Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gripi tek të porsalindurit

Pershendetje dr. Kam tre dite qe jam me kolle dhe hunde te zena... vajzen e kam 3 javeshe, dje dhe sot ne mengjes i ka pas hundet e bllokuara, kollitet dhe teshtin shume shpesh... une jam munduar ti rri larg po duke qene se jam vetem dhe me duhet te kem kontakt pasi me duhet ta ushqej e ta nderroj... mendoni se gripin ja kam ngjitur une? Cfare duhet te bej se nqs do kete te njejtin grip si une do jete e tmerrshme sepse kolla qe kam ma merr frymen dhe ajo nuk do jete ne gjendje ta menaxhoj!

Riola ... (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Riola

Ajo që duhet të bëni është vendosja e një maske para gojës dhe hundës për sa kohë qëndroni me të, pasi gripi ngjitet me sperkla. Një enë me ujë mbi nxemëse ndihmon që të mos thahet ajri dhe bën më të lehtë frymëmarrjen te fëmiu dhe vazhdoni të përdorni ujë fiziologjik për foshnja. Jepini sa më shumë të pijë qumësht, sepse kjo ndihmon që të zbutë dhembjen e fytit, të qetësojë kollën, dhe bën më të lehtë pastrimin e mukozës nga hunda. Shumë inkurajuese gjatë gjithë kësaj kohe do të jetë nëse foshnja juaj pi mirë dhe nuk ka temperaturë të ngritur.

Nëse edhe përkundër terapisë së këtillë disa ditore kollitja nuk qetësohet ose përkeqësohet atëherë foshnja juaj duhet të rivlerësohet edhe njëherë nga pediatri.

Gjithë të mirat.

/komuniteti