Të vjellurat e bebit
Arjana Krasniqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arjana
Vajza juaj mund të jetë jotolerante në laktozë, pamundësia e organizmit ta përpunojë sheqerin e qumështit (laktozën) apo alergjik në qumësht. Një numër shumë i vogël i foshnjave lindin me jotolerancë në laktozë dhe në këto raste, prindërit e vërejnë, që në ditët e para, të jetës së foshnjes. Ju këshilloj të konsultoheni me pediatrin e foshnjes tuaj në lidhje me shqetësimin, dhe të ndiqni më pas udhëzimet e tij.
Ju uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, e kam vajzen 3 muajsh po vjell shume edhe pasi qe mbaj me gogsu prape me vjell, ju lutem me tregoni se cka me duhet me ndermarre me bo analiza a me fillu me ushqim shtese se vec me gji e ushqej, ju lutem pres pergjigjen tuaj flm shume.