Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rritjen e saj s'ia fal askujt!
Rritjen e saj s’ia fal askujt!

Fëmija rritet shpejt. Shumë shpejt. Ma shpejt se ajo “shpejt” që ti e mendon. E ma e keqja/mira e kësaj pune është se fëmija rritet veç një herë.

Punën, shkollën, ndejat, shëtitjet, kafet, shoqërinë, krejt mundesh me i stopu për një kohë e me ju kthy prap. Krejt presin. Krejt munden me u jetu, e me u arritë në mënyrën ma të mirë të mundshme edhe pas disa muajve/viteve. Por, ama fëmija që e ke sjellë në jete, shkon veç njëherë këmba-doraz për herën e parë; veç një herë kapet e çohet në këmbë për herën e parë; veç një herë në jetë e ka “lugën e tij të parë”; veç një herë në jetë mundesh me i pa “hapat e tij të parë”; veç njëherë në krejt jetën tënde mundesh me ia dëgju për herën e parë “fjalën e parë”. E ma e rëndësishmja e krejt kësaj, për të mos thënë në mënyrë absolute, shumë nga ajo se çfare ai/ajo do jetë nesër, varet nga ajo periudha e jetës së fëmijës të cilës shumica i referohen me “hajt se i vogël, ça din ky…”.

E di, ka plot nana që nuk e kanë “luksin” me qëndru në shtëpi me pa fëmijën e vet tu u rritë. Jeta i nxjerr jashtë shtëpisë ato, dashtë e pa dashtë. Por, sa njoh të tilla, fatkeqësisht, ndoshta veç ma shumë kam njoftë nga ato që me kanë thanë “eh budallica, leja vjehrrës more, se fëmija rritet…”.

Rritet, e vërtetë që rritet. Ama, rritet veç një herë. E rritjen e saj nuk ia fali kërkujt. Nuk ia fali, as nuk e ndërroj me asigja të kësaj bote.

E di që gjithcka që synohet seriozisht në këtë jetë, arrihet. Ma ka dëshmu jeta, se në çdo devotshmëri ka shpërblim. Ama, për mua, çdo arritje tjetër është e pavlerë, nëse për atë që e solla në jetë me vetëdëshirë (pa lutjen/kërkesën e saj) kam dështuar të jem njeriu që duhet të jem.

P.S. Rreshtat e mësipërm i kam ruajtur që t’ia lexoj vetes kur lodhem e bahem nervoz nga 15 dështimet e mia rradhazi për ta vënë atë në gjumin e natës. Ose edhe atëherë kur dështoj të mbush barkun e saj me llojin e tretë të ushqimit të përgatitur për të njejtin vakt. Ose, ose, atëherë kur ajo çohet në ora 3 të mëngjesit dhe e presim bashkë lindjen e diellit.

Autore: donjeta zejnullahu pllana, nana e duas

Ndjekëse e studimeve të doktoraturës në marketing
Egzona J M A (8 vite më parë)
Deni Den (8 vite më parë)
Shume shkrim i bukur dhe i vertet.Kam zgjedhur nje profesion me orar jo te gjate. me pushime lindje te mira dhe jam e lumtur , edhe pse kam peng qe ndonjehere jam merzitur dhe nuk e kam bere 100 % si duhet detyren time me gjithe perpjekjen max .Por femija ka nevoje per kohe me to me teper se per lek per to dhe kjo eshte baza.Zoti na i rujt te gjithve femijet jane bekimi me i madh ne jete jete.
Arta Blini (8 vite më parë)
Kur mbeta shtatzënë isha në vitin e dytë të fakultetit, gjë që e kisha primare. Kur lindi vajza ime ishte prioritet për gjithçka. Lash ligjëratat e vitit të tretë dhe të katërt. Shkoja vetëm në provime. Me ra dhe nota mesatare që e kisha shumë të lartë. Dhe nuk pe dohem kurr. Fakultetin prap e kreva. Pas lindjes së vajzës së dytë fillova punë në profesionin tim dhe pas dy muajsh e lash punën kur pash se vajza mu dobësua dhe i humbi ritmi i jetës. Edhe pse kishim nevojë edhe me shumë për lek sepse me ardhjen e një fëmijë rriten shpenzimet. Por unë jam krenare qe i rrita fëmijët e mi me duar të mija. Dhe tani pres engjëllin e tret të më vijë pas disa muajsh. Faleminderit o zot për mirësitë e tua
(8 vite më parë)
Shum shkrim i bukur dhe motivues ishalla so doti ti kem me jet e ato qe nuk kan tju fal zoti sa me shpejt
Baby Baby (8 vite më parë)
te pergezoj per shkrimin,shum i bukir.Nga nje dit shume e lodhur me 2 femij,kur e lexova shkrimin sikur u clodha si te kem fjet tere naten,bravo.
Mmije R (8 vite më parë)
I faliminderohem zotit merem me femit 24/7 kur sja la kujt me u kujdes per fmin tim se shum shpejt riten aq shpejt sa qe dhe vet se mer vesht shkrim shum i bukur
**mah-babies* * (8 vite më parë)
Shkrim shum i bukur...
Rezi Rezi (8 vite më parë)
Faleminderit egzona,me ndihmove te ndjehem me mire pas gjithe dites plot lodhje me 2 femije
Tanna . (8 vite më parë)
Shume e vertete e shume e bukur qdo fjale e thene per femiun. Mu befasu val la me disa femra qysh po e perceptojshin jeten! Une shume vjet nuk kam por kam dal shume e kam punu nje pune bajagi te mire e me pergjegjesi te madhe / lodhje e shperblime. Lloj lloj ndjenje ne kete jete, por puna/ ndjenja ma e mira ne jete ish femiu. LUTEM shume qe qdo femer qe e ka synim e deshire ta perjetoj. Puna ma e vshtira po ma e mira ne jete. E kur shoh qisi femra qe sdi pse e ka bo fmin, a me ja rrit tjert, a veq sa mos me lshu burri a sdi as vet nuk I kuptoj, befasohna shume. Kerkon ma shume se nanen teme nuk e dua po edhe asaj kom hezitu me ja lan djalin kur ka qen smut e per 10 dite pagjumesie per ore te tera prap skom mujt me dal ne dhome tjeter e me lon femin vet. Ahhh emrin nane qenka I shenjte, gjith e kam dite por Tash e kom kuptu tamon.
Mami Eneses (8 vite më parë)
Ma shaa all a h shummm mka prek
Romela Bare (8 vite më parë)
Shume e bukur

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?