Lotimi i syrit
Greta Senka
(14 vite më parë)
Përshëndetje Greta,
Rrugëtimi i zakonshëm i lotit është nga gjëndrra e lotit ku prodhohet përmes lagështimit të syrit drejt kanalit të lotit dhe derdhjes në hapësirën e hundës. Bllokimi i kanalit të lotit është shkaktari më i shpeshtë i lotimit të syrit.
Kjo ndodh deri në 5% të të porsalindurve. Për fat të mirë në 50-60% të rasteve hapja e këtij kanali bëhet vetvetiu deri në moshën 6 muajshe. Nëse kjo nuk ndodh atëherë konsultohet mjeku i syve-oftalmologu.
Në kushte shtëpiake rekomandohet pastrimi i syrit nga jashtë-brenda vetëm me ujë të vakët dhe masazha e kanalit të lotit, anash rrënjës së hundës, disa herë në ditë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr.! Kam nje djale 2 muajsh po qe diten qe ka lindur i loton syri i djathte. Pediatri me tha qe nese nuk i ndalon deri ne 6 muajsh do bejme nje nderhyrje. Dua te di se si behet ajo nderhyre (ndjen gje bebi)? Gjithe te mirat.