Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Urinimi tek femijet

I nderuar pediater, kam djalin edhe 2 muaj i bon 4 vjet, edhe eshte me pampers ka shume frike te urinoj ne wc kemi provuar menyra te ndryshme per ta mesuar mirepo ka frike ta leshoj nevojen.... ka pas raste ja kam hjek pampersin nuk ka urinu deri ne 12 ore ne wc e kam dergu shume here mirepo pa sukses e kur ja kam vnu pampersin e bon pa problem i ak qe 1 vit qe tentoj mirepo e kot. te lutem me keshillo cka te bej. faleminderit

Ferizaj (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Është shumë kompleks dhe origjinal problemi me të cilin ju dhe djali juaj jeni duke u ballafaquar. Shpjegimet dhe udhëzimet përmes e-mailit sado kompetente dhe të qëlluara që të jenë, megjithate do të jenë jo të plota pa një përpunim multidiciplinar të problemit të djalit tuaj.

Njerëzit të cilët duhet t'i kontaktoni (edhe sërish nëse ka nevojë) janë Pediatër Nefrologu (Urologu), Neurologu dhe psikologu i fëmijëve.

Në ndërkohë hetoni deri në detaje për kohën-momentin kur ka lindur frika e djalit tuaj për urinim në banjo, a ekziston ky reaksion i tij vetëm në banjon tuaj apo edhe në të tjerat, a do të kishte urinuar djali juaj lirshëm në natyrë...

/komuniteti