Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

E folura e fëmijës tim

Pershendetje doktoreshe. Une kam nje vajze qe ne daten 15 ben 18 muajshe. Doja nje pergjigje nga ju ne lidhje me te foluren. Vajza ime i kupton te gjitha cfare i them (madje kam disa dite qe i bej pyetje te ndryshme dhe ajo me kthen pergjigje me fjale shume te qarta dhe te pastra) une i kam folur goces qe kur ishte bebe dhe ja kam treguar me gishtin e saj ose timin cdo gje ne shtepi, jashte, rrobat, ushqimet, lodrat dhe ajo i njeh te gjitha me emra. Shqetsimi im eshte se mos po e ngarkoj shume. Pergjithsisht ajo meson rreth 2 ose 3 fjale dhe objekte ne dite. Si mendon mos jane shume per moshen e saj? Do ta vleresoja shume nje pergjigje nga ju. Me respekt.

Juliana Shukulli (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Julia

Ju beni shume mire qe i mesoni femijes tuaj fjale dhe emertime objektesh, ne kete menyre pasurohet fjalori i saj. Tani eshte periudha e saj e rritjes se jashtezakonshme. Shqetesuese do te ishte po mos ishte femija i interesuar. Ju vazhdoni te lexoni per femijen tuaj, eshte menyra me e mire per te rritur aftesite e tij te te folurit. Librat ndihmojne femiun per te pasuruar fjalorin e tij, te kuptoje gramatiken, dhe per te lidhur kuptimet me fotografite.

Gjithe te mirat.

Besarta111 (14 vite më parë)
Pershendetje e nderuar doktoreshe!!! Te njejtin hall e kam edhe une, e kam djalin 2 vjet e dy muaj jam shume e merzitur nuk po me fol as nje fjale veq fol nje gjuhe qe nuk e kuptoj fare hiq as nje fjale nuk e thote te kfjellt jam shume shume e merzitur sdi as vet se per se nuk po fol jam mundu shume me i fol prej qe ka lind po nuk e di pse???? Keshtu kupton krejte senet kur ti thom eja te hajme buke, eja te dalim jashte etj... krejte kupton veq nuk po me fol kfjellt fol ne ate gjuhen e vet qe se kuptoj hiq.. Cka me kishe sygjeru ti doktoreshe? ndoshta e zgjata pak por e kam nga merzija po mundohem te shprehi ketu mbetesh e pershendetur!!!!
Juliana (14 vite më parë)
Shume flm doktoreshe, edhe juve ju uroj gjithe te mirat.

/komuniteti