Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Zbutësi i teshave për bebet

A eshte i demshem zbutesi i teshave per bebet?

Fatbardha Dervis (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Fatbardha

Përveç nëse bebi juaj ka alergji ose lëkurë shumë të ndjeshme, kjo nuk duhet të jetë një problem për të, pa marrë parasysh se sa muajsh është bebi juaj. Nëse e përdorni atëherë sigurohuni që të jetë posaçërisht për bebe. Para përdorimit lajini vetëm një-dy rroba, për të parë se mos shkakton ndonjë reaksion apo irritim në lëkurën e bebit, nëse jo, mund të vazhdoni ta përdorni, por nëse i shkakton ndonjë reaksion atëherë shmangni përdorimin e tij së paku gjer në moshën 1 vjeç.

Ju uroj gjithë të mirat.

/komuniteti