Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A ka probleme me eshtrat?

Djali im ka nje vjeç por i kane dalur vetem 3 dhembe dhe akoma nuk ecen. Per nga natyra eshte shume i levzshem dhe shume i gjalle dhe konsumon ushqime te llojllojshme pervec embelsirave. Ju faleminderoj paraprakisht.

Rezarta Abazi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Rezarta

Mendoj që ju nuk duhet të shqetësoheni. Dalja e dhëmbëve vazhdon ende. Dhëmbët e fundit që dalin (dhëmbët e dytë përtypës, të cilët gjenden në pjesën e prapme të gojës si poshtë ashtu edhe lartë) dalin rreth ditëlindjes së 2të së foshnjës suaj. Deri në moshën 3 vjeç foshnja juaj dyhet ti ketë komplet 20 dhëmbët e tij të foshnjërisë, të cilët nuk do ti bijnë gjer në moshën 6 vjeç kur do t’ia fillojnë ti dalin dhëmbët e tij të përhershëm.

Sa i përket ecjes, shumica e foshnjave i bëjnë hapat e tyre të parë diku rreth moshës 9 dhe 12 muajshe dhe ecin në mënyrë stabile rreth moshës 14 dhe 15 muajshe. Por mos u merakosni në rast se foshnja juaj vonohet me ecjen në këmbët e veta. Numër i madh i foshnjeve plotësisht normale fillojnë të ecën diku rreth moshës 16 deri 17 muajshe.

Më vjen mirë që fëmija juaj është i lëvizshëm dhe që nuk ka probleme me ushqimin, ëmbëlsirat bën shumë mirë që i shmang.

Ju uroj gjithë të mirat.

/komuniteti