Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Me çfarë duhet të ushqehem?

Pershendetje, une kam nje bebe 3 javeshe. Dua te di me cfare duhet te ushqehem ne menyre qe bebi te kete sa me pak dhimbje barku dhe gazra?

Ergi Syziu (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Ergi

Ju duhet të hani ushqim të shumëllojshëm, të pasur me proteina, të hani shumë pemë dhe perime, dhe ti shmangeni ushqimit i cili nuk ka vlera ushqimore. Në ushqim duhet futur të gjitha llojet e ushqimit, me sasi të mjaftueshme të ushqimit të pasur me proteina, pemë dhe perime. Mundohuni të hani ushqim të shëndetshëm: bukën e bardhë zëvendësoni me të zezën, grickat zëvendësoni me pemë, ushqimin e yndyrshëm zvogëloni apo largojeni, por për këtë hani sa më shumë perime dhe ushqim me strukture fijore.

Në vend të lëngjeve të gazuara dhe artificiale, pini ujë, limonadë të ëmbëlsuar me mjaltë dhe lëngje të freskëta natyrale.

Largoni ushqimin i cili bën gazra (bizelja, pasuli, lakra), zvogëloni konsumimin e kafesë, çokolatës, piperit, specave pikantë dhe mëlmesave të tjera të forta sepse foshnja mund të ketë ngërçe nga këto gjëra ushqimore.

Ju uroj çdo të mirë.

Nora Kryeziu (14 vite më parë)
Sa kohe nuk duhet me i hanger keto ushqime qe i permende me siper? Beba ime i ka tre muaj dhe qane shume.

/komuniteti