Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Dasmat,synetitë
Ceremonia e dasmave, kanagjegjeve dhe synetive në Kosovë duket sa ka prekur kulmin e degradimit. Ato më nuk paraqesin notën festive e as gëzimin që ofronin dikur.

Ato janë shndërruar në një makineri të tmerrshme biznesi për sallat e dasmave, restorantet , estradat, grupet muzikore, këngëtarë të njohur e të panjohur, që më pak këndojnë e më shumë gërvallën në “zvuçnikët” gjigant të sallave kiçluksoze.

Vera në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e padurueshme nga vapa, fluksi i makinave, pluhuri dhe zhurma sirenave që paralajmërojnë dasma apo prerje speci. Dhe ato nuk kanë të ndalur asnjë ditë, asnjë natë, duke u shndërruar kështu në një kakafoni të tmerrshme në të cilën marrin pjesë pothuaj të gjitha kategoritë, injoranti, snobi, njeriu I zakonshëm , pseudointelektuali dhe intelektuali.

Pasi prishin disa here në ditë qetësinë publike të gjitha këto kategori bashkohen në një sallë të madhe, ku secili ulet në tavolinat e caktuara dhe fillojnë të hanë mish pule apo lope me hormone.
Muzika e lartë dhe gërvalljet me “zvuçnika” nuk të japin as më të voglën mundësi që të ndërrosh një llaf me mikun. Ata që janë të afërmit e nuses apo dhëndrit, e që sipas rendit janë të ulur në ballë te vendit, afër “zvuçnikave” do të përjetojnë dhunimin më të madh akustik , sepse lartësia e zhurmës është së paku pesë deri dhjetë herë më e lartë se decibelat e lejuar me ligjet në fuqi për mbrojtje e veshëve.

Më e tmerrshmja është se aty gjenden foshnje dhe fëmijë të cilët kanë një fragjilitet të theksuar të timpanit, veshit të mesëm dhe të brendshëm duke iu shkaktuar dëmtime të konsiderueshme kur kihet parasysh se ata marrin pjesë së paku në dhjetëra dasma brenda vitit.

Në pamundësi për te folur për shkak të dhunës akustike, dasmorëve nuk iu mbetet tjetër pos të hanë dhe të shikojnë në të gjitha drejtimet. Nën ritmet e muzikës me dominim tallava , ia nis vallja dorë për dore, formohet një rreth që sillet brenda sallës dy hapa para një prapa me një kadence rritëse dhe marramendëse. Më shumë se vallëzim kjo i ngjet një sfilate mode ku secili apo secila del më tepër për të ekspozuar fustanet, apo frizurat e paguara shtrenjte enkas për këtë mbrëmje.

Dhe pastaj vjen torta, vellëzimi i çiftit, fotografitë, selfijet, sofra ku tallavagjinjtë me cinizëm ulen dhe ia krisin kangëve patriotike që ia kallin « zemrën » dhe xhepin gurbetgjinjëve që shtyhen kush po qet pare ma shumë nga dehja patetike. Dhe kjo skemë përcillet pothuaj dasëm në dasëm, vend për vend, vit për vit.
E gjithë kjo i ngjan një teatri të absurdit ku ti gjendesh me dashje apo pa dashje, dhe ti e duron këtë dhunim akustik, vizuel dhe financiar sepse të ka ftuar daja, nipi, vellau, miku…

Nganjeherë mundohesh te gjesh shpëtimin në tualet sepse jasht mund te ftohesh nga djersitja. Por edhe aty zhurma nuk të len rehat.

