Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pirja e duhanit

Pershendetje nena, jam e martuar, kam femije. Kur kam qene vajze e kam pi cigaren por kur u martova burri nuk e don asesi duhanin, kur ishim te fejuar nuk e ka dite qe e pije sepse ka qene atehere koha ku skemi dale me njeri tjerin as telefona skemi pas, familja na ka feju i ka tash 15 vjet prej atehershit e pije tinez ka 3 4 cigare ne dite dhe njehere i kam thene qe kam merak ne cigare, me ka thene me dite qe e pin duhanin nuk jeton me mua, ndahem me ty, e mua me pelqen ta pije jo shume por nganjehere e po kam frike qe mos po ma ndin eren ndonjehere e atehere ose burrin ose duhanin duhet ta zgjedhi, po te ishit ne vendin tim cfare do te kishit vepruar? Me ndihmoni nena te dashura se edhe ne per qef se pije po spo mundem me ndejt pa to! Faliminderit.

2468 (12 vite më parë)
Xhoni (12 vite më parë)
Une mendoj nga sondazhet qe kam degjuar edhe jashte shtetit se duhani tek femrat nuk pelqehet sepse historikisht ka qene nje zakon qe e perdornin kurvat per te eksituar meshkujt personalisht femrat qe pijne cigare jane kurva dhe nje grua kurve nuk mbahet keshtu qe martesa edhe sikur te kete 100 vjet nuk shkon gjestet mashkullore nuk mund te praktikohen nga femrat dhe ato femerore nga meshkujt ky eshte nje gjest historikisht mashkullor.
Eda 1 (12 vite më parë)
Pershendetje, une per vete nuk e konsmumoj por bashkeshorti im po, ne fillim nuk me ka pelqyer por tani nuk me pengon aspak, kur isha shtatzene burri e ka nderprere duhanin, por ai asnjehere te vetme nuk e pi brenda ne shtepi edhe nese eshte -15 grade ai cdo here e pi ne ballkon. Por atij nuk i pengon nese edhe une e konsumoj, ne familjen time e kane pire babi dhe mami, babi e ka nderpre per shkaqe shendetesore por mami jo sepse e ka punen stresuese. Njoh nje te aferme time, burri i saj as qe donte te degjonte per cigare, por ajo gradulisht kur vike tek ne nje pasdarke me mamin, dhe keshtu filloj avash avash, ndersa tani ai ja blen hahaha. E dashur mos u brengos duhani nuk eshte tradheti e as pune e keqe, secili njeri i ka te mirat dhe te keqijat, normalisht se as burri yt nuk eshte perfekt keshtu qe filloja ngadale, dikur do te mesohet, nuk besoj se rrezikohet martesa per cigare edhe nese i pin 2 pako ne dite, deri tani ne lidhjen tuaj eshte krijuar besimi, respekti dhe dashuria dhe asgje ne kete bote nuk mund t`a prishe kete e sidomos familjen, prandaj me mire eshte t`ja fillosh ngadale se ta pish fshehte. Besoj dhe shpresoj qe burri do te te kuptoje dhe martesa juaj do te jete e mbushur me shume dashuri. Cdo te mire.
Jeta Jeta (12 vite më parë)
pajtohem me olsen dhe alketen,as nje njeri nuk eshte perfekt,te gjithe kemi teket dhe veset tona,qofshin ato te mira apo te kqija,dhe mendoj qe ate qe e don,duhet ta duash ashtu si eshte me te mira dhe me te kqija,une per vete e pi duhanin,ndersa burri im jo,sa kam qene shtatzen mu pat gerdit,dhe ate dite qe kam ardh te shpia qe kam lind e kam ndez prap,pasi vajzen nuk e kam ne gji.
