javë pas jave
E nderuara Liridonë,
Foshnjet që ushqehen me qumësht formulë ,për dallim nga ato që ushqehen me qumësht gjiri, e kanë jashtëqitjen më të dendur (më të trashë),dhe jo rrallë kanë vështirësi të kësaj natyre.Nëse një foshnje nuk ka pasur jashtëqitje për 3-5 (sipas disave edhe 7) ditë me rradhë,ndërkohë nuk është e shqetësuar dhe liron gazra me rregull,atëherë nuk ka vend për t'u shqetësuar.Tek kapsllëku i kësaj moshe ,para së gjithash duhet hulumtuar shkakun dhe vërtetuar se me zorrët çdo gjë është në rregull (kirurgu pediatrik). Nuk preferohen improvizime në pregaditjen e qumështit formulë në kuptim të hollimit apo dendësimit të tij.Ekzistojnë në treg qumështe formulë me përmbajtje të prebiotikeve dhe probiotikëve të cilat shoqërohen me më pak vështirësi në jashtëqitje.Ngacmimi i shpeshtë i zorrës së trashë mund të rezultojë me lëndimin e saj dhe shkaktimin e varshmërisë nga kjo procedurë.Shtimi i vajit të ullirit në sasi prej 0,5 mililitra në çdo shishe me qumësht e rrit përmbajtjen e tij kalorike ndërsa përfitimet në rregullimin e jashtëqitjes janë individuale.Megjithate , në barnatore mund të gjeni edhe preparate speciale për rregullimin e jashtëqitjes, në formë pluhuri, të cilat i shtohen qumështit formulë,në sasi përkatëse .Për llojin e tyre dhe mënyrën e përdorimit duhet të diskutoni me pediatrin apo farmacistin tuaj.
Shëndet të mirë!


Pershendetje, jam nene, kam nje femije, sot 1 muaj qe nga dita e pare refuzonte te merr gjinin dhe nuk pata tjeter zgjidhje fillova me formule Aptamil, gjithcka ne rregull me peshen e bebit mirepo gati dy javet e fundit nuk dilte jashte, fillova tja holloj formulen nuk pat efekt dhe tash i vnoj poshte pak vaj ulliri me shprice. A veproj drejt apo ndoshta nuk duhet bere disa me keshillojne qe tja jap 1 luge vaj ulliri qe ta pije?