Vajza ime ka 2 muaj e 1 javë
Jara Jakupi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fluska
Nëse vajzës tuaj nuk i mjafton qumështi i gjirit, atëherë mund të filloni edhe me ushqim shtesë, por gjithmonë ia ofroni pas ushqyerjes me qumësht gjiri. Në lidhje me llojet e prodhuesve mund të bëni zgjedhje nëpër farmaci të ndryshme sipas moshës së përshtatshme por gjithmonë në konsultim me pediatrin e vajzës tuaj. Ndërsa me drithërat mund të filloni pas muajit të 4.
Gjithë të mirat.
Vajza ime pi qumesht gjiri por nuk i del, a guxoj ti jap qumesht shtese dhe cfare? Dhe kur duhet filluar te ushqyerit me drithera apo gjera tjera?