Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Diçka e dhimbshme,e huazuar lexojeni
Çka domethanë me qenë nuse?!
Çka domethanë me qenë nuse?!
Me qenë nuse, domethanë me qenë anëtare e rendit të dytë në shtëpi. Me qenë nuse, domethanë mos me pas të drejtë me dhanë mendim për çështjet e shpisë, edhe pse ti mundesh me qenë ma e mençur se krejt të tjerët bashkë. Me qenë nuse, domethanë me i ba 100 punë të mira, për me t’u llogarit nji. E për nji gabim me t’u harru 100 të mira. Me qenë nuse, domethanë me ba çka të thuhet, përndryshe nuk je e mirë. Nusja e mirë vesh çka t’i thuhet, shkon ku t’i thuhet, jeton qysh t’i thuhet. Nusja e mirë është e buzëqeshur gjithë kohën, edhe kur e ka shpirtin e vrarë. Sepse, me qenë nuse domethanë m’i varros në heshtje krejt fjalët që të vërshojnë prej brenda. Me vujt pa e ditë kërkush. Me u gëzu në heshtje. Me qajt në heshtje.
Me qenë nuse domethanë mos me guxu me u ul shlirë në dhomën e ditës. Mos me guxu me marrë libër në dorë, se kur të shohin me libër, menjiherë lind nevoja për me fshi najsend. Se ty ma t’ka kalu koha e msimit. “Eeeh, ke lexu kur ke lexu. S’ka ma.”
Me qenë nuse domethanë me dal me i prit mysafirët, qoftë edhe duke u zvarrit, se nuk ka rëndësi nëse ti je e smurë. Këtë të drejtë munden me e pas anëtarët e tjerë të shpisë, ama ti jo. Ti saherë duhesh me qenë e gatshme me prit mysafirë. Edhe, mos me guxu me hangër bukë para se me hangër mysafirët. Edhe kur je në muajin e dytë shtatzënë. Edhe kur të mirren mendët prej urisë. Domethanë mos me u korit.
Me qenë nuse domethanë me u ba kijameti nëse një gotë e ke servu me një pikë pa fshi mirë n’ta. Ose nëse gjellës i ke hedh pak ma shumë krip. Kjo nuk është punë e madhe nëse e ban dikush tjetër, ama nëse e ban ti, është fundi i botës. Nëse ti e then një gotë, mozomakeq, u fik shpija! Tjerët kur ta thejnë, ti i ke fajet se e ke lan në vend të keq.
Me qenë nuse domethanë krejt fajet e botës me qenë tuat. Kur të rrëzohet fëmija, kur të harrohet frigoriferi çelë, kur dikush i gjun çorapet nëpër sallon, kur ka naj fije pe në tokë, kur ka naj grimcë buke mbi tavolinë. Për krejt këto fajtore je ti. Mos u çudit, nëse kur të bahet kijameti të thonë se fajin e ke ti.
Me qenë nuse, domethanë krejt shpia me e marrë vesh kur ti shkon diku. Edhe me u desht me ju tregu edhe sa hapa ke me i ba deri atje, edhe me GPS dhe jua tregu pikën e sakt ku ke me shku, edhe me orë atomike me jua kallxu kohën e saktë kur ke me u kthy.
Me qenë nuse domethanë spjegimet e tua mos me i dëgju kërkush. Me të vet për diçka, edhe me u përgjigj vet çashtu qysh kanë qejf me mendu se ka ndodh, a ti pse fol tu u sqaru, nuk të ngon kërkush.
Me qenë nuse domethanë ti me ik në dhomë me qajt, ata me thanë se veç në dhomën tande po rri. Domethanë ti me e rregullu krejt shpinë edhe me u shtri në dhomën tënde me pushu se në dhomën e ditës nuk guxon me u shtri, ata me thanë se menjiherë në dhomë po ik. Me qenë nuse domethanë kur të merr malli me lexu, me u mbyll në dhomën tënde, se me të pa me libër ta nxjerrin për hunde.

Me qenë nuse, domethanë ata me shpif për ty para mysafirëve, e ti me hesht. Domethanë me ardh në dhomë me ta marrë fëmijën prej dore. Me qenë nuse e mirë, ti nuk reagon as ndaj kësaj.
