Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vajza ime ka mbi 24 orë që fle!

Pershendetje doktoreshe. Vajza ime ka 3 dite qe ka lindur, nuk shpreh deshire te pije, vetem nje here ka pire nga gjoksi im, por per te mos e lene pa ushqim fillova ti jap qumesht farmacie, po edhe kur ia jap, ajo eshte e pergjumur, do vetem te fleje. Kembet e duart edhe pse ia mbeshtjell, ndonjehere i ka te ftohta. Vajza lindi me peshe 2900 gram dhe 49 cm e gjate. Mos duhet ta vizitoj? Faleminderit.

Evisa Evisa (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Evisa

Urime për lindjen e vajzës. Ju patjetër që duhet ta vizitoni se mos e ka nga verdhëza, sepse humbja e oreksit, përgjumësia, të gjitha këto janë arsye të forta për ta drejtuar fëmijën tek mjeku. Ai do të vlerësojë gjendjen dhe do të jap udhëzimet e duhura.

Gjithë të mirat.

/komuniteti