Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kam gjakderdhje
Përshëndetje nëna të palodhura. Dua të ndaj me ju një shqetësim. Ndoshta do të qetësohet përmes këshillave tuaja. Dje kisha pak gjakderdhje ngjyrë kafe. Jam shtatzënë gati 14 javëshe. Isha në spital, me shikuan në ekografi. Më thanë se gjithçka është në rregull. Placenta është mirë e ngjitur për mitre. Bebi është mirë i zhvilluar. Dhe u ktheva në shtëpi. Por prap sot pata njëjt pak të kafta dhe jam bërë shumë merak. Në spital me thanë është normale. Por kam shumë frik se po e humbi bebin. Mitra me rrin e fort. A ju ka ndodhur ndonjërës dhe çfarë keni bërë ju lutem.
Arta Blini (8 vite më parë)
Arta Blini (8 vite më parë)
Faleminderit shume nëna të dashura. Më besoni se këto komente më kan qetësu shumë. Zoti ju rujt ju dhe bebushat, se njeriu paska nevojë për një këshillë të dikujt që ka kaluar nëpër këto situata. Shume e stresuar isha nga frika që po i ndodh diçka bebit. Ju përshëndes.
Inaa Ari (8 vite më parë)
Une kam pas sekrecjone kafe 3 muajt e par rresht pastaj jo me.E rendesishme esht beba me qen mir.Shtatzani te mbar
Anob . (8 vite më parë)
Arta mos u shqeteso jan normale . edhe un nga java 12 deri 15 kisha po thuaj cdo 4 dit pal gjakderdhje ngjyre kaf fhe shkova per kontroll me than jan pastrime te mitres . tani jam ne javen e 33 dhe jam shum mire
Dritaaa .. (8 vite më parë)
jo arta gjithqka asht ne rregull me vajzen si moll e kom ????
Arta Blini (8 vite më parë)
Faleminderit shum drita dhe teuta. Shpresoj që të paktën bebi të zhvillohet siç duhet. Po marr dhe magnez, ndoshta më ndihmon pak. Drita a ka ndiku diçka në fëmijë. Teuta uroj te shkoj mirë deri në fund shtatzënia.
Teuta Sefadini (8 vite më parë)
Arta un jom ne javen e 25 edhe po kom edhe gjakderdhje nganiher edhe kontraksione po spo kom qka me bo jom tu perdor utrogestan edhe mjekja mka thane me pushu sa ma shume po spo muj se spo ki qare pa u qu per diqka diqka e kshtu qe ishalla edhe ti se ki shume serioze gjendjen ama perderisa te thojn mjekt je mire ski qa me u brengos se qka e ka shkru zoti bohet
Dritaaa .. (8 vite më parë)
po shum jer me ka ndodh tkem sekrecion ngjyr kafe ne shtatzani edhe mua me kan than asht normale edhe sjam ba merak kjo shumicave ju ndodh bilem nje her tamam gjak kam pasur dhe me ka than ne regull gjithqka asht

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?