Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Lemza te foshnjet

Pershendetje. Vajza ime eshte 10 diteshe. Pasi ushqehet me gji, ne momentin qe e ve ne krevat te flere ate e ze lemza. Me pas e heq dhe i jap perseri te pije derisa ti pushoje. Pse e kap lemza kaq shpesh? E di qe lemza e ze kur ajo te thith ajer gjate te ushqyerit por si mund ta evitoj mosthithjen e ajrit? Faleminderit.

Ela Tela (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ela

Lemza është dukuri e shpeshtë tek foshnjet! Në shumicën më të madhe të rasteve kjo nuk është arsye për brengosje! Reqetat popullore për qetësimin e lemzës nuk preferohen!

Rekomandohet që kjo të bëhet me ushqimin e foshnjes në gji apo me qumështin të cilin e përdorni për ushqyerjen e bebit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti