javë pas jave
E nderuara Gerta,
Karakteri,para së gjithash, edukativ-informativ-këshillues dhe jo diagnostikues e mjekues i këtij portali nuk na lejon që të ordinojmë terapi të çfarëdolloji vetëm me kërkesën e prindit.Një gjë e tillë nuk është as etike dhe më së paku është profesioniste.Poashtu kjo ka të bëjë edhe me prevenimin e marketingut të barërave apo preparateve të ndryshme për përkujdesjen apo shërimin e fëmijëve.Për rekomandimin e një terapie,para së gjithash nga profesionisti kërkohet ekzaminimi fizikal (vizita mjekësore),konstatimi i gjendjes (diagnostikimi),verifikimi i moshës dhe peshës së fëmiut,hetimi përreth alergjive të mundëshme në barëra dhe ushqime,përshkrimi i barit,diskutimi për mënyrën e dhënies,kohëzgjatjen,efektet e pritura,vizitën kontrolluese,etj,etj,etj,...
Përgjigja,më e qëlluar për karakterin këshillues të portalit tonë,në pyetjen tënde është se ekzistojnë preparate bimore dhe farmaceutike për kollitje me sekret për fëmiun tënd.Për llojin e tyre duhet të vendos pediatri juaj pas konstatimit të gjendjes reale!
Ju falemnderit për mirëkuptim.
Gjithë të mirat!


Femiu im eshte 10 muajsh. E kam kontrolluar te pediatri, nuk ka ftohje as ne mushkeri as ne kanalet e frymemarrjes. Kollen e ka me sekret dhe shpeshhere nga kolla edhe vjelle. Edhe hundet nganjeret i zinen. Kam perdoruar caj mullage, daleron sirup, sol per hundet, inhalator, amoksikllav antbiotik, mirepo permiresimi eshte shume i ngadalshem. U bene 10 dite qe femiu im eshte ne nje gjendje te tille. Oreksi i ka humbur nuk po han hiq vetem pi qumesht. Ju lutem me tregoni se cfare te perdori? A egziston ndonje sirup apo dicka rreth kesaj kolle?