Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth fëmijës

Pershendetje doktoreshe, vajza ime ka 8 muaj por ende nuk rrotullohet, nuk ecen zhag, rrin ulur, me se shumti peshon 10 kg.

Lirie Hyseni (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Lirie

Në komunitetin bebaime e keni aplikacionin "Grafiku i zhvillimit të fëmijës", i cili paraqet rritjen e fëmijës tuaj në raport me moshën, duke e llogaritur që nga pesha e lindjes, sepse kjo tek çdo fëmijë është individuale. Ju lus ta përdorni atë në mënyrë që të keni pasqyrë sa më të saktë mbi zhvillimin e fëmijës tuaj.

Rreth moshës 6-7 muajshe vajza juaj do të duhej të rrijë ulur, ndërsa zvarritja fillon nga mosha 6 gjer në 10 muaj. Meqë vajza juaj rrin ulur, për zvarritjen ende ka kohë, mendoj që nuk ka vend për tu brengosur. Diku rreth muajit të 9 apo të 10, ajpo do të kuptojë se shtytja me gjunjë i jep forcën e vërtetë e cila i nevojitet për ta vënë në lëvizje.

Gjithë të mirat.

/komuniteti