Me qenë nuse domethanë me të thanë që nuk ke vlerë nëse nuk lyhesh e ngjyhesh për çdo ditë, e në atë gjendje me la, me pastru, me fshi, me drejtu. Domethanë me të nënçmu nëse ti nuk di me u shminku. Me qesh me ty pse nuk di me u shminku, me të pa si të paaftë, si inferiore. Domethanë me i përbuzë sendet që ti i do. Me t’thanë hiqmi këto libra, e keni mbush dhomën krejt libra, sikur me pas fut në shpi naj virus vdekjeprurës. Domethanë me të nënçmu para mysafirëve pse ti nuk po gatun ëmbëlsira për çdo ditë, pse në ndejen me 40 gra, ku secila është ma e pispillosun se tjetra, ftyra jote nuk mundet me e mbajt 3.5 kg pudër, pse ti nuk organizon zijafete me kifle me i dëshmu aftësitë para Komisionit të Haxhuzeve. E kjo domethanë se diçka nuk është në rregull me ty. Ti nuk je qysh duhet.
Mos t’harroj. Si nuse, ti duhesh patjetër me qenë e bukur. Nëse nuk je, ke me e pas shumë të vështirë në dasma e ndeja të grave, ku secila e merr nusen e vet për reklamë. Nëse nuk je e bukur, vjehrra ka me të pa me përçmim, se nuk ka me çka me u mburrë para grave tjera.
Me qenë nuse, ti mos me ditë me u kujdesë për fëmijën tënd. Për çdo virus që ai e kap, ti ia ke pru me tepsi virusin te hunda. Ti e ke lanë me u ftoh natën. Ti nuk ke ditë me ushqy. Domethanë me i thy rregullat që ti ia vendos fëmijët tënd. Me i dhanë ushqime që ti nuk do, me e leju me lujt me telefon edhe pse ti ia ke ndalu. Me shumë gjasa, me qenë nuse domethanë me pas rrezik me tu ndal qumështi i gjirit prej presionit se nuk ke qumësht, se tu ka prish qumështi, se fëmija nuk po bahet rehat.
Mbi të gjitha, me qenë nuse domethanë me qenë e kalume, dhe fatkeqësisht edhe e tashme. Kurrë mos qoftë e ardhme! ????
Rina . (8 vite më parë)
* A & D * (8 vite më parë)
Per fat te mire askund ne kto rreshta se gjeta veten,mendoj kto gjera kan ndodh ne kohen e gjysheve dhe nenave tona e jo tani,
Engela Egi (8 vite më parë)
Shum fjale me vend ka shum njerez te till ne shqiperi qe nusja eshte sherbetore, po jazek i qofte atyre familje qe e cilsojn nje femer qe ka len gjen me te shtrejt familjen per te ardhur te to , kam degjuar shum vjerra qe thone nusja asnjehere nuk te behet si vajza jote , dhe gjithmon i jam kthyer po mir moj zonje e nderuar nese vajza jote neser do ta mernin neper kembe cfar do beje ti apo te e jotja te djek po e huaja he se mban , skan fol fare . po ka shum vjerra qe jan per te ja numuruar ne lule te ballit , po ka dhe ca qe jan pak me njerzore , kurre mos i povofshim keto vuajtje moj motra , se ne per fshatra te thella egzistojn akoma dhe sinqerisht me vjen shum keq
(8 vite më parë)
Suela egziston edhe mir bile falenderoj zotit qe nuk i ki perjetu shum shkrim i vertet zoti mos e humbt kurr drejtesin shyqyr zotit ka ndryshu pak koha shpresoj qe do zhduket ky mentalitet i dobt qe veq te na egziston edhe kta e kem mar nga turqit e arabt edhe ata ishin qeshtu njejt
Jehona Elshani (8 vite më parë)
Amin ya rabim kurr mos qoft e ardhme
(8 vite më parë)
Shkurt muhabeti ma mir ha vetem buk that e pi uj cezme e merr nje shpi me qera dhe jeto vetem me burrin tend. Zot falimderit qe na ka mundesu mos me jetu me asnje tjeter vec burrit e femijeve! Ama se besoj se akoma sot e ksaj dite egzistojne keto lloj gjerash me duket shume gje injorante dhe e prapambetur
Boa Shq (8 vite më parë)
Nuk e kuptoj pae nje femer qe e din cka eshte ajo vujtje pse ben qe ta perjetoje edhe tjeter kush si ajo..un neser kur te behem vjeherr do mundohem qe reja ike te mos i kaloj kto qe po kaloj un..kam ven re tek shum vjehrra sot duke ja fillu tek e imja qe jan xheloze per kohen qe na ka ardh sepae i imja thot sje me e mir ti se un qe un kam ber kshu kshu kam duru kshu kshu e ashtu ashtu..
Ermira E (8 vite më parë)
Ahh rina naj shpalose plaget. Qe vertet dikun bile patjeter e shohim vete. Po si perfundim i gjithe kesaj ki me kan ma e keqja. E tjetra qe fol ban qysh don thoj ajo caric brravo i koft. Po po duhet me duru ishalla sa ma shpejt jetojm me burr ashtu si duhet.
Vlora . (8 vite më parë)
Fatmirsisht asnje nga kto si kom perjetu...Por tash kan ndryshu shum koha edhe nuset ne shumicen e rasteve nuk i kan me kto probleme..Ndoshta diku ende ndodh por jo shum siq kan jetu nenat tona ...
Ttoole1 ... (8 vite më parë)
Ahhh kto nusee zoti i shperbleft per sakrificat e tyre :((((
Letta . (8 vite më parë)
Rina shum e vertet secila nga nee see paku njeren nga keto e kemi perjetu,kush me shum e kush me pak,fatkeqsisht.
Boa Shq (8 vite më parë)
Me ken nuse don me than se kurr ma jeten rehat sta len sa do e mir te jesh gjithmon kan me ta cit kaj bisht per me dal e keqe..me ken nuse e urt don me than qe tan i ke mbi shpin e gjithsecili mundohet me lujt me ty..o zot cfar shkrimi ne shum fjal e gjeta veten edhe pse se paskam dit deri ne kut pik por kur i lexon ato cka ka kalu dikush ater e kupton se qenke shum e njejte me ta.. o zot a thu kur e ndrron deren qe del prej te nana e baba jot gjithmon kshu ka me ken me vujtje e percmime?? Sa ma e mir te jesh aq ma shum vun o nena ket e kam pa te vetja ime dhe nga pak do filloj te ndrroj stil edhe un se sdu me vujt deri sa te vdes..
(8 vite më parë)
Zot runa,gjunah ato tcilat hjekin qishtu..
Ema Lutfiu (8 vite më parë)
Me qen nuse dmth kurr nuk llogaritesh si e shpise edhe pse gjanat kan ndryshu e po duket se nuk jemi ma si perprara po prape se prape fell fell dikun para antarve tjer ne jemi vec sherbetore dhe te huaja . Per kete arsye preferoj secili cift me jetu ne vete e femra njejt si mashkulli me gezu jeten e re bashkeshortore dhe sidomos me pas koken e qet kur te filloje me eduku femije sepse femija kerkon shume qetsi, durim e perkushtim e qe fatkeqesisht shumica prej neve kto i shterrim me njerezit e burrit ende pa ardhe femija ne jete ose pergjate rritjes se femijes per ate edhe nuk jan prodhu gjenerata mjafte kualitative deri me sot. Zoti na dhashte durim e e guxim me i ndryshu gjerat per te mire
Anik. A (8 vite më parë)
Rina teper shkrim i mir qenka , por edhe shumë i dhimbshëm .. fatkeqsisht ngjarje te tilla kan perjetu shum e shum femra ne te kaluaren , por edhe sot ne ket shekull qe po jetojm femra shqiptare nenqmohet e perbuzet duke fillu nga burri e pastaj nga rrethi familjar.. shpresoj qe keto rregulla primitive te zhduken e femra te mund ta shijoj jeten ashtu siq e meriton e jo sikur nje robëresh/shërbtore para familjes se burrit ..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?