Të lutem Bal , mos më thirr në dasëm të tillë.
Kam vendosur të mos vijë !
(8 vite më parë)
Ermira E (8 vite më parë)
Secili dasmen e bene me mundesi te veta me pare te veta ashtu qysh din vet me dijenu te vet. Ti qe dush shko qe sdush rri. Edhe une nuk jame marak hiq se nime zhurem e madhe ama i zoti dasmes ashtu do ashtu let vepron. Nuk caktohet kategoria e njerzve ne dasem secili kemi ne familje intelektual e paintelektual e lloj lloj ata qe jane tjere sbehen per dasem. Ktu e kem shume kollaj qe do me shku shkon qe sdo rri. Tash kush spo hidhrohet pse si shkove. Veq e konfirmon me tel qe nuk shkon edhe u kry. Edhe fustanet frizurat me mundesi me marak. Dikush marak me kcy me ba qef knaqet shkrihet hahah qefi njerit. Une spo tham se mpelqejn ama edhe si gjykoj. Femijen si kisha leju at zhurem po femija tyre jane. A per syneti mire the mami nitit pa pik marre e bajn kete muhabet gra e burra flasi kete tem a sdi si kuptoj.
Ornela Nela (8 vite më parë)
Ardi Anna .. Ato femra qe ekspozohen n jet t perditshme ekspozohen si n dasma si n c do vend ndersa ato femra qe nuk ekspozohen vishen si zonja edhe neper dasma..... dasma se ndryshon askend .. ato qe jemi paraqitemi si me dasem si ne shpi si ne rrug
Ardi.anna (8 vite më parë)
Valla boll mire e ki, bile sja ki shti edhe do rende text, kutijat per me qit pare boll katastrof, toret kutija para se me ja dhon doren musafirit per mireseardhje, grate vec tu shty me njona tjetren kush u ly te sellma kush te edona... etj etj e n cilin butik jon vesh, nje darsem nje investim 300 eu minimum... krejt jon tranu mka ra mall me shku nd arsem e me pa fustana te mirefilte te bukur mendafshi e jo xixa xixa tyla qe zbulojne shume pjese trupi..... femra qe dojne vemendje....
Mmije R (8 vite më parë)
Sun nejta pa komentu kur kam me bo djalin synet jeni te ftuara krejt kem me shkru bile nje urim nga shoqet e portalit vallen e mer avda
Ornela Nela (8 vite më parë)
Avda s jam fare dakort per ket shkrim... Veq ne dasem qe s kalohet keq.. Shyqyr zotit dasma me ftesa esht kujt si pelqen mund te rrij ne shtepi...Dasma kto gjera ka veshjen e mir frizuren ushqimin muziken se per qejf po behet...Te gjith hedhin para aq sa kan mundesi.. po hajt se nje jet kemi s do rrim veq te mbyllur ne shtepii e te mbajm zi pa pas nevoj.. C do lek qe fitohet do shpenzohet s do marrim asgj me vete veq ishalla shpenzohen ne raste gezimesh e jo ne raste semundjesh e hidherimesh
*** Buna *** (8 vite më parë)
Oj flora bile kjo avda e kall aty pari,vallen e hjek e para me mindil.
Mami D (8 vite më parë)
Al Te.metaj kushedi sa mundohesh ti gjejsh keto tema te kota dhe ti postosh qe te arrish sa me shume komente,por me vjen keq se nuk mund te ja arrish qellimit,thua se ti nuk shkon asnjeher neper darsma e i nencmon ato qe shkojne.
(8 vite më parë)
Met then te drejten ne disa raste shum e vertet esht ajo qe esht shkruar i ka hup lezeti i darsmes veq maltretim po te hysh ne dasem te duket njejt si ne ndonje kafe je hy ku cullakhanja osht ne nivel aq te lart sa qe te vje marre me i qu syt lart duhesh mi mbajt veq ne tavolin e sa per synetija un shum i urrej edhe hiq truni sma kap se si munden njerzit te bej festim per qka per syneti budallak per ni tpremje te organit intim tmerr tmerr e sa per femij te vegjel shum tortur per femij aq te vegjel me mar pjes ne kto gjera por nganjeher kur te qellon ne shpi fmija osht prezent nuk ke qfar ben por kush mundet me i shmang femijen nga kjo tortur osht shum e mir tpakten sa esht shum i vogel edhe diqka dua te shtoj ndoshta dikuj sdo i pelqej komenti im por po e them realitetin darsmat tona nuk ngjajn aspak me traditen ton krejt po ngjasojn me darsmat e turqve original as nje dallim skan mes veti tu e nis nga veshja nga grimi e deri tek muzika e mnyra e vallzimit ska as nje pik dallimi kshtu qe nuk mund te themi qe esht tradit e jona kto lloj dasmave e synetive sido qoft e drejta e te gjithve esht te bejn siq dojn vet
Kl&kl . (8 vite më parë)
Apapappa...qka ka te bej vapa madhe me dasmat,ose mishi me hormone qe e han njeri qdo dite,ose bebet ne dasma nuk eshte patjeter e plot kotësira te shkrurara...dasmat dhe synetit kan qen dhe jane tradit e jona pa marr parasysh i pelqej dikuj ose jo,edhe mu personalisht nuk me pelqejn aq po as nuk e gjykoj askend.shkoj te rrethi i ngusht familjar po jo me fmijet nese kam Ku ti Le ose rri ne femijet ne shtepi...e organizimi mvaret krejt prej mudesive.
Aura ♥ (8 vite më parë)
Me shume paska folur per shkencen e akustikes...po tani normal qe do kemi probleme te ketij tipi se po shkon ne dasem e jo ne mort. Shkrim tipik i dikujt qe di vetem te ankohet, e qe shikon vetem te keqen edhe aty ku ka te mire. Zhurma dhe muzika e larte thote..sa kot! Keto pra jane traditat tona.
(8 vite më parë)
Shum e vertet sosht met me shku kerkun..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?