javë pas jave
E nderuara Sarandë,
Nëse foshnja juaj ushqehet vetëm me gji dhe ka filluar ta refuzojë ate, para së gjithash duhet të mendoni nëse ju keni kontribuar pa dashje në aromën e qumështit të gjirit përmes përdorimit të ndonjë preparati mjekësor ose kozmetik për lyerjen e gjirit,apo ndoshta keni konsumuar ushqime të cilat ndikojnë në shijen e qumështit të gjirit dhe të cilat në mënyrë indirekte kontribojnë në shkaktimin e gazrave gjegjësisht ekcitimin e foshnjes (fasule,lakër,brokoli,kafe,qumesht lope,etj...).
Nëse nuk qëndron asnjëra nga këto,dyshimet për dhembje veshi duhet verifikuar me pediatrin.Dhembjet e veshit tek foshnjet ,nëse vertetohen,para së gjithash asocojnë në infeksion të veshit të cilin duhet mjekuar me antibiotik përkatës dhe qetësues për dhembje (Paracetamol). Qetësuesit lokal të dhembjes në formë të pikave të ndryshme për vesh ,në këtë moshë,nuk preferohen.
Shëndet të mirë!


I nderuari mjek, e kam vajzen 2 muajshe, ma refuzon gjirin vetem duhet me habit ne kembe duke e luhatur me ja jep, e pak e pin e kam pas te mjeku e ja ka dhene pikat per ngerce ne bark Espumisan-l po mu po me duket qe po i dhembin veshet, a ban mi perdore disa pika per vesh per me ja qetesu dhimbjen e kruarjen qe e ka ne vesh, a kish bo mi perdor otol-h dhe sa pika?