Dhëmbët e bebit
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi
Përshëndetje Imelda
Dhëmbët fillojnë të dalin një nga një gjatë një periudhe prej disa muajsh, dhe shpesh por jo gjithnjë në këtë rend: Së pari dy dhëmbët poshtë në mes, pastaj dy dhëmbët lart në mes, pastaj ata anash dhe pastaj ata krejtësisht në fund. Dhëmbët e fundit që dalin (dhëmbët e dytë përtypës, të cilët gjenden në pjesën e prapme të gojës si poshtë ashtu edhe lartë) dalin rreth ditëlindjes së 2 – të së foshnjës suaj. Deri në moshën 3 vjeç foshnja juaj dyhet ti ketë komplet 20 dhëmbët e tij të foshnjërisë, të cilët nuk do ti bijnë gjer në moshën 6 vjeç kur do t’ia fillojnë ti dalin dhëmbët e tij të përhershëm.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktor. Djalit tim 7 muajsh e gjysem ka nje muaj qe i kane dale dy dhembet poshte. Mirepo ka gati 2 jave qe vec grindet, i shkojne hunde dhe fut ne goje me nerva cdo loder apo dhe duart tona per ti kafshuar. Me aq sa i kam pare misherat e dhembeve i ka te fryre si lartr dhe poshte. Desha tju pyes a ka mundesi qe ti dalin kaq shpejt edhe dhembet e tjere? Jam bere merak dhe e vizitova se mos kishte ftohje por ishte ne rregull.