Tung nena , a ka dikush qe mundet me mnihmu si e beni pastrimin e maqines se teshave e diqe duhet mi qit sod buke po nuk pe di sakt ...se ka fillu me i ardh nje er e keqe ...
Laurel une e u huazova kete shkrim prej interneti .....
Në pjesën ku hidhet detergjenti i rrobave hedhim një përbërje prej dy lugë sodë buke dhe gjysmë gote uthull.
Mbyllim derën e lavatriçes. Vëne rregulluesin e temperaturës në temperaturën më të lartë dhe zgjidhni ciklin më të gjatë të larjes që ekziston në lavatriçe.
Lëreni lavatriçen që të punojë deri në fund të ciklit të pastrimit, soda dhe uthulla do ta pastrojnë dhe dezinfektojnë në tërësi pjesën e brendshme të lavatriçes.