(12 vite më parë)
une nuk e kuptoj, se si smundet me kuptu dikush ose me toleru dicka te bashkeshorti, une nuk e pije, as bashkeshorti, mirepo as nuk me kishte pelqy me pi aj. por krejt cka dua te them, une mendoj me mire eshte me akceptu diken edhe me dicka qe ste pelqen, sesa me u detyru me mbajte sekrete nga jeri tjetri. une dhe bashkeshorti im kemi ndryshuar dhe kemi akceptuar shume gjera per shkake se dashurohemi
(12 vite më parë)
Pajtohem me Alketen plotesisht...te njejtin mendim e kam edhe une, gjate fazave te ndryshme te jetes, ndodhin ndryshime, qofte emocionale, qofte fizike, me u nis prej ksaj, duhet shume qifte me u nda...me nis me ia bo qejfin burrit 100% duhet meniher pas lindjes mu bo manikene hahaah...mu dok gjithmone seksi, po kjo nuk ndodh si me magji, duhet kohe...e shume gjera te tjera... Kur kam qene beqare e kom konsumu edhe une cigaren, fshehtas familjes, diqysh me knaqke kjo ndjenje :).. kur e njoftova burrin tim ai nuk e konsumonte, po e ndezke me mua per tme bere shoqeri, edhe kur u martova e vazhdova, pastaj kur planifikova me mbet shtatzane, e nderpreva, kjo ka vazhdu deri sa e kom nderpre femijen prej gjirit...pastaj prape e kom konsumu, po gjithmone ne mase te vogel, prape e ndepreva ne shtatzanine tjeter dhe vazhdoj mos ta konsumoj sepse e kam beben ne gji, po kur te kryhet ky proces prape ndodh qe e ndezi,thjeshte per qef, megjithse po ndihem shume mire pa te, me e paster, se era e cigares po te hyn ne rroba ne floke...ju pershendes te gjithave!
(12 vite më parë)
Une e konsumoje cigaren, por burri im ka qene ne dijeni per kete gje qysh para se me qene bashke me te. As burri im nuk e pin. Secili njeri ka vese, teka, deshira te veta. nuk mendoje qe per ti pelqyer burrit apo dhe qe te jesh mire me te domosdo duhet qe ti te jesh 100% perfekt sipas deshires se tij.secili individ eshte njeri ne vete dhe ka karakter te vecante. ti per ti pelqyer bnurrit duhet te jesh 100& vetvetja jo qe te maskohesh sepse maska dikur hiqet e atehere do kesh probleme te medha. tere jeten asnje njeri nuk mund te shtiret si nje person tjeter po dhe eshte veshtire shume. ti ke bere gabim te madh qe nuk e ke biseduar kete qeshtje qysh diten e pare qe je njoftuar me te.por tani une mendoje qe kete eves stendin ta hedhesh ne shesh por gradualisht jo te bombardosh burrin me nje gje te tille papritmas. ndeze nga nje ne te rralle me shoqe ose me ndonje te aferm kur burri eshte prezent neseqofte se nuk deshiron qe ta nderpritesh ate.
2468 (12 vite më parë)
Faliminderit per pergjigje, oo nuk ekam ndermen ta prishi martesen per cigare, nuk thash qe dua te ndahem nga burri per cigare, por cfare beni ju qe e pini dhe si reagojne burrat e juaj? Flm.
(12 vite më parë)
Duhet ta dish qe, nese i pin 20 cigare ne dit mund te llogaritesh i mvarur prej saj, por 3 cigare ne dit jo.Ti mendon qe je e mvarur se te ka mbet ves dhe kur ske cfar ben e ke ate si clodhje si relaks,por ne vend te cigares provo te hash ndonje mastik ndonje embelsire qe te pelqen, zevendesoje.Shum rrezikon sepse cigares i bie era M... me respekt per gjith ju qe e lexoni, prandaj ska shanc qe ndonje dit mos zbulohesh. Sa lexova ketu komente nga nenat tjera, te gjitha jan per ti then jo cigares, edhe un nji jo te madhe te jap, familja eshte e shenjte mos e prish rendin e jetes me doren tende.Shpresoj te kemi ndihmuar sadopak duke te tregu cfar eshte e drejt te behet dhe jo cfar kemi qefe, se qefi paguhet shtrenjt ndonjehere.
