Pikat AD
Selvina
(15 vite më parë)
Madhësia e fontanellës së madhe është vetëm njëri nga disa parametrat për vlerësimin e pjekurisë (fortësisë) së kockave. Foshnja juaj ka nevojë për suplementim vetëm me pika Vitamin D3, ndërkohë që numri i tyre përcaktohet edhe nga fortësia e kockave të pjesës së pasme të kokës, forma e kafazit të krahërorit, aftësia e foshnjes për të ndenjur ulur, djersitja, etj...Mbetet që në kontrollën e rradhës, me pediatrin t'i diskutoni të gjitha këto dhe varësisht nga vlerësimi i bërë të vendoset nëse ka nevojë për rritjen e numrit të pikave!
Pershendetje doktor - djali im ka 7 muaj dhe eshte duke perdorur pika D3 per shkak se fontanella e tij kur i kishte 6 muaj ishte ende 3 molleza gishti e hapur tani a duhet te vazhdohet ende me mase te njejte a po duhet te nderrohet me pika AD.
Ps. djali im ushqehet me gji gjithashtu nga 6 muaj kam filluar edhe me ushqim shtese. Ne pritje te pergjigjes suaj ju uroj pune te mbare.