Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A merret vajza 7 muajshe në dasëm?

Kam vajzen 7 muajshe, ne sezonin e veres shkojme per pushim ne shtepi sepse jetojme ne Europe. E kam nje hall te madh sepse vjeherra sa here qe del ne kamere, nis duke i thene vajzes te kam ble nana fustan per ne dasem, po me pregadit mue dhe burrin qe ta mbaj vajzen ne dasem mos ta coj te nena jeme, une i thash qe ne dasem femija vuan malltretim eshte per femijen, por ma beri jo do ta mbajme ne krahe ne gjithe nga pak. Vajza ime eshte mesu jo me shume nejrez ajo don qetesine e vet. Dasem kemi ne shtepi, martohet vellau i burrit dhe dasem bejne 1 jave thuajse, kemi plot dasma. Dimrit pse nuk kam shku ne shpi nuk na ka lene rahat sa here dilte pse nuk vini ejani, se ka pare vajzen askush. 2 muaj jemi zene pa ndaluar me burrin na ka shti grindjen shume. Kush merr rrugen e larget te shkoj ne shpi vetem pse njerezit nuk e kane pare bijen time, kush u dogj, kujt i dhemb femija ime hmmmm. Ne tel i thote burrit tim qe vajza e madhe eshte me nuk qan me ajo duron, une e kam degju se kam qene afer tij. Kam shume frike mos ma mundojne vajzen, nuk dua ta mbaj ne dasem, aq jam e shqetesuar sa qe kur me kujtohet shprethej ne lot, barku me vlon nuk mundem te kontrollohem nga merzia qe e kam. Burri me tha nese ua merr, do tjua prishesh qefin qe nuk di cfare do behet. Nuk di sinqerisht kujt ti drejtohem per nje mendim te me jape. Ju falenderoj nese me sygjeroni dicka.

Jeta . (12 vite më parë)
Anisa Durres (12 vite më parë)
E para e punes bebi nuk vdes pse shkon ne darsem, dhe nuk ke pse behesh edhe aq merak se per femijen tend pyetesh ti dhe burri juaj. Rregulloj punet me te dhe mendoj se mjafton ske pse e ben skandaloze. E dyta nuk ju kuptoj fare disave ketu qe flasin aq te mllefosura kunder vjehrrave sikur nuk keni edhe ju nena qe mund te behen vjehrra ose sikur ju ne nje te ardhshme nuk do te viheni ne ate pozit. Do te thuani ju, jo se nena ime ose une nuk do perzihem si vjehrra ime. Ku e di ti ndoshta nuses keshtu i duket dhe nuk ma do mendja se ndonjera do ti\'a deshiroj nenes nje nuse kesisoji ose vetes se vet. Jeta J te jesh e sigurt se asnje nga ne ketu nuk e duam bebin tende dhe nuk ja duam te miren me shum sesa gjyshja e bebit respektivisht vjehrra jote. Nese ajo e ka gabim ateher mundohu ti\'a sqarosh se pse nuk ke deshir ta mbash aty gjat darsmes. Shnet...
(12 vite më parë)
kunata ime e ka pas djalin nje muaj kur e ka martuar vellaun, edhe qaty me tupan i kane ra sa kane mujt edhe send sja ka gjete, i ka 4 vjet eshte si drita
(12 vite më parë)
nese don me mbyt vajzen, merre ne dasem. nese dasma eshte ne shetpi dhe jo ne restaurat atehere diten mbaje ne shtepi ne dhome te mbyllur jo tek krushqit. futi pak pambuk ne vesh qe te mos degjoje zhurmat. ne mbremje dergoje tek prinderit e tu, rruga me e mire per ty edhe per vajzen. shikoje ti femine se nganjehere as burri nga ndikimi i nenes nuk din se cfare bene as cfare flet, fjaloseni pak po e kalueshme. kam pas me mijera raste te tilla une. ne fund dije qe do dalesh fituese perkunder te gjitheve qe japin mendimin e kundert. nena gjithmone ka te drejte-instikti i saj eshte gjithmone udhezimi me i miri per femijen e vet sido qe te jete ajo e keqe per te tjeret apo edhe e mire.
(12 vite më parë)
Une po te tregoj pervojen time, per tja bere qefin vjehrres jam shku ne nje darsem ka vellezerit e saj, kam vesh veshje tradicionale, vajzen e kisha ne gji, ooo cka kam hek, vajza u trulav se sishte mesu ne zhurma te medha, ma lypke gjinin, e une isha e veshur me dimija :)...pastaj vjerres sime ju dashke me vrapu me kqyr vajzen time...kshtu qe kerkush nuk u knaq...veq u nervozuam te gjithe :)))...ti mundesh me marrme vete 1 ore sa me pa te tjerte meqe ju paska bo merak asaj...por edhe burrat e kan zor, se ate prind, e ty bashkeshorte...po duhet me gjet nje kompromis!
Luis Luis (12 vite më parë)
jeta edhe une te kisha preferu te mos e marresh ne dasem ma mir qo te nena jote edhe ajo kanqet me te dhe ti je ma e shlir poe dhe vajza jote esht ma e qet edhe une veres kam me shku ne ks deri ateher djali mi ban 1 vjeq kam te familja e burrit darsma i kam then djalin kam me dergu te mama jeme e dashur ajo muzik neper dasma neve te rriturve po na e prish kryt le ma bebes
Naza (12 vite më parë)
Po me doket qe vec te na shqiptaret perzihen vjehrrat kaq shume, sdi pse???????????????!!!!!! ani do do qe as dhembet e vet nuk i lajne e ju vjen era perrrrrqqqqq kishe po perzihem na cka eshte mire per nipa e mbesa, shume popull interesant jena! Valla drejte me te thone nje gjyshe boll te menqme e kom pas, kurre ajo as ne dhome te fjetjes nuk i ka hi nuses se vet e le mo najsen tjeter, ska pas shansa kurrrre. Te na shqiptart veq nalu e kqyr hatallak, xhelozine e shprehin ne menyra te ndryshme veq me te plas ty, krejt me paramendim i bojne, po ne keto raste vec duhet me kesh, mu bo kishe spo ma nin!
