Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi për 8 muaj

Vajza ime 8 muaj peshon 10 kg, e ushqej me qumesht gjiri, peme, perime te ndryshme, oriz, pire me qumesht tetrapak, a eshte kjo mire a po shkakton ndonje problem tek femija? Nganjehere i jap edhe cka pregatisim ne pite gjellna etj?

Lirie Hyseni (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Lirie

Ushqimi për foshnjen 8 muajshe duhet të përmbajë qumësht gjiri, djath të butë të pasterizuar, jogurt, drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera), qullra pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla), ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit), sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza), lëng molle apo dardhe.

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti