javë pas jave
Përshëndetje Bledar
Më vjen mirë që foshnja juaj ka filluar të bëhet më mirë, vetëm sigurohuni që të pijë sa më shumë qumësht, në mënyrë që të mos dehidrojë. Edhe mund ta ketë nga dhëmbët pasi tani ka moshën kur mund ti dalin dhëmbët e parë.
Në këtë moshë, foshnjen tuaj mund ta ushqeni me drithëra të lëngshme të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb...), pemë të shtypura apo të bluara (banane, dardha, pjeshka, lëng molle), perime të shtypura apo të bluara (avokado, karrota të ziera, kungulleshka, patate të ëmbla).
Sa i përket përdorimit të kripës dhe sheqerit në këtë moshë 7 gjer në 12 muaj foshnjes tuaj i mjafton vetëm 1 g kripë, ndërsa sheqeri nuk ka nevojë të përdoret fare gjer në moshën 12 muajshe. Pas moshës 1 vjeç lejohet sasia sheqerit prej 4 g.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje doktoreshe, kam djalim 7 muash e gjysem, me cfare duhet ta ushqej per nje rritje te shendetshme, dhembet nuk i kane dale akoma kam 10 dite qe e kam me diarre, e kam pas per vizite dhe me kane thene qe ndoshta e ka nga dhembet ose eshte viroze. Keto 2/3 dite sikur eshte me mire, kam edhe nje pyetje tjeter ne lidhje me sasine e kripes dhe te sheqerit ne ushqimin e bebit, mund te me tregoni me mase se sa mund ti hedh te lutem? Zoti te shperblefte per punen qe ben.