javë pas jave
Pershendetje Rina
Ju duhet qe femijen tuaj ta veshni gjate nates me pigjame te sigurta dhe te rehatshme te cilat e ndihmojne ate te mbaje nje temperature te mire te trupit. Veshjet e gjumit duhet te jene te buta dhe nga pelhura natyrore sic eshte pambuku (material i cili nuk djersit). Shmangni shiritat, lidhjet dhe gjerat tjera dekorative sepse mund ta pengojne femijen te beje gjume te rehatshem si dhe paraqesin rrezik.
Faktore tjeter eshte temperatura e dhomes e cila nuk duhet te jete e nxehte. Mbinxehja është nje faktor rreziku per femijet. Filloni duke mbajtur ne dhome nje temperature qe eshte e rehatshme dhe jo e nxehte, ajo duhet te jete rreth 24 grade.
Mos e mbuloni me batanije te medha dhe te renda. Gjate motit te ngrohte femija juaj mund te fle pa shtresa shtese. Vetem mbani ate larg nga fryrja direkte e ajrit te kondicionuar dhe dritareve.
Gjithe te mirat.


Ju lutem me ndihmoni, kam vajzen 11 muajshe dhe sa here ne darke dhe kur pi me djersit, madje me eshte ftohur 2 here nga djersa, me thoni sa rroba ti vesh kur fle? Une e vesh me 1 badi dhe nje bluze te holle, dhe e mbuloj me jorgan. E mirepres nje pergjigje tuajen, theksoj se sa here djersit e ze kolla. Ju flm.