Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth periudhës pas vaksinimit

Djalit tim sapo i bera vaksinat qe ka ne muajin e dyte, pervec dhimbjeve te lehta do doja te dija cfare dhe si duhet te veproj nese djali im do kete temperature apo te qaje pa pushim? Gjysem ore pasi beri vaksinat i dhashe nje shurup paracetamol me masen e moshes tij... si duhet te veproj me tej nese ka sonte probleme? Faleminderit per pergjigjen.

Ida Arvensi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ida

Nëse fëmija juaj paraqet shenja të temperaturës duhet ti jepni përsëri paracetamol me masën e moshës së tij, dhe nëse vazhdon temperatura atë mund të ja jepni cdo 6 orë. Përveç paracetamolit për ti ulur temperaturën, zhvisheni fëmijën dhe i bëni një banjë të pjeshme (gjymtyrëve dhe ballit) me ujë të freskët. Por më me efekt është banja e plotë me ujë të vakët në govatë, duke shtuar gradualisht (në anë të govatës) ujë të ftohtë, që temperatura të jetë rreth 37°C. Ky proces të zgjatë 5-10 minuta, përpiquni që fëmija të mos marrë më shumë nxehtësi dhe të konsumojë sa më shumë qumësht, mbani të freskët dhomën ku ndodhet (21-22 gradë) dhe visheni me veshje të holla, të pambukta, zhvisheni sipër, mbajani të nxehta duart dhe këmbët. Tek foshnjat 0-3 muajshe duhet të kontaktoni menjëherë doktorin nëse nxehtësia e trupit ngrihet mbi normalen.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti