Rreth ushqimit të bebes 6 muajshe
Mirlinda Hashani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mirlinda
Ushqimi i fëmijës 6 muajsh duhet të përmbajë drithëra të pasura me hekur, siç është orizi, tërshëra, elbi si dhe pemë dhe perime; mollë, dardha, karrota, avokado, patate të ëmbla, kungull etj. Të gjitha këto të bluara dhe të përziera me qumësht derisa të fitohet masa në formë qulli. Për moshën e fëmiut tuaj ushqimi duhet të jetë përjetim i këndshëm e argëtim dhe jo dhunë e imponim. Jo rastësisht rekomandohet që fëmijët mundësisht të ushqehen në shoqërim të bashkë familjarëve ose edhe të bashkë moshatarëve duke respektuar dëshirën e tyre në përzgjedhjen e llojit të ushqimit dhe mënyrës së të ushqyerit.
Ju uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktor. Kam nje djale 6 muajsh deri me tani djali im ka qene i ushqyer vetem me qumesht te gjirit mirepo tash kam fillu me ca peme te pakten nje here ne dite. Mirepo me thene te drejten nuk eshte qe i don shume menzi 2 luge te gjelle te medhaja qe i perfundon. Desha te dije se si eshte me mire te veprohet ne ecurine e ushqimit per moshen 6 mujore? Ju faliminderit :)