Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha e bebit

Pershendetje doktoreshe. Vajza ime ka lind 3.70 edhe nje jave i bon 3 muaj pesha e saj eshte 5.100. Ju lutem me tregoni a eshte pesha normale a me fillu me qumesht shtese, flm shume pres pergjigjen tuaj.

Andeta Haliti (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Andeta

Duke marrë parasysh humbjen gjatë ditëve të para të jetës, shtesa në peshë gjatë gjithë muajit të parë është prej rreth 600 gram. Nga muaji i parë deri në të dytin foshnja shton 800-900 gram. Pas muajit të dytë shtesat mujore pakësohen lehtësisht. Kështu një fëmijë normal nga muaji i 5-të dhe i 6-të shton rreth 500 gram në muaj, kurse nga muaji i 10-të dhe i 12-të shton rreth 300 gram në muaj. Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Prindërit gjithashtu duhet të dinë se një fëmijë që lind nën peshën normale e shton më shpejt peshën, ndërsa fëmija që lind me peshë të madhe, zakonisht e shton më ngadalë.

Për të parë kohë pas kohe parametrat e fëmijës tuaj, ju lutem përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti