Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Gjoksi
Pershendetje nena. Gjithe ankesa jam, hahah. Jam duke tentuar per shtatzani sic mund ta dini, por nese kete muaj ja dal te marr nje pergjigje pozitive atehere me duhet te mendoj pak per te ardhmen. Kam nje problem qe nuk kam maja gjoksi fare, jo vetem qe i kam te futura, por i kam edhe inverter (dmth ne ane te kundert). E them gjithe kete sepse ndoshta duhet te marr masa para se te jete vone e te vuaj me femijen. C'me sugjeroni te bej o nena nga aq sa dini ose keni degjuar?! Ju falenderoj.
Aura ♥ (8 vite më parë)
Aura ♥ (8 vite më parë)
Tuana, ma bere mishin kokerr e ma fute friken ne palce, hahah. Qyqja o zot ishalla s'ka thene zoti me heq kaq keq sa ti. Ehh kjo ka rendesi thuaj, te jene te shendoshe se te tjerat rregullohen. Flm e dashur!
Tuana&erina&rejan . (8 vite më parë)
Aura un i kom gjoksat ashtu qe skom maje hiq ama hiq qe gishtin munesh me shti... ne vajzen e par kom provu drejteperdrejt ne gji shanca ska pas pastaj me maje silokoni as me to pastaj me pomp i kom nxjerr ja kom dhan ja nisen mem qit gjak qe krejt u perzijke tani mrroki temperstur ethe mdulen si gjanrra e mjeku me tha qe u prish qumshti sguxon mi dhan pastaj tu marr nekcia o zot qka kom hjek vetem zoti e din. Vajzen e dyt skom provu ne djal mi dhan majat e silikonit po as nuk rrishin i pina kokrrat... hajt mos i shti vetit stres se qe un 2 qikat i kom rrit ne qumesht formul e djalin tash valla si drita jon e te shnosh... veq ishalla te gzon zoti me femi te shendosh.
Arta Blini (8 vite më parë)
Ke në barnatore koka silikoni. Të ndihmojnë për t'a nxjerrë qumshtin. Nuk është problem i madh. Edhe nëse e verën kur e prek se janë me kokë poshtë mos ke dert. Pastaj edhe pompa mund të ndihmojë t'a nxjerrësh kokën e gjirit.
Alea Morina (8 vite më parë)
Problem tjeter mos paq ishalla mbet shtatezen me nje bebush te shendosh dhe ne qoftese smundesh ta ushqesh me gji, e ushqen me qumsht formul mos e streso veten
Aura ♥ (8 vite më parë)
Hana, shume flm si fillim, por shiko, se di sa me kuptove..nuk eshte se jane thjesht te futura, une kur i prek arrij ta kuptoj qe maja e gjoksit eshte me koke poshte.
Hana M (8 vite më parë)
uroj te marresh nje pergjigje pozitive. Puna e majava te gjoksit apo thithkat nuk besoj se do jete problem, sepse ne shitje jane disa lloje silikonesh ne forme te thithkave qe vendohet te majat e gjoksit, dhe qendrojne pa problem sa here qe do te duhet te ushqesh beben. Bile i ke ne madhesi te ndryshme. Te shkofte mbare!

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?