Si ta kuptoj që gjiri mjafton për bebin tim?
Evisa Evisa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Evisa
Për të kuptuar më mirë se ai mjafton fëmijës tuaj qumështi i gjirit, shenjat paralajmëruese, sa shpesh dhe çfarë sasie duhet të pijë, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/gjidhenja/si-mund-ta-kuptoni-nese-foshnjes-suaj-i-mjafton-qumeshti-i-gjiut-
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Vajza ime eshte 1 javeshe dhe dua te te pyes ne lidhje me ushqyerjen e saj. Une kam gji dhe i jap sa here kerkon te pije, mirepo vajza edhe pse e pelqen, duket sikur e ka me pertese, dhe e ze gjumi. Tentoj shume here ta zgjoj dhe me duket se sasia qe merr nuk mjafton, prandaj i jap edhe here pas here ushqim farmacie, sepse ka shume uri. Nuk mund te them se kam shume gji, por nuk si t'ia bej qe ajo ta kape thithen time (sepse edhe kjo eshte siklet me vete, here e kap e here nuk e kap, pelqen me shume te pije nga njeri gji se ne tjetrin). Cfare me keshilloni, ju lutem ? Ju uroj nje dite te mbare.