Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Qumështi formula

Pershendetje doktoreshe, desha tju pyes ne lidhje me qumeshtin formula. Djali im eshte 7 muajsh e gjysem. Qe ne moshen 6 muajshe filloi te pije vetem dy here ne dite qumesht dhe pelqen me shume te ushqehet me pure perimesh, frutash dhe drithera. Kur nuk e pi te gjithe sasine prej 210 ml une ja bej me miell orizi dhe keshtu e ha. Djali me ka shtuar shume mire ne peshe gati 1 kg cdo muaj, mirepo nuk e di a eshte e demshme qe ai nuk e pi qumeshtin me shpesh? Ju faleminderit.

(14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Imelda

Per moshen qe ka pjesa me e madhe e dietes se femijes duhet te perbehet nga qumeshti por kjo nuk nenkupton marrjen e tij vetem si i tille. E rendesishme eshte qe ushqimet qe merr te kene permbajtje qumeshti, dhe thjesht qumesht mund te marre rreth 250 ml ne total. Duhet te keni parasysh qe formula qe keni zgjedhur te jete e pershtatshme per moshen e tij.

Nuk mundem te jem me specifike pasi nuk e kam te qarte nga sa me shkruani nese ky refuzim lidhet nga ndryshimi i llojit te qumeshtit apo thjesht i konfeksionit te tij (blerja e nje kutie te re qe nenkupton te kontrolloni ndoshta edhe skadencen e saj).

Gjithe te mirat.

/komuniteti