javë pas jave
Përshëndetje Vahide
Tek shumica e foshnjave dhëmbët e parë fillojnë të dalin rreth moshës 4 deri 7 muajsh. Madje ndonjë foshnje me zhvillim më të hovshëm mund ti fitojë majat e para të dhëmbëve qysh në moshën 3 muajsh. Shenjat që referon tregojnë se dalja e dhëmbit të parë është afër. Nëse ka shumë shqetësime mund ti fillosh tja lyesh mishin me xhel për qetësimin e mishrave, të cilat gjenden në farmaci të ndryshme.
Gjatë kohës kur dhëmbët e parë të fëmijës tuaj ende janë duke dalë, mund t’i pastroni me një copë të njomur me ujë ose me një copë gazë.
Pasi t’i kenë dalë dhëmbët e qumështit (rreth 18 muaj), mund të filloni të përdoni një furçë fëmijësh me fije të buta najloni. Përdorni ujë të thjeshtë, me butësi i fërkoni dhëmbët nga jashtë dhe brenda dy herë në ditë.
Rekomandohet që të prisni deri sa fëmija të jetë të paktën 2 vjeç para se të përdorni pastë dhëmbësh me fluor.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje doktoreshe, kam vajzen 4 muaj + 4 jave une po mendoj se ka filluar ti dal dhembi i pare duke u bazuar ne temen e publikuar ne kete http://www.bebaime.com/dhembet/dalja-e-dhembeve#36 ku thuhet se simptomet që e mundojnë fëmijën tuaj gjatë daljes së dhëmbëve janë këto: - Rrjedhja e jargëve (beba ime ka shume une i nderroje asaj 6-7 perparese ne dite) - Fryerja e mishit të dhëmbëve dhe ndjeshmëria e tyre - Irritimet dhe shqetësimi - Zakoni i të kafshuarit - Refuzimi i ushqimit (me refuzon gjirin dhe ka dite qe edhe zihet me te duke kafshuar me mish te dhembeve dhe kam dhimbje kur ajo e ben kete) - Problemet në të fjetur (duke qene ne gjumi fillon te qaj pa ndonje shkak) ne qoftese ka mundesi me tregoni pas ketyre simptomeve a do te shkoj edhe shume jave deri tek dalja e dhembit te saj dhe cfar duhet vepruar une pasi ti dale dhembi? Shpresoje mirekuptim nga ju nese e zgjata pyetjen.