(12 vite më parë)
pershendetja jeta, motra ime ka qen e detyruar ta marr vazen 6 muajshe ne darsem, kur e kiste ne sall ivendoste disa pambuk per beba ne vesh per mos me i pengu muzika, pastraj pasi qe u njoh me te ftuarit e mori nje dhome hoteli dhe gjate gith kohes qendronte dikush me te.eshte maltretim por kur je e detyruar kjo eshte e vetmja zgjidhje
Deni Deni (12 vite më parë)
Besoj se nuk eshte e drejte, te marresh nje femije ne ate moshe ne dasem, pasi ajo nuk eshte nje shetitje 1 apo 2 oreshe por jane ore te tera, ambjenti i renduar, kontakti me shume njerez besoj se nuk eshte mire per shendetin e foshnjes, mua me rastisi te kisha nje dasem kur kisha djalin 8 muajsh, aty ishte e ftuar dhe nena ime, ajo eshte detyruar te mos shkoje per te qendruar me djalin ne shtepi per te me bere qejfin mua, qe te shkoja dhe une te argetohesha me te tjeret, E mira eshte te bisedosh qetesisht me burrin duke ja shpjeguar se se pari eshte e rendesishme shendeti dhe qetesia e femijes, te uroj ta zgjidhesh kete situate pa qejf mbetje. gjithe te mirat
(12 vite më parë)
pershendetje Jeta,edhe une mendoj si Ritusi,sa me me butesi fol me burrin beje te bindet se nuk eshte mire per vajzen qendrimi ne ambijent dasme.e burri vet te thot kur te vije koha e dasmes se duhet ta cojm te nena jote vajzen,ka shume njerz,zhurme...ti me vjerren mos u kap me fjale aspak,ben politike pak.as mos i thuj se duhet me cu te nana jeme,as se nuk i duhet fustan per darsem.rri qete para asaj,por me burrin bisedo qete dhe me fakte foli.nese e bind burrin per te tjeret hiq mos u merzit.
Mendimja (12 vite më parë)
Pershendetjet e mia, Jeta une mendoj qe nuk eshte ide e mire ta marresh bebin me vete ne dasem, dasma i lodh te rriturit le me te vegjlit, por arsyeja kryesore eshte zhurma e madhe, muzika e larte mundet me qene me pasoja. Une kam lexu qe mundet me ja demtu timpanet e vesheve tek bebi. Prandaj, nuk me duket ide e mire. Une asnjehere nuk e kam marre beben time, as tani qe eshte rritur. Nuk eshte dasma vend per tu kenaqur femijet. Te uroj gjithe te mirat, prape se prape zgjidhja eshte tek ti, dhe jo tek vjehrra jote, ti e ke ne dore.
Eda 1 (12 vite më parë)
E dashura Jeta, une e kam marr per here te pare djalin ne dasem kur i ka pas 5 jave, vetem qe vjehrra donte ashtu, ama 6 ore femija vetem ka fjetur, pastaj e kam marre kur i ka pas 2 muaj, dhe te fundit 3 muajsh. Femija ka qendru afer meje, kur vallezojsha une u kujdeske burri per te. Por te ti eshte problemi tjeter se e ke dasmen ne shtepi dhe ndoshta te duhet te sherbesh apo te kujdesesh per te afermit keshtu qe ndoshta nuk mund te merresh me vajzen, por ne anen tjeter kuptoj edhe ata se ndoshta kane deshire edhe pse per ne nenat e reja eshte absurde t'a marresh femiun ne dasme. Ndoshta vajza do te rrije rehat dhe do te kaloj si eshte me se miri, mos u nervozo vetem kujto sa e sa femije jane rritur ne dasma. Ne nuk kemi cfare t'i bejme vjehrrave dhe grindemi me burrat tone, gje qe nuk eshte ne rregull por shpirt eshte ky diku po duhet te zbrazesh. Une ta tregova pervojen time qe bebi ka kaluar shume mire, pra nese ti nuk do kurrrsesi ta marresh atehere thuaj qe eshte semure qe 2 nete ska fjetur etj, etj. Te uroj cdo te mire ne jete.
Ritusii (12 vite më parë)
Pershendetje Jeta. Femiu me se shumti ne dasma semuret, mirepo mundohu te jesh e permbajtur, duhet te bisedosh qete me burrin tia sqarosh qe femiu me se shumti ne dasma semuret se ka shume njerez, shume fryma, dikush pin cigare, e shume gjera tjera dmth hallakam shkon. Oj zemer do vjeherra qishtu e kane zakon, veq me destabilizu dikon, mundohen me hi midis mishit e thonit, po ti paraqitu e permbajtur, mos bir ne gracke se edhe ti vet po thu qe jau ka shti grindjen shume. Valla do burra qishtu qe bohen kishe sbon kurqysh me ja prish nanes se bohet kijameti, bash nerva po me shkojne, funi funit qika loder nuk eshte. Te pershendes.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?