishe po i din shum mir ligjet ..Vitin e kalun prej gjermanis e qova djalin ne karrik perpara atje na kan ndal edhe tha ju japim denim se ktu qishtu esht ligji..E ne gjermani mundesh fmijn me ul perpara nga lindja normal me maxsikoz ose karrik...
Fitore S (8 vite më parë)
ktu kanad fmia prej 10 vjeqe ka drejt mu ul perpara suedi e di qe ban mi ul perpara vllau e marrke djalin e ulke perpara qishtu si ti jona ama mir ka kshillu njana nan me ble pasqyren edhe e sheh fmin.ni dit ktu ni prind e kish harru beben 6 mujsh nkerr o gjynahit kish vdek qa mu ka dhimt
Genta . (8 vite më parë)
Me maxicozi perpara ban me ulë, veq duhet mu siguru qe airbag asht i deaktivizun, edhe e lidh normal sikur mbrapa dmth anen e kundërt jo si karrikat e fmive,.. E kto ulset jan prej 9kg deri 36. Kshtu qe ska lidhje prej cilit muaji e vendos, se ki patjeter prej 1 viti, po kur ta sheh qe femiju rrin ulur, un prej muajit 8 kam fillu vajzen me ulë, se maxi cozi boll i pa përshtatshëm kur po rriten fmija.
(8 vite më parë)
Flm Jona po tutna tash edhe me provu tjer se djalit po i bahen si puqrra e po i pelcasin. ndoshta se ka prej pampersav me mire me dergu te mjeku se sjam provu deri tash, kurr sesht kuq djali, as se fshi me palloma gjeth e pastroj me uje. flm shume.
♥ Jona ♥ (8 vite më parë)
Rina une ne fillim ja kom perdore pampers e pastaj fillova me moltex dhe jom shume e knaqne edhe kane cmim me te volitshem.. asnjehere vajza nuk eshte skuq ama cdohere e lyej me pavloderm e ndonjehere edhe puder permbi..
(8 vite më parë)
te ju pyes mos te baj pyetje ekstra qfar pampersav po i perdorni per femijet se une i perdori 2-3 llojet me te mira pampers, diapers, can bebe po djali shume po bahet alergji jam ne hall se hiq ska pas problem me lekuren. Jona ma bej hallall qe tu perziva ketu.
♥ Jona ♥ (8 vite më parë)
Po i pash shume flm se nuk me paskan ra ne sy asnjehere..
Ina * (8 vite më parë)
Jona i posotva jon te muri im i ke
♥ Jona ♥ (8 vite më parë)
Ok faleminderit :*
Ina * (8 vite më parë)
Ku te duash spo di ku jeton nese jeton ne pristine ke ne ovs ne gorenje tash e postoj nje foto te muri hin shife ok
♥ Jona ♥ (8 vite më parë)
Ina cfare pasqyre ku ka me ble? Spasna pa...
♥ Jona ♥ (8 vite më parë)
Rina edhe kjo njehere me knaqii ishalla nuk ndryshon se me gjume e me krejt ja kom bo me orar qysh kom qef..
Ina * (8 vite më parë)
JO jona nuk bon me ule perpara e me fytyra nga ti ule mrapa e me fytyr prap mrapa edhe e blen pasqyren ja ngjet perball edhe ja shef fytyren te pasqyrja jote...
(8 vite më parë)
jona ndoshta qe e kom vendos heret, meniher mbas 7 mujve teper rrin mire ne vetur edhe une voziti qet, djali nuk ndihet. nuk lejohet me mbajt para sa e di une.
♥ Jona ♥ (8 vite më parë)
Flm shume nena.. vajza imw eshte shume mire njehere tamam per maxikoze (eshte edhe per kolice) edhe kur po voziti po e vendosi perpara e po e kthej me ftyr nga une se po e kom me lehte e nuk e di a eshte e lejueshme sepse disa po me thon sbon por nje dite e vendosa mbrapa po ka fillu i fut gishtat ne goje i lepin e i shkoj peshtyma e vete keq e i filloj kolli e pastaj me kapi stres deri sa gjeta parking u ndala e vendosa perpara se aty e shoh nonstop ja largoj duart prej gojes e shikon ndritare i lodhen syte e menjehere flen.. edhe karriken e ka po nje here vajza e vogel e me interesoj edhe sa muaj nuk i duhet ta largoj nga dhoma se pom nxen vendd haha ...amaa shume kom deshire me mesu ne karrike se kur nuk mesohen femijet ne fillim pastaj shume veshtire ...
Ina * (8 vite më parë)
Me 9 muaj djalin e kam ulur djalin e madh mendoj me 8 te uli ne karriken e vet djalin e vogel se maxicosi mezi po e zen tash qe ehste bere 6 muaj me duhet ta shy edhe 2 muaj me maxicosi
(8 vite më parë)
Jona una djalin kurre se kam vendos ne karrige per fmi sa shum behem pishman sot se nuk i rrin prapanics ne nje vend e kam stres kur e kam kete ne makine dhe vajzen kismet do ta ul sesbon por ti bej 8-9 muajshe
Fitore S (8 vite më parë)
jo maxikoza jem si livrit djalit se esht i ngjitun ne at bazen e vet baza livrit ama veq nese e livritim na se ai vet smun haha duhet me ja ble per ditlindje karriken tjeter
Lenaa .. (8 vite më parë)
Aha jo valla fitore un ja kum ble kur i ka pas 9 muaj me 10 kam fillue me qit sguxova me rrezikue se anen eh kundert ul i dhake me kam te vet aty te ulsja kerrit qe asht i i dalshin krejt eh maksikosa i livritke ne kerr tu vozit eheh se pak eh kam djalin te levishumm haha!
(8 vite më parë)
Jona une e kom vendos mbas 7 muajve se ne maxicos i delshin krejt kembet jasht edhe se kam pas maxicosen qe ben edhe per vetur. djali sot mi ka ba 10 muaj shume mire rrin ne ulesen e vetures.
Fitore S (8 vite më parë)
lena edje djalit tim i dalin kembet pertej haha po hala pe qes deri tja blej nja ma te madhe e me kthy me ftyr drejt si na qysh rrim se ky hala ka ne an te kundert poziten e te ulurit ne maxikoz e veq kerret mrapa pi sheh e pi flet ahha
Lenaa .. (8 vite më parë)
Jona un eh kam djalin 10 muaj e gjys kam fillue me 10 muaj me ul ne karrige se maksikosa asht deri 1 vit poo djalit tem po i bjen deri te gujt hahah sguxoj asht me lan beso kur eh qitsha maksikos qysh eh luhatke vet u perkunke hahah! Per bebe tane hala asht heret me majt ul spaku deri ne 6 muaj sban shum me mendue me lan ul..!
Vlora . (8 vite më parë)
Mbas 1 viti...
(8 vite më parë)
Mbas 1 viti jona,te max shkruan deri per sa kg jan, deri 13 me duket..
Fitore S (8 vite më parë)
per qfar karrike te vetures e ki fjalen e dashur.un djalin gati 1 vit mi ban hala maxikoz e qes nkerr

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?