N. Thaqi (12 vite më parë)
Pajtohem edhe unë me Floa Gra,për të mirën tënde që të jesh me burrin tënde është lërja e duhenit, unë për veti këtë do e kisha bërë.... uroj që të vendosesh përgjigjien e duhur për martesën tënde
Teutta M (12 vite më parë)
Une per vete as qe isha mund ta qes neper mend se cilin me zgjedh, me len cigaren i ben 2 te mira, dhe vetit edhe burrit. Beje per hater te familjes tande, eshte veshitire ta lesh po kur te jesh e vendosur dhe te ja besh vetit qellim, me siguri qe nuk do ta pish me.
(12 vite më parë)
pershendetje,une mendoj se burri yt dyshon se ti e pin cigaren per arsye se nje person qe nuk pi duhan e ka shume te lehte te e ndiej eren e keqe qe ngjitet ne rrobat tua dhe ne dhembe.mendoj se ai pret qe ti vet ti tregosh se e pin.nuk jane 15 dite po 15 vjet dhe eshte e pamundur te mos e ndiej eren e duhanit!!!!!!sa per ndarjen,ka llojlloj karakteri.dikush don vec ta frikesoj gruanne kete menyre e dikush e ben mendjen tek.
Albi (12 vite më parë)
Pershendetje 2468 edhe une e kam pi duhanin jo qe e kam pi po e kam hanger gati edhe burri i jem nuk e ka pas marak hiq gjithe i ka pengu gjithe mka thane duhet me e lan e mka thaen qe nese vazhdon keshtu keq i ke punet me mu atehere une mendoja qysh me ja ba pa asnjanin nuk muj me jetu e tash qe 1 vjet e dy muj e kam lan burrin e kam pas larg tuj punu e kur kam fol ne tel i kam tregu qe jam tuj e provu me e lan ai ska besu e kur ka ardhe ne banese pas 3 dite u habit kjo ka qene nje enderr per te edhe i kemi dy data afer njera qe e kam lane duhanin e tjetra pervjetori i marteses e burri i jem mka ble dhurate ate date qe e kam lane duhanin e jo daten e pervjetorit te marteses zgjidhja ma e mire ne jeten tende eshte me e lan krejt se send prej tij nuk ka shume shume shume e lumtur jam tash qe e kam lan te pershendes shume klm :)
Dije * (12 vite më parë)
Pershendetje e nderuar! Une jam e nje mendimi tjeter me koleget! Cdo bur ka nga nje pike te dobet psh buri jot e ka zigaren pike te dobet dhe ndoshta nuk toleron me e pi! Nese ti tash i tregon qe kaq kohe ti ke pi tines zigare ateher ai do te humb besimin dhe do medoj se shum gjera ke mund tbejsh tinza dhe kjo mund tjet edhe arsye per ndarje! Nuk them per tet shti frik po ka ngjar e njejta histori tek njera kusherink e imja! Ti nese do ta pish thuj si me shaka se po kam qef me pi shtija neper mend. Po nese stoleron e nderuar nuk prishen 15 vjet martes per 3 zigare ne dite! Te uroj te gjesh zgjidhje jo te gabuar
(12 vite më parë)
sbesoj se per kete gje kaq te thjeshte mundet me prish familjen dikush, duhani eshte i demshem, por din me qene shume ves i keq per shume njerez te cilet e konsiderojne si dicka te domosdoshme...3-4 cigare ne dite nuk jan asgje, edhe nese e kupton sbesoj se do vepronte dicka keq...edhe ne martese duhen kompromise, kshtu qe ski arsye mu bo merak...jo gjithmone duhet 100% me iu pershtat partnerit ose burrit, duhet me te pranu edhe dicka qe nuk i pelqen atij ose asaj
Floa Gra (12 vite më parë)
Se kuptoj sesi mund ta besh kete pyetje,,njerezit per dashurine bejn sakrifica shume here me te medha se lenia e duhanit,,dashuria eshte me e madhe se cdo ves tjeter,per mendimin tim qe kur te ka then ashtu duhet ta